ATV

Tag: Mimoza Kusari-Lila

  • Publikimi i përgjimit me Simiqin, reagon Mimoza Kusari-Lila

    Publikimi i përgjimit me Simiqin, reagon Mimoza Kusari-Lila

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur ekskluzivisht për Ekonomia Online lidhur me përgjigjet e dala në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.

    Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

    Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

    “Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcje3llë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

    “Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

    Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

    “Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”.

  • Publikohen përgjimet ku Mimoza Kusari bisedon me Slavko Simiqin për Milan Radojiçiqin

    Publikohen përgjimet ku Mimoza Kusari bisedon me Slavko Simiqin për Milan Radojiçiqin

    Gazeta “Nacionale” ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiqi ia ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Slavko Simiq dëgjohet teksa i ka thënë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të LV-së nuk e mohon asnjëherë.

    PJESË NGA BISEDA:

    Slavko: Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje.

    Mimoza: Dy-tre minuta.

    Slavko: Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend.

    Slavko: Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.

    Mimoza: E kush është kryesori, Rakiq apo?

    Slavko: Milani bre është kryesore, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit.

    Mimoza: Pse po më thua mua?

  • Kusari-Lila për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: S’mund të pranohet dhuna si standard

    Kusari-Lila për mbajtjen e zgjedhjeve në veri: S’mund të pranohet dhuna si standard

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjen, Mimoza Kusari-Lila, tha se zgjedhjet në veri do të organizohen vetëm në mënyrë demokratike, raporton EO.

    Ajo shtoi se dihen cilat janë procedurat të cilat duhet të ndiqen për përsëritje të zgjedhjeve.

    Sipas saj, askush nuk i’u ka bërë presion kryetarëve të katër komunave që të dorëhiqen dhe se ai presion ka ardhur nga Beogradi.

    “Sa i përket pjesë për përsëritje të zgjedhjeve dihen procedurat se si përsëriten zgjedhjet, njëra është me dorëheqje të kryetarëve, tjetra është me mbledhje të nënshkrimeve të listës se votuesve. Në cilën do formë mbetet të shihet, por duhet që të jetë me formë dhe metoda demokratike të parapara me ligj dhe jo në mënyrën dhe formën se si e kishim shpërfaqjen e mos pranimit nga, kinse thuaje nga komuniteti serb, përdori sa pamë se çfarë ndodhi me ngjarje të dhunshëm dhe grupe kriminale të cilat sulmuan ushtaret e KFOR-it edhe tendencën e tyre për të hyrë në ndërtesa të komunës”.

    “Ajo çfarë nuk mund të pranohet është se dhuna si standard të jeta ajo e cila ndryshon ose shtynë përpara kërkesat por në forma të tjera demokratike nënkuptohet se shqyrtohen. As në radhë të parë askush s’ka bërë presion kryetarëve të katër komunave të dorëhiqen, dihet që ai presion ose ai urdhër ka ardhur nga Beogradi dhe natyrisht një gjë të cilën institucionet e Kosovës nuk mund ta toleronin është mbajtja pa titullar të katër komunave, gjerësisht pa institucioneve të pushtetit vendor në katër komuna. Prandaj të gjitha vendimet do të jenë në atë vazhdë, por jo në mënyre ose formën të cilën kërcënohen apo shantazhohen kryetarët e zgjedhur të komunave në veri”, tha ajo.

    Ajo ka sqaruar se këtë javë do të mbahen tri seanca, sipas saj, seanca e të mërkurën do të mbahet seanca me pikat e pa përfunduar.

    Ndërsa të enjten do të ,bahen dy seanca të reja, në seancën e parë do të jetë miratimi i projektligjit për reformën zgjedhore, raporton EO.

    “U dakorduar sot që për këtë javë të jenë dy seanca të caktuara plenare, e para është me 7 qershor, ditën e merkur ne fillim në ora 12, seancë kjo e cila do të trajtoj pika e mbledhura nga seancat e kaluara. Ndërsa të etjen me 8 qershore do të mbahen dy seanca të reja, seanca e parë apo pika e parë do të jetë miratimi i projektligjit për reformën zgjedhore, ku jemi dakorduar të gjitha grupet parlamentare se ka pasur një konsensus mbi partiak për reformën zgjedhore, të etjen të trajtohet si pikë e parë në një seancë të veçant pas asaj hapet një seancë e re. Parashihet që mund të ketë edhe një seanca tjetër në rast se ka dakordimë të grupeve që projektligji për reformën zgjedhore të shqyrtohet në dy lexime në një ditë, që të dyja të përfundohen ditën e enjte”, tha ajo.

  • Kusari-Lila: Opozita mundet me e rrëzu Albin Kurtin vetëm me votat e Listës Serbe

    Kusari-Lila: Opozita mundet me e rrëzu Albin Kurtin vetëm me votat e Listës Serbe

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, duke komentuar kërkesën e opozitës për mocion ndaj Qeverisë, tha se kryeministri Kurti mund të rrëzohen vetëm nëse opozita bëhet bashkë me Listën Serbe.

    “Ata që e kanë propozu mocionin duhet të kenë brengosje, jo për çështje të numrave, por për çështje arsyeshmërisë dhe moralit prapa mocionit. Të gjithë e dinë se numrat sot në Kuvendin e Kosovës për të rrëzu një Qeveri, e cila ka dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit me rezultatin që ka dalë dhe me numrat që i ka, mund ta bëjnë këtë vetëm me votat e Listës Serbe”, tha Kusari-Lila. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Kusari-Lila për liberalizimin e vizave: Serioziteti i Qeverisë pamundësoi zvarritjen e procesit

    Kusari-Lila për liberalizimin e vizave: Serioziteti i Qeverisë pamundësoi zvarritjen e procesit

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit ka folur lidhur me nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Para deputetëve, ajo ka thënë se ky proces është zvarritur shumë, ndërsa ka thënë se në dy vitet e fundit shtyrja e liberalizimit u ndërlidh edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

    “Dhe pa arsyetime formale liberalizimi i vizave përdorej si shkop I kushtëzimit të Kosovës sipas dinamikës së dialogut”, është shprehur Kusari-Lila.

    Tutje, ajo ka deklaruar se “serioziteti i Qeverisë Kurti në zbatimin e reformave për rend dhe ligj, për shtet të së drejtës, për liri të fjalës dhe media të lira, përkushtimi në barazi të palëve dhe mbajtja në llogaridhënie e Serbisë në procesin e dialogut, ka pamundësuar shtyrjen e mëtejshme të kësaj të drejte të mohuar gjatë për qytetarët e vendit”.

    “Askush nga spektri politik nuk e mohoi se kriteret teknike tashmë ishin plotësuar, por gjithashtu është e pakontestuar se vullneti politik I munguar të vendet e Bashkimit Evropian është rikthyer me kredibilitetin e qeverisjes në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.

  • ​Kusari-Lila: Serioziteti i Qeverisë pamundësoi shtyrjen e liberalizimit të vizave

    ​Kusari-Lila: Serioziteti i Qeverisë pamundësoi shtyrjen e liberalizimit të vizave

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se Kosova është ballafaquar me numrin më të lartë të kritereve teknike për liberalizimin e vizave.

    Ajo theksoi se dje në Strasburg u përmirësua një padrejtësi e cila pengoi për një dekadë udhëtimin pa viza. Sipas saj, serioziteti i Qeverisë Kurti pamundësoi shtyrjen e mëtutjeshme për lëvizje të lirë të qytetarëve.

    Në seancën e sotme plenare, Kusari Lila u shpreh se kjo barazi me popujt tjerë evropianë duhet të shërbejë si motiv dhe reflektim në përmirësimin e jetës.

    “Dje u përmbyll procesi më i gjatë dhe i vështirë i liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Pas nënshkrimit të këtij akti, dje në Strasburg u përmirësua një padrejtësi e cila pengoi për dhjetë vite me radhë udhëtimin në zonën Schengen pa viza për kosovarët. Përveç faktit se Kosova u ballafaqua me numrin më të lartë të kritereve teknike, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ky proces fatkeqësisht ndër vite u lidh edhe me procese politike të cilat në kontekstin e lëvizjes së lirë nuk kisha asnjë ndërlidhje mes veti. Në dy vitet e fundit, shtyrja e procesit u ndërlidh me dialogun Kosovë-Serbi dhe pa arsyetime formale, liberalizimi i vizave përdorej si shkak i kushtëzimit të Kosovës sipas dinamikës së dialogut, në të cilën i suksesi i procesit nuk varet nga njëra palë e aq më pak nga pala e dëmtuar në këtë rast, Kosova”, ka thënë ajo.

    Shefja e deputetëve të shumicës shtoi se përkundër vonesës është lajm motivues, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

    “Serioziteti i qeverisë Kurti në zbatimin e reformave për rend dhe ligj, për shtet të së drejtës, për transparencë dhe llogaridhënie, për liri të fjalës dhe media të lira, progresi i vendit në indikatorët ndërkombëtarë, si Freedom house, indeksi i lirisë së shtypit, përkushtimi në barazi të palëve dhe mbajtje në llogaridhënie Serbinë në procesin e dialogut, pamundësoi shtyrjen dhe kushtëzimit të mëtutjeshëm të kësaj të drejte të mohuar gjatë për qytetarët e vendit”, ka shtuar ajo.

    Kusari Lila u shpreh se Kosovën tashmë e pret një proces tjetër i rëndësisë së lartë që është anëtarësimi në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.

  • Kryeministri Kurti nderon viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

    Kryeministri Kurti nderon viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

    Në Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shpallur këtë vit nga Qeveria, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Me homazhe te memoriali Heroinat, Kryeministri Kurti përkujtoi viktimat e dhunës seksuale, të cilat nuk janë më në mesin tonë, si dhe nderoi të mbijetuarat e të mbijetuarit për forcën e tyre të pashembullt.

    Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendosi lule para memorialit, i cili përkujton mijëra gra dhe vajza, burra dhe djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, që është përdorur si armë lufte nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.

    Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

    Në mbledhjen e 138-të, të mbajtur më 12 prill 2023, Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkërendim me Presidenten e Republikës së Kosovës, ka shpallur datën 14 prill si Ditë Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.