ATV

Tag: Neymar

  • ​Neymar e zbulon arsyen pse kaloi te Al Hilal

    ​Neymar e zbulon arsyen pse kaloi te Al Hilal

    Neymar e ka zbuluar se vendimi i tij për tu larguar nga futbolli evropian dhe për t’iu bashkuar Ligës Pro Saudite te Al Hilal ishte për shkak të ambicies së tij për tu bërë një lojtar global.

    Neymar kompletoi transferimin e tij prej 90 milionë eurosh në Arabinë Saudite pasi që u largua nga kampioni i Ligës 1, Paris Saint-Germain pas gjashtë viteve me klubin, raporton KosovaPress.

    Neymar do të përfitojë afro 300 milionë euro pasi që arriti marrëveshje dyvjeçare me Al Hilal, por ka thënë se e vërteta është që largimi nga PSG nuk u bë për shkak të parave.

    “Kam arritur shumë në Evropë dhe kam shijuar kohë të veçanta, por gjithmonë kam dashur të jem një lojtar global dhe të provoj veten me sfida dhe mundësi të reja në vende të reja. Unë dua të shkruaj një histori të re sportive dhe Liga Pro Saudite ka energji të jashtëzakonshme dhe lojtarë cilësorë për momentin”, tha Neymar.

    Neymar largohet nga futbolli evropian pas një qëndrimi 10-vjeçar në Evropë, ku ai gëzoi sukses si në Barcelonë ashtu edhe te PSG.

  • ​Neymar-Al Hilal, zbulohet detaji interesant në kontratën e brazilianit

    ​Neymar-Al Hilal, zbulohet detaji interesant në kontratën e brazilianit

    Futbollisti brazilian Neymar thuhet se do të paguhet 430,000 funte për çdo postim në Instagramin e tij që promovon Arabinë Saudite si pjesë e kontratës së tij mega-monetare me klubin e ri Al-Hilal.

    Braziliani, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain në Francë, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin saudit dhe të bëhet emri i fundit i madh në futboll që do të transferohet në tokën arabe.

    Ai iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën, ndërsa është afër përfundimit të një lëvizjeje prej 100 milionë eurosh, përcjellë KoosvaPress.

    Por, sipas gazetës franceze “FootMercato”, e përfshirë në atë shumë tërheqëse është një bonus prej 70,000 funteve për çdo fitore që mbledh ekipi me bazë në Riad, si dhe 430,000 funte për çdo postim ose histori që ai vendos në mediat sociale që promovon Arabinë Saudite.

    Neymar aktualisht ka 62.5 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale X dhe 212 milionë ndjekës në Instagram.