ATV

Tag: N’FREKUENCË

  • Emocionon dëgjuesi: Mjekët tanë janë shumë të mirë, vetëm të mos punojnë me njoftuesi, por t’u ndihmojnë atyre që kanë vërtetë nevojë

    Emocionon dëgjuesi: Mjekët tanë janë shumë të mirë, vetëm të mos punojnë me njoftuesi, por t’u ndihmojnë atyre që kanë vërtetë nevojë

    Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin n’Frekuencë në ATV, një dëgjues me emrin Xhafer Ahmeti ka emocionuar me rrëfimin e tij.

    Ai ka treguar se si mjekët ia kanë shpëtuar jetën, për të cilën thotë se u është shumë mirënjohës.

    “Kisha pasë dëshirë t’i përshëndes të gjithë stafin e ambulantes në Mati 1, të cilët e bëjnë një punë jashtëzakonisht të mirë. Vitin e kaluar kam qenë i sëmurë prej gjëndrave tiroide. Kontrollet m’i kanë ba, për analizat më kanë ndihmu, shumë i përshëndes stafin, mjeken kryesore, doktoreshën Lizë, të gjithë prej pastruesve deri te drejtoresha Lizë, staf i mrekullueshëm është. Tash shumë mirë jam”, tha Xhaferi.

    Ai tha se ka një lutje edhe për spitalet që të mos i marrin parasysh pacientët me njoftësi, por t’u ndihmojnë atyre që kanë vërtetë nevojë.

    “Shumë është staf i mirë, vetëm nëpër spitale ju kisha thënë të kenë kujdes pak më shumë, mos të shkon puna me njoftësi, por ata njerëz që kanë nevojë t’i marrin parasysh. Të gjitha ato pagesa që bëhen në hyrje të spitalit të Prishtinës, a e din sa automjete hyn, pse nuk bëhen të gjitha ato automjete për çdo muaj me e ble nga një aparaturë me ato mjete. Ku shkojnë ato pare, këtë pyetje kisha dasht me ua ba qoftë drejtorit menaxhues, qoftë ministrit, kudsho që është kompetent me ditë kah shkojnë ato të holla. 50 cent është ora që rrinë një orë një automjet. Unë sa here shkoj, nuk e gjej spitalin veç se grumbull prej automjeteve”, tha Xhaferi në bisedën e tij në emisionin n’Frekuencë në ATV. /atvlive.tv

  • “Shpeshherë, gjatë namazit më kanë rrjedhë edhe lotët”, Babai i Bleros tregon emocionet që kishte përjetuar gjatë haxhit në Mekë

    “Shpeshherë, gjatë namazit më kanë rrjedhë edhe lotët”, Babai i Bleros tregon emocionet që kishte përjetuar gjatë haxhit në Mekë

    Bajram Muharremi, babai i këngëtarit Blerim Muharremi që njihet si Blero, këtë vit ka kryer haxhin, që është një nga pesë shtyllat e Islamit.

    Ai, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin n’Frekuencë me Robin në ATV, ndau me shikuesit përjetimet e tij në vendin e shenjtë të Mekës si dhe qytetin e profetit Muhamed, Medinën.

    Bajrami tha se vizita e tij në Mekë, për të ishte një ndjenjë tepër e veçantë, ku i kishte ndodhur shpeshherë që gjatë namazit t’i rridhnin edhe lotët.

    “Unë do të jem shumë i sinqertë, vizitën time aty që ma mundësoi Zoti i Madhërueshëm të bëj aty, në Mekë, në harem ata e quajnë, shpeshherë ka ndodhur që gjatë namazit më kanë rrjedhë edhe lotët. Ishte e pamundur që të mundesh me përballu për pa të shku lotët”, rrëfeu Bajrami.

    Ai tha se kjo ishte vizita më e bukur në jetën e tij dhe shpreson se nuk do të jetë e fundit.

    “Ishte një ndjenjë e veçantë, ishte një kënaqësi e veçantë. Për mua ka qenë kjo vizita më e bukur në jetën time të cilën e kam bërë dhe do të jetë, ishalla nuk do të jetë hera e fundit që e vizitoj atë vend. Temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të larta”, u shpreh Bajrami.

    Gjatë vizitës së tij në Medine, ndjenjë e veçantë për të ishte edhe falja e namazit te varri i profetit Muhamed.

    “Pos Mekës, në Medine është xhamia e profetit Muhamed, e cila i zë një milion njerëz të falen brenda, po ashtu edhe përjashtë. Ka pasur raste që brenda ka qenë shumë vështirë të gjejmë një vend që të falemi. Vizita e vorrit, apo në xhami të profetit Muhamed ku e kem bërë, falë hoxhës nga Mitrovica Fuad Ferati, Asllan Fazliu edhe Kastriot Behrami, të cilët na mundësuan, ne katër kemi hyrë aty dhe jemi falë. Muhamedi e quan atë, “është bahqja e Xhenetit”. Aty i kemi falë katër reqate edhe lutje që i kemi bë aty. Ishte një ndjenjë e veçantë, aty brenda kur hyn, i ke prej kur profeti Muhamed ku e ka mbajtë namzin e vet, në atë xhami aty, 30 metra prej aty e ka pasur shtëpinë e vet, edhe ai e quan “ky është kopshti i Xhenetit”. Janë ndjenja shumë të veçanta, është kënaqësi shumë e madhe, je krejt në tjetër botë. Tu duket vetja që je i lidhur drejtpërsëdrejti dhe gjithmonë duhet me kanë ashtu, po me Zotin”, ka rrëfyer Bajram Muharremi. /atvlive.tv

  • “Vjen njeri në Kosovë, por nuk osht qysh u kanë”, mërgimtari shprehet i zhgënjyer

    “Vjen njeri në Kosovë, por nuk osht qysh u kanë”, mërgimtari shprehet i zhgënjyer

    Në emisionin N’FREKUENCË me Robin në ATV, një mërgimtar ëhstë shprehur i zhgënjyer me ndyshimet që kanë ndodhur vitet e fundit në Kosovë.

    Ai thotë se asgjë nuk është më si përpara.

    “Gjithçka më mungon nga e kaluara, por sot janë bërë njerëzit qysh janë bërë, dihet në tana anët. Vjen njeri në Kosovë, më nuk është ai lezeti që u kanë, nëse kthehna 13 vjet e mbas. E kam pasë gjyshin gjallë, pleqtë i kam pasë gjallë. U mbledhshin njerëzit më shumë e ka pasur ndeja më të mëdhaja, tash nuk po them që nuk vi, por as që vërehet që ke ardhë në Kosovë”, thotë ai. /atvlive.tv

  • “Pa i pasë krahët e shqiponjës zor është me i dal krah Kosovës” – Emocionojnë vëllezërit binjakë që i’u bashkuan UÇK-së

    “Pa i pasë krahët e shqiponjës zor është me i dal krah Kosovës” – Emocionojnë vëllezërit binjakë që i’u bashkuan UÇK-së

    Një histori e mrekullueshme për dy vëllezër binjakë Jahir dhe Binak Gashi, që luftuan së bashku me UÇK-në në luftën e fundit, është një shembull i përkushtimit për vendin dhe njëri-tjetrin.

    Në një bisedë për emisionin N’FREKUENCË në ATV, ata rrëfyen historinë e tyre, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri, madje as froni i luftës.

    “Prej fillimit që u formu Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1998, në muajin shkurt kemi qenë sigurim të fshatit, bashkëmoshatarë. Erdh koha që ta veshim uniformën e UÇK-së. Nuk kishim ku me shku përte vendit tonë. Armiku na sulmonte siç na ka sulmuar çdo herë”, rrëfen njëri prej vëllezërve Gashi.

    Ata tregojnë se dita që iu bashkuan UÇK-së, ishte një nga momentet që nuk do ta harrojnë asnjëherë, pasi për ta, ishte sikur të ishin lindur për së dyti.

    “Kur iu kemi bashku UÇK-së na u ka doktë vetja sikur me lindë, aq vullnet që kemi pasë. Edhe si nxënës kemi shkruar parulla atëherë kur i shkruanim ne shqiptarët. Kemi qenë gjithë për me e ndezë luftën me armikun se nuk mundeshim të bajmë më”, thotë vëllau tjetër binjak. /atvlive.tv

    Rrëfimin e plotë të tyre e gjeni në videon më poshtë: