ATV

Tag: Paris

  • Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi shkëlqeu të shtunën në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg.

    Në finalen e zhvilluar në arenën “Bercy”, ajo mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për vetëm 27 sekonda me një hedhje perfekte për Ippon.

    Ky sukses i jep Distrias pesë fitore nga po aq finale të këtij viti.

  • Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe superylli i Formula 1, Lewis Hamilton, sapo i dhanë internetit një arsye tjetër për të shpërthyer, të dy u panë duke mbërritur në një hotel luksoz në Paris, duke ndezur edhe më shumë thashethemet për një lidhje romantike mes yllit të reality TV dhe ikonës së garave. 

    Fotot e siguruara nga paparacët tregojnë Kim, 45 vjeç, dhe Lewis, 41 vjeç, duke mbërritur në hotelin luksoz pas një fluturimi me avion privat nga Mbretëria e Bashkuar , pas një fundjave romantike në një resort luksoz në fshatin e Anglisë.

    Edhe pse as Kim e as Lewis nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë gjë romantike, rrjetet sociale janë plot me diskutime pas këtij mbërritjeje së bashku. Ata u panë duke hyrë në kryeqytetin francez me një SUV bashkë me ekipet e tyre, duke u përpjekur të jenë diskretë, por duke tërhequr gjithsesi vëmendjen në “Qytetin e Dashurisë”.

    Kjo shënon një nga shfaqjet e tyre më publike që nga fillimi i thashethemeve për romancë dhe vetëm i hedh më shumë benzinë zjarrit. Vëzhguesit vënë re se koha është interesante, duke qenë se Kim ishte gjithashtu në Paris duke promovuar bashkëpunimin e saj NikeSKIMS dhe Lewis është një nga figurat më të ndjekura në sport.

    Dyshja njihen prej vitesh, duke u takuar për herë të parë në evente të profilit të lartë në 2014, por kjo paraqitje në Paris është shenja më e dukshme deri tani që mund të ketë diçka më shumë se një miqësi. Raportet e mëparshme të TMZ thonë se ata ndanë një fundjavë luksoze në Mbretërinë e Bashkuar, plot me spa, darka dhe masazhe për çiftin dhe tani ky takim në Paris po bën të gjithë të pyesin se a janë thjesht miq, apo po lind një “power couple” i ri?

    Pa asnjë fjalë zyrtare nga asnjëra palë, fansat dhe ndjekësit e thashethemeve, po ndjekin çdo lëvizje dhe ky udhëtim në Paris mund të jetë sinjali që të gjithë po prisnin.

  • Vrasja e adoleshentit në Francë, 150 të arrestuar pas protestave të dhunshme

    Vrasja e adoleshentit në Francë, 150 të arrestuar pas protestave të dhunshme

    Policia e Francës ka arrestuar 150 persona në natën e dytë të protestave në Paris. Qytetarët e revoltuar ndaj vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia, kanë dalë mbrëmjen e së mërkurës në protesta të dhunshme.

    BBC raportoi se në Nanterre, ku u qëllua për vdekje 17-vjeçari, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj grupeve që gjuanin gurë dhe dogjën kazanët e mbeturinave dhe automjetet.

    Në një tjetër periferi të Parisit, një autobus thuhet se u zbraz nga pasagjerët përpara se t’i vihej flaka.

    Ndërtesat publike u sulmuan edhe në Toulouse, Lyon dhe Lille, ndërsa policia u sulmua me gurë, shishe dhe fishekzjarre.

    Qeveria franceze e kupton rrezikun që kjo situatë mund të kalojë shpejt në trazira të përhapura, të nxitura nga zhgënjimet e gjata mbi pabarazinë dhe sjelljen e policisë.

    Vrasja e Nahel shkaktoi zemërim të madh te qytetarët, nga presidenti Emmanuel Macron deri te futbollisti Kylian Mbappe.

    Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi fill pas ngjarjes, duke thënë se “asgjë nuk justifikon vdekjen e një të riu”.

    “Dëshiroj të shpreh ndjenjat e të gjithë kombit për atë që ka ndodhur dhe vdekjen e të riut Nahel, dhe t’i tregoj familjes së tij solidaritetin tonë dhe përzemërsinë e kombit. Ne kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme,” tha ai, duke shtuar se çështja u referua menjëherë në gjykatë, ku ai shpreson që drejtësia “do të bëjë punën e saj shpejt”.

    Nahel M. Ishte ndaluar nga policia rrugore, derisa ai po ngiste një makinë të llojit Mercedes. Policia fillimisht kishte thënë se kishte qëlluar adoleshentin, pasi ai ishte nisur me makinë drejt tyre, por këto deklarata janë në kontradiktë me disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

    Në videot e publikuara shfaqen dy policë duke qëndruar pranë makinës së tyre të parkuar, teksa njëri prej zyrtarëve i drejton armën shoferit. Më pas dëgjohet një e shtënë, teksa makina që po ngiste adoleshenti, lëvizë për një kohë të shkurtër dhe më pas përplaset.

  • Trazira në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia

    Trazira në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia

    Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore.

    Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset.

    Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se videoja e shpërndarë në mediat sociale, është “jashtëzakonisht tronditëse”.

    Adoleshenti, i identifikuar si Nael M., vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.

    Oficeri që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

    Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. Vitin e kaluar, 13 persona u vranë në këtë mënyrë.

    Vrasja e Nael M. nxiti një seri protestash mbrëmjen e së martës në Nantere – zonë në perëndim të Parisit, ku u vra adoleshenti.

    Disa makina dhe kosha plehrash u dogjën, ndërsa stacione të autobusëve u shkatërruan.

    Së paku 24 persona u arrestuan pas trazirave./REL/