ATV

Tag: Përparim Rama

  • Rama përmend sukseset në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përgëzohet nga LDK-ja e PDK-ja

    Rama përmend sukseset në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përgëzohet nga LDK-ja e PDK-ja

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kryeqyteti ka marrë një transformim të madh, ndërsa sfiduese e sheh çështjen me mbeturinat, raporton Ekonomia Online.

    Në raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama ka përmendur ndërtimin e shkollave të reja, zgjerimin të “Termokosit”

    Kreu i Prishtinës ka thënë se kanë arritur t’i shtrojnë qindra rrugë në zonat urbane e rurale.

    “Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka raportuar para asamblesitëve të kësaj komune për punën që kanë bërë gjatë gjashtë mujorti të parë të këtij viti.

    Në seancën e mbajtur të hënë, e cila u bojkotua nga Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes dhe të AAK-së, Rama tha se komuna e udhëhequr nga ai ka bërë punë të mëdha gjatë gjysmës së parë të këtij muaji.

    “Këtë vit e filluam me përkushtim për përmbushjen e vizionit për transformim të kryeqytetit. Një nuëmr i madh i projekteve kanë filluar që të zbatohen. Nismë një prej projekte e më të mëdha rrugën ‘Xhim Xhema’, një rrugë që pos që zgjidh problemi me kolektorët do të krijoj një jete të re për rreth 20 mijë qytetar të Prishtinës. Kemi zgjeruar rrjetin e ‘Termokosit’ për 40 mijë qytetarë shtesë”, ka thënë Rama.

    “Kemi nënshkruar edhe ndërtimin e 5 shkollave, tri të tjera janë në ndërtim e sipër. Javën që lamë pas isha në Japoni ku pata takime të shumta, u dakorduam për avancim të bashkëpunimit ne fushën e kulturës, artit e teknologjisë. Jam duke u dizajnuar disa projekt të mëdha që do transferojnë kryeqyteti. Bashkë më këto janë duke u dizajnuar edhe platformat ndërlidhëse. Spitali i Prishtinës tanimë është duke u dizajnuar punët dhe do të fillojë së shpejti. Kemi ende sfida siç është problemi me mbeturinat, ku kemi ndarë mjete për blerje e 8 kamionëve dhe 140 kontejnerëve të rinj… Për bujqit kemi ndarë 19 sera, 54 kultivator, kemi dyfishuar subvencionet për gratë… Jemi duke instaluar sistemin ‘smart’ në Kryeqytet. Kemi rigjeneruar shkallët e Postës. Janë asfaltuar edhe shumë rrugë. Këto nuk janë të gjitha projekt por vetëm një numër i selektuar”, tha ai.

    E përgëzime për këto punë, mori nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefja e asamblesitëve të kësaj partie, Jeta Rafuna-Hasani, tha se kryetari Rama e ka dëshmuar vetën për transparencë e punë për Kryeqytetin.

    “Kryetari Rama edhe një herë po dëshmon që ka transparencë për punën që bënë. Në këtë raport shihte se kryetari dhe drejtorët kanë bërë punë të mirë. Këto po dëshmoj ë që Prishtina po transformohet”, u shpreh ajo.

    Përgëzime Rama mori edhe nga partia tjetër në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës. Fatmir Dervishi nga kjo parti, tha se në këtë raport do të duhej që të vendoseshin të dhënë më të qarta.

    “Raportin e kemi lexuar është një raport i përgatitur mirë vizualisht. Mendoj që në raport është mirë që të përfshihen edhe disa të dhënë më të qarta. Në raport të gjitha projekt të përmbajnë edhe datën e fillimit. Me që raportimi është gjashtë mujor të përshkruhet edhe faza deri ku do të mbërrij. Te raporti nëse e analizojmë ka punë të mira i përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar. Një planifikim i mirë do të ja mundësonte një jetë më të mirë për qytetarët. Mendoj që duhet të plotësohet raporti dhe për secilën drejtori të plotësohet puna dhe shpenzimet”, tha ai.

  • Rama: Për herë të parë inskenuam zjarr në Komunë, institucionet përgjegjëse ishin në nivel të detyrës

    Rama: Për herë të parë inskenuam zjarr në Komunë, institucionet përgjegjëse ishin në nivel të detyrës

    Komuna e Prishtinës, gjegjësisht, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka zhvilluar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

    Pas përfundimit të gjithë ushtrimit, kreu i Prishtinës, Përparim Rama tha se ushtrimi kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve.

    Ai pohoi se ky inskenim është bërë për herë të parë dhe se do të ndodh edhe herëve të tjera, me qëllim që të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

    Rama ka sqaruar se i gjithë aksioni ka zgajtur 10 minuta deri në fikjen e tërësishëm të zjarrit, dhe se të gjithë ata që kanë qenë në ndërtesë janë evokuar me kohë.

    “E kemi pasur testimin e parë, për ta testuar emergjencën, zjarrfikësit në rast nevoje. Kemi bë një inskenim të një zjarri në ndërtesën e kryeqytetit, një zjarri që ka ndodhur në përdhes. Janë thirru zjarrfikësit, janë thirr ambulanta, Policia. Prej momenti kur ka ndodhur zjarri janë lajmëruar të gjithë punëtorë që të bëhet evakuimi në pikat ku janë të përcaktuar se ku duhet me u evokuar”.

    “Deri në momenti edhe kur kanë ardh zjarrfikësit dhe është sanuar zjarri, fillimisht kjo ka ndodhur brenda 6 minutash, e për 10 minuta është sanuar zjarri dhe kemi pasur edhe kërcime nga ndërtesa në dyshekun. Të gjitha këto janë përgatitje, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në kryeqytet dhe do ta bëjmë se herë të kemi nevojë që ta përmirësojmë punën e jetës së qytetarëve tanë në këtë rast punëtorëve të administratës së punëtorëve”.

  • ​Biletat ditore, Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

    ​Biletat ditore, Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e Trafikut Urban, pas vendimit për bileta ditore.

    Në janar të këtij viti, Komuna e Prishtinës kishte vendosur që të vendosë në përdorim biletat ditore, me çmim prej 80 cent, të cilat mund të shfrytëzohen për 24 orë në të gjitha linjat e trafikut urban.

    Ndërsa bileta njëdrejtimëshe në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë kushton 50 cent.

    Rama gjithashtu ka shkruar se shumë shpejtë do të shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.

    “Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore. Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.

  • Themelohet Drejtoria e Policisë së Prishtinës

    Themelohet Drejtoria e Policisë së Prishtinës

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. Përparim Rama.

    Hoxha në këtë takim e ka njoftuar Ramën për themelimin e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

    “Drejtori z. Hoxha, njoftoi kryetarin z. Rama, se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Siç njofton komunikata, krijimi i kësaj drejtorie “do të ndihmojë dhe do të avancojë bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit”.

    “Ndër të tjera u diskutua edhe rreth sigurisë së përgjithshme, vendosjes së kamerave në kryeqytet, sigurisë së trafikut rrugor, të gjitha këto në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase ndaj banorëve të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.