ATV

Tag: Procesi i Berlinit

  • Sarrazin dhe Rohde takohen me Kurtin, flasin për Procesin e Berlinit dhe temat aktuale

    Sarrazin dhe Rohde takohen me Kurtin, flasin për Procesin e Berlinit dhe temat aktuale

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Këtë mëngjes ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman është folur për rrugën përpara sa i përket procesit të Berlinit dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.

    “Diskutim i mirë këtë mëngjes me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe kryeministrin Albin Kurti, për rrugën përpara në procesin e Berlinit si dhe çështje të tjera aktuale”, ka shkruar ambasadori Rohde, në platformën “X”.

  • Kancelari Scholz të hënën në Tiranë për Samitin e Berlinit, pritet të takohet me Kurtin

    Kancelari Scholz të hënën në Tiranë për Samitin e Berlinit, pritet të takohet me Kurtin

    Kancelari gjerman do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit dhe pritet të bëjë takime bilaterale edhe me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar para disa ditësh se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë samit.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një viizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin.

    Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në në një vend jashtë Bashkimit Evropian.

    Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte endeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

    Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin.

    Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming.

    Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.

    Ne konferencen e shtypit te samitit te Berlinit te vitit 2022: Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen. Ne konferencen e shtypit te samitit te Berlinit te vitit 2022: Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen.

    Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvishmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

    Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kjo nuk dihet ende, u tha në Berlin, shkruan DW.

    Diferenca mes Serbise dhe Kosoves

    Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë. Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë. Unë pres që “të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejt i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpëdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit”, tha kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Ministrja e Jashtme gjermane , Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.

    Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës.

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.

    Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DW se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin.

  • ​Delegacione të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë

    ​Delegacione të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë

    24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen sot (e premte) në Tiranë, në takimin e ministrave të Jashtëm.

    Ky takim i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

    Sipas njoftimit, takimi do të ketë dy sesione të mbyllura. Pas përfundimit të tyre, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri për Zgjerim i KE-së, Oliver Varhelyiu do të mbajnë konferencë për media.

    Tema të këtij takimi janë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçantë të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale; përfarimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin; zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian.

    Takimi do të ketë dy sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.