ATV

Tag: Pritje në kufi

  • Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar akuzon palën serbe në kontrollin kufitar për pritjet e gjata të qytetarëve në kufi

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar akuzon palën serbe në kontrollin kufitar për pritjet e gjata të qytetarëve në kufi

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka akuzuar palën serbe në kontrollin kufitar për pritjet e gjata të qytetarëve kosovarë në Merdar.

    Në këtë pikë kufitare qytetarët e Kosovës po presin me orë të tëra për të dalë nga Kosova.

    E gjithë kjo sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pasi pala serbe është duke punuar vetëm me dy zyrtarë policorë.

    “Ju njoftojmë se pritjet në dalje për në Serbi ne PKK Merdar janë deri në 7 orë dhe kolona 4 kilometra e gjatë. Kjo për neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar. Pala serbe është duke punuar vetëm me dy zyrtarë policorë, njëri po merret me një korsi të autobusëve ndërsa tjetri me katër korsi të veturave”.- shkruan në njoftimin zyrtar.

  • Pritjet për dalje nga Kosova, në Merdarë kolonat deri në 4.5 kilometra

    Pritjet për dalje nga Kosova, në Merdarë kolonat deri në 4.5 kilometra

    Mërgimtarët vazhdojnë të kthehen nga Kosova në vendet e tyre në Perëndim.

    E një gjë e tilë ka bërë që fluksi i kalimeve në kufirin në Merdarë të jetë absolutisht i lartë.

    Një gjë e tillë ka shkaktuar kolona të gjatë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të dhënat e sëcilës publikohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kolona në Merdarë është deri në 4,5 kilometra.

    Ndërsa pritja për të kaluar kufirin është deri në 7 orë (420-430 minuta).

  • Mbi gjysmë ore pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për dalje nga Kosova

    Mbi gjysmë ore pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për dalje nga Kosova

    Nga 30 deri në 40 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova te Dheu i Bardhë është e gjatë 150 metra, ndërsa ajo në Merdarë është 100-150 metra.

    Sa i përket pikave tjera kufitare, nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

  • Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare sot

    Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare sot

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në asnjë prej pikave kufitare nuk ka pritje të gjata.

    Sipas përditësimit të fundit, për të hyrë e dalë nga pikat kufitare, janë deri në 10 minuta.

    Saktësisht, vetëm në Jarinje duhet të prisni nga 5-10 minuta, derisa në pikat tjera pritjet janë 3-5 minuta.

  • Merdarë, pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova

    Merdarë, pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova

    Pritjet në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm.

    Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në katër orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në dy kilometra në dalje.

    Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërkaq hyrjet deri në dhjetë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

    Kurse, në Muçibabë pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.

  • Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

    Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

    Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 50 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 50 minuta dhe kolona është 100 metra.

    Situatë e njëjtë në këtë pikë kufitare ishte edhe ditën e djeshme.

    Derisa në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 10 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.