ATV

Tag: Prishtinë – Podujevë

  • Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

    Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë.

    Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

    Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të kësaj rruge.

    “Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve.

    Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

  • Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

    Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Ai do të intervistohet lidhur me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë.

    Ndryshe, javën e shkuar zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

    Ai nuk ka bërë të ditur nëse është ftuar që të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar.

    Kujtojmë se vlera e tenderit që u nënshkrua vitin e kaluar nga Durmishi e për të cilin do merret në pyetje, kap vlerën e 38 milionë eurove.