ATV

Tag: PriFest

  • Çmimi kryesor i “Prifest-it” “Vjosa Berisha”, u ndahet filmave “The land within” dhe “Blaga’s Lessons”

    Çmimi kryesor i “Prifest-it” “Vjosa Berisha”, u ndahet filmave “The land within” dhe “Blaga’s Lessons”

    Me ndarjen e çmimeve për filmat pjesëmarrës, Prishtina Internacional Film Festival përmbylli edicionin e tij të 15-të.

    Çmimi kryesor, i cili tash e dy vjet e mbanë emrin Vjosa Berisha, iu dha filmit debutues të regjisorit shqiptar, Fisnik Maxville, “Toka brenda meje”, si dhe filmit nga Bullgaria, “Blaga’s lessons”, të regjisorit Stefan Kumandarev.

    “Një ndjenjë jashtëzakonisht e bukur, se me të vërtetë ka pas një garë. Edhe një herë jashtëzakonisht shumë e shtirë dhe jam tepër i kënaqur që këtë çmim po e ndajmë përveç dy filmave, njëri prej të cilit është edhe filmi i im”, tha regjisori Fisnik Maxville.

    Çmimi për arritje vjetopre i takoi producentit Valon Bajgora për suksesin e tij ndërkombëtar në botën e filmit këtë vit.

    “Festivali është garë, garë për filmin më të mirë. Konkurrenca ka qenë shumë e mirë. Filmat, seleksioni i sivjetmë ka qenë shumë shumë i mirë, filmat e mirë. Kam pasur kënaqësi me i pa të gjithë edhe normal që kur garon, garon për me fitu edhe ki besim që filmin që e ke ba ti, është filmi më i mirë në botë, por kur i sheh filmat tjerë që janë të nivelit tënd, ndoshta edhe më të mirë edhe ti atë besimin që e ke, fillon edhe me u kthy në realitet. Faleminderit të jurisë, faleminderit të Fisit, faleminderit të festivalit, për neve është plotësi shumë e madhe edhe një motivim shumë i madh për me vazhdu edhe me punu. Unë u emocionova shumë kur u jep çmimi për producentin më të mirë, humba komplet nuk disha as çka me thanë”, u shpreh producenti Bajgora.

    Ndërsa aktorët Edgar Morais dhe Rafael Morais u shpërblyen me çmimin “Aktori më i mirë”. Ata me këtë çmim u vlerësuan për rolin e tyre në filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”.

    Për regjisorin e njëhersh, udhëheqësin e këtij festivali, Fatos Berisha, ky edicion ishte tejet i veçantë.

    Po ndjehem i lehtësuar nga një barrë e përgjegjësisë që e kam pasur dhe njëkohësisht i lumtur që çdo gjë shkoi mirë. Krenar me punën e bashkëpunëtorëve të mi, miqve, përkrahësve, shokëve, shoqeve edhe shpresoj që kjo energji me na mbajtë edhe me vazhdu kështu. Në menjëherë do ta vazhdojë punën. Të hënën, pushojmë pak, të martën, ia nisim me punu për edicionin tjetër dhe tash duhet me mendu për vitin tjetër menjëherë”, u shpreh regjisori Berisha.

    Edicioni i 15-të i Prifest, këtë vit pati në fokus industrinë e filmit Izraelit.

    Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të fituesve të çmimeve në edicionin e 15-të të Prifest:

    Çmimet e PriForum-it:
    Best Pitch AWARD Vanessa Redgrave in amount of 1000 EUR goes to BIG IN GAZI BABA from North Macedonia given by Neptun;

    Color Grading in Services in amount of 10K given by In My Country Postproduction House goes to HAPPY FAMILY – TURKEY;

    Final Mix in Sound Postproduction in Services in amount of 10K given by In My Country Postproduction House goes toEVERYBODY DIES ON THE NEWS, Bulgaria;

    AWARD in amount of 1000 EUR for Izraeli projects only goes to SECOND WIFE;

    IKONE STUDIO PRIZE – 7K in services for Camera Equipments goes to LUCKY US from Kosovo;

    KOSOVO CINEMATOGRAPHY CENTER AWARD for the Best Pitch in amount of 3000 EUR will be devided in two projects:

    1500 EUR for MEDUSA – Albania

    1500 Euro for I MUST GO DOWN BY THE SEA AGAIN – Kosova.

    Çmimet për filmat më të mirë:

    Mirenjohje speciale per filmin e shkurtër: HOME OF THE HEART nga Sarah Saidan, Francë;

    Filmi më i mirë i shkurtër: ROAD TRIPPER, nga Christophe Granger, Francë

    Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm:
    SI NÉ VAJ nga Aulona Selmani, Zvicërr;

    Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë Eli Skorcheva për filmin BLAGA’S LESSONS, Bullgari;

    Hyjnesha e Artê për aktorin më të mirë shkon për vëllezërit binjak Edgar Morais
    Rafael Morais nga filmi NJË FILXHAN KAFE DHE KÊPUCË TË REJA VESHUR, Shqipëri;

    Hyjnesha e Artë për regjinë më të mirë ndahet mes Fisnik Maxville dhe Stefan Kumandarev;

    Hyjnesha e Artë – Çmimi i PriFest-it për arritje vjetore në kinematografi për kineastin vendor, shkon për:
    producentin VALON BAJGORA

    ‘Çmimi Vjosa Berisha’ – Hyjnesha e Kuqe per filmin me te mirë Ballkanik:
    ndahet mes filmave TOKA BRENDA MEJE nga Fisnik Maxville (Kosove, Zvicerr) dhe BLAGA’S LESSONS nga Stefan Kumandarev (Bullgari).

  • ATV do të jetë sponsori medial i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023

    ATV do të jetë sponsori medial i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023

    ATV është sponsori medial i edicionit të sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest 2023, i cili tashmë është gati për të nisur edicionin e 15-të.

    PriFest edhe këtë vit mban sloganin ‘FOR HER’ (PËR TË) duke dedikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

    Festivali, i cili do ta ketë moton “Vjosa. Forever. PriFest.”, zgjatë 6 ditë, duke filluar nga data 12 deri në 17 shtator, ku në natën finale do të ndahen edhe çmimet.

  • Fillon edicioni i parë i “PriDox” në Prishtinë

    Fillon edicioni i parë i “PriDox” në Prishtinë

    “Prishtina International Film Festival” si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e industrisë së filmit në Kosovë, ka lansuar programin PriDox për këtë vit.

    Në këtë javë të filmit të gjatë dokumentar që sivjet shënoi edicionin e parë, do të shfaqen filma të rinj dhe të dëshmuar në festivale të rëndësishme botërore.

    “Menjëherë sapo “Prifest” ka përfunduar edicionin vitin e kaluar, është hapur thirrjen për aplikim në “Prifest”, dhe prej atij momenti ka pasur interesim të madh për pjesëmarrje në “Prifest”, është bërë përzgjedhja prej drejtorit të armatës së Alush Gashit, është shumë e vështirë, po besoj ka qenë shumë e vështirë edhe për të sepse në një numër të madh aplikuesish, me filma të ndyrshëm, tema të ndryshme dhe të përzgjedhësh vetëm 5 filma po besoj se është e vështirë. Për 15 vite ka krijuar audiencën e vet dhe përpos kësaj gjithmonë është në kërkim të audiencës së re që ta sjellë në kinema që është edhe një qëllim i “Prifest-it”, tha Armend Zeqiri nga “Prifest’.

    Çdo natë nga ora 20:00 në Kino Armata, do të garojnë 5 filma dokumentarë të metrazhit të gjatë për filmin më të mirë.

    PriFest është një mundësi për artistët nga Kosova për të takuar ekspertë nga rajoni dhe Evropa që vizitojnë festivalin dhe rrisin shanset e tyre për t’u lidhur dhe bashkëprodhuar filmat./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nis edicioni i parë i ‘’PriDox’’, pjesë e programit vjetor të ‘’PriFest’’

    Nis edicioni i parë i ‘’PriDox’’, pjesë e programit vjetor të ‘’PriFest’’

    Pjesës së programit vjetor të PriFest nga mbrëmë iu shtua edhe PriDox që hapi edicionin e parë në Kinamnë “Armata” në Prishtinë ku deri më 10 qershor do të jetë jave e filmit dokumentar.

    Kino Armata ishte vendtakim për shumë artistë, regjisorë, krijues filmash e artdashës.

    Të gjithë këta u mblodhën për të shënuar hapjen e PRI-DOX, java e filmit dokumentar, e cila është pjesë e programit vjetor të PriFest.

    “Po ndihem mirë se do ta hapim me një film shumë të mirë, mysafirin e kemi këtu, regjisorin, producentin e filmit që kanë ardhë nga Holanda, shpresojmë që koha e keqe nuk i pengon as njerëzit me ardhë që sonte ta hapim së bashku Pri-Dox-in. Do të kemi nga pesë filma dokumentarë gjatë javës, çdo natë nga një film. Vjosa na ka lënë vitin e kaluar, pastaj ka ardhur pikëpyetje çka me ba, mandej u mblodhëm një komunitet i shokëve e kolegëve, të cilët realisht edhe më dhanë kurajo mua dhe stafit që me e vazhdu bashkë për Vjosën. Kështu ka qenë vjet ky edicioni nëse e mbani në mend, pikërisht këtu e kemi mbajte”, tha regjisori Fatos Berisha.

    “Për mua nuk është lehtë kështu edhe emocionalisht, por edhe vet si organizim sepse ajo i ka kry shumicën e punëve dhe i ka kry shumë mirë dhe unë më shumë jam marrë me filmat, por tash edhe unë po mësohem. Tani e ka një kuptim tjetër për mua, e ka një kuptim të vazhdimësisë të ruajtjes së trashëgimisë së Vjosës, e emrit të saj, punës së saj sepse ajo ka investu shumë në të, e ka dashur shumë, e ka pasur pasion, ka investu shumë kohë, shumë energji, kështu që tash e ka atë kuptimin e plotë me e mbajtë aq sa mundemi dhe dimë”, u shpreh Berisha.

    Edicioni i parë i PriDox u hap me filmin dokumentar “Paved Paradise” të regjisorit holandez Karsten de Vreugd, i cili ishte i pranishëm në premierën e filmit të tij në Kosovë.

    “Është vërtetë bukur të jem këtu. Isha dy vite më parë, por më pas ishte Covid-i, kështu që gjithçka u mbyll, asnjë kafene nuk ishte e hapur gjatë natës, ishte e mbyllur nga ora 7 ose 8, por disi isha në PriFest, kështu që është mirë që jam kthyer. Jam shumë i nderuar që PriDox ka përzgjedhur filmat e mi për këtë vit, kështu që jam shumë i lumtur dhe pres sa më shumë njerëz të jenë këtu sesa gjatë Covid-it”, tha regjisori Karsten de Vreugd.

    Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Ministri i kulturës Hajrullah Çeku, si dhe artistë të shumtë.

    “Skena kulturore e Prishtinës u pasurua edhe më një ngjarje shumë të rëndësishme dhe mbi të gjitha, atë që kanë qenë në ngjarje të veçanta gjatë vitit, tashmë po shndërrohen në institucione. Pra, PriFest, përveç edicionit që e ka tradicional, tash po e shton edhe një ngjarje gjatë vitit që është PriDox, ku pamë filma shumë të mirë dokumentarë. Jam shumë i gëzuar që njerëz sikur Fatosi dhe të tillë ka plotë në Kosovë jo vetëm në Prishtinë, kanë sens dhe shpirtë ndërmarrësie në Kulturë dhe duke e zhvillu kulturën, unë besoj shumë se po e zhvillojmë edhe shtetin, po i ndihmojmë shumë qyytetarëve të Ksooëvs”, tha ministri Çeku.

    PriDox do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa edicioni i 15 i PriFest do të mbahet në shtator. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: