ATV

Tag: Nora Gjakova

  • Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Pas Akil Gjakovës e Dardan Cenës, edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos në Prishtinë.

    Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u ballafaqua me finlandezen, Pihla Matikainen.

    Pasi e dominoi luftën nga fillimi deri në fund, Gjakova me meritë mori fitoren dhe u plasua në mesin e tetë më të mirave të këtij kampionati.

    Akil Gjakova kalon pengesën e parë

  • ​Gjakova lufton për gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos

    ​Gjakova lufton për gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos

    Sikurse Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos për senior.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova e mposhti në raundin e dytë xhudisten polake, Arleta Podolak, raporton KosovaPress.

    Raundin e parë Nora e kaloi pa luftë, kurse në të dytin fitoi ndaj polakes Podolak, kurse tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Gjermania, Pauline Starke.

  • Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë

    Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë

    Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Nora Gjakova i ka sjellë tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe me ngjyrë ari, nga Grand Prix-i që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova e ka mposhtur në finale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani për ta fituar të artën në këtë Grand Slam, raporton KP.

    Deri te medalja e artë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë fitoi ndaj xhudistes nga Gjermania, Seija Ballhaus.

    Gjakova vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti francezen Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turqia, Hasret Bozkurt.

    Fitorja ndaj Bozkurt e kualifikoi Norën në finale, ku edhe e mposhti gjeorgjianen Liparteliani për ta fituar medaljen e artë në këtë kategori.

  • Nora e Akili mbesin pa medalje, por japin shenja se po kthehen

    Nora e Akili mbesin pa medalje, por japin shenja se po kthehen

    Dita e tretë e Kampionatit Botëror nuk ishte e lehtë për ekipin e Kosovës në xhudo. Shorti nuk ishte më i miri, Driton Kuka u detyrua të largohej herët nga këndi i trajnerit dhe forma e rivalëve ishte shumë e lartë.

    Nora Gjakova, Akil Gjakova e Flaka Loxha, që garuan të martën, mbetën pa medalje, njëjtë si Distria Krasniqi të hënën. Të tre kishin fitore, por jo ecurinë e duhur për të zënë vend në podium.

    Është pritur rezultat më i mirë, sidomos nga Nora e ndoshta edhe nga Akili. Por asnjëri nuk ka shfaqur gjithë potencialin që ka. Megjithatë, Nora e Akili kanë dhënë shenja se po kthehen aty ku e kanë vendin, në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

    Nora e Akil Gjakova kanë pasur lëndime të krahut, që tashmë i takojnë së kaluarës. Më pas kanë pasur telashe edhe për të shfaqur më të mirën, sidomos Akili. Megjithatë, të dy ofruan sinjale të martën në Doha të Katarit se janë në rrugën e duhur. Nga ngjarja kryesore e vitit mbetën pa medalje, por synimi i madh i tyre është Olimpiada e vitit të ardhshëm në Paris.

    Rrugëtimin e Norës në kategorinë deri 57 kilogramë e ndali turkja Hasret Bozkurt. Ajo ka pasur ditën më të mirë në karrierë. Fillimisht ndali kampionen në fuqi të botës, brazilianen Rafaela Silva e më pas kampionin olimpik në fuqi, Nora Gjakova.

    Nora në xhiron e parë ishte e lirë e në të dytën mposhti italianen Thauany Capanni Dias. Më pas e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus dhe festoi me emocion, sikur ta ketë kaluar një pengesë shumë të madhe. Ndoshta është emocioni që Norës i është dashur si shenjë për kthimin e duhur. Në çerekfinale pengesë e pakalueshme ishte Hasret Bozkurt nga Turqia. Nora nuk u rikuperua shpejt dhe humbi edhe nga jugkoreania Mimi Huh në repesazh. U rendit e shtata në fund.

    Në kategorinë deri 57 kilogramë garoi edhe Flaka Loxha. E kaloi jo lehtë Christianne Legentilin e Mauriciusit. Më pas zhvilloi luftë të fortë me brazilianen Jessica Lima, por megjithatë pësoi humbje.

    Edhe Flaka vlerësohet se ka lëvizur para me paraqitjen në Botërorin në Doha.

    Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili nisi me fitore ndaj rumunit Adrian Sulca. Më pas e mposhti edhe jugkoreanin Heoncheol Kang. Por në xhiron e tretë i pakalueshëm ishte italiani Manuel Lombardo, ish-nënkampion i botës. Lombardo shkoi deri në finale më pas.

    Trajneri Driton Kuka ka marrë sinjale të rëndësishme nga gara e deritashme në Botëror. Ai e di që prej ekipit të xhudistëve vazhdimisht priten medalje. E di po ashtu që presioni nuk është i lehtë të përballohet. Por Kuka është i fokusuar që ekipi të jetë në formën më të mirë në Olimpiadën e Parisit. Dhe është shumë i kënaqur se si ekipi po përgatitet për garën më të madhe të mundshme, ndonëse kanë mbetur edhe një vit e tre muaj.

    Në Botëror do të garojnë edhe Laura Fazliu e Loriana Kuka. Laura garon të mërkurën. Ajo vlerësohet me potencial për të hyrë në zonën e medaljeve, por nuk do ta ketë të lehtë.

  • Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nuk ka medalje as për Nora Gjakovën në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

    Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova së paru u ndal në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi edhe nga Mimi Huh e Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.

    Para Norës, dje dhe sot garuan edhe Erza Mumimoviç, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, por që asnjëri prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje në këtë kampionat.