ATV

Tag: Olivier Guerot

  • Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

    Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, reagimet ndërkombëtare për çështjen e dinarit serb në Kosovë, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vazhdimin dialog eut Kosovë-Serbi.

    Diplomati francez duke folur për çështjen e valutës serbe dinar në Kosovë tha se duhet të ketë një “periudhë të mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Sipas tij kjo “është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”.

    “Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re”, tha ai.

    “Ashtu sikurse partnerët tanë, ne bëjmë thirrje që të vendoset një periudhë e mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dëshirojmë që autoritetet kosovare të marrin parasysh sa më shumë efektet që kjo mund të ketë për qytetarët që u përkasin pakicave, serbëve të Kosovës, por jo vetëm. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë karakterit multietnik të Kosovës dhe të gjitha garancive që duhet të kenë pakicat. Këto garanci duhet të zbatohen konkretisht dhe duhet të ushqehet dialogu mes komuniteteve dhe qeverisë. Kjo është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re. Është e rëndësishme që qytetarëve të interesuar t’u ofrohen alternativa konkrete dhe praktike në mënyrë që përditshmëria e tyre të mos ndikohet negativisht, qoftë edhe përkohësisht. Është kjo periudhë konsultimesh që dëshirojmë ta shohim të hapet me zbatimin e rregullores së re për përdorimin vetëm të euros, vetëm në fund të saj, për shembull pas disa muajsh, pasi teë zbatohen aranzhimet/marrëveshjet e nevojshme. Dispozitat e tjera të saj në lidhje me falsifikimin nuk paraqesin të njëjtat vështirësi”, tha ai në një intervistë për Telegrafin.

  • Ambasadori francez sqaron se si u hoqën vizat për Kosovën

    Ambasadori francez sqaron se si u hoqën vizat për Kosovën

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë një reagim pasi Parlamenti Evropian vendosi miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ai përmes një cicërime në Twitter përmendi masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë për te ardhur deri në këtë proces.

    “Rezultat shumë i bukur për qytetarët e Kosovës falë masave të marra nga qeveria e Kosovës”, shkroi ai.

    “Pikërisht në bazë të kësaj pune presidenti Macron njoftoi marrëveshjen tonë verën e kaluar”, shtoi diplomati francez.

    Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.