ATV

Tag: Mërgim Lushtaku

  • Mergim Lushtaku jep versionin e tij si ndodhi ngjarja në Kuvend

    Mergim Lushtaku jep versionin e tij si ndodhi ngjarja në Kuvend

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, para gazetarëve dha versionin e tij se si kishte ndodhur ngjarja e përleshjes së sotme në Kuvendin e Kosovës, raporton ATV.

    Ai tha se fillimisht ishte sulmuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislmi me një shishe plot me ujë, ndërsa më pas, ai rrëfen se ka ardhur ministrja Albulena Haxhiu me qëllim që ta shtyjë atë.

    “Duke i parë të gjitha këto sulme siç i keni pa, prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme që janë bërë në drejtim timin por edhe të kolegëve, ku fizikisht më është gjuajtur me shishe me plotë me ujë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga Albulena Haxhiu shihet çartë se ka ardh me tentim për të më shtyrë, pastaj edhe nga ministri i Financave ishte me një mjet të fortë, dhe natyrisht pas atij sulmi, edhe unë natyrshëm kam reagu. Asnjëherë nuk e kisha në plan ta kem një reagim të dhunshëm. Veprimi i im ka qenë politik dhe si i tillë, unë kam vepru vetëm me gjuajtje të ujit”, tha Lushtaku. /atvlive.tv

    Edicionin special në ATV për zhvillimet e fundit në Kuvend e gjeni në videon më poshtë:

  • Reagon Mërgim Lushtaku pas përplasjes fizike në Kuvend

    Reagon Mërgim Lushtaku pas përplasjes fizike në Kuvend

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përleshjes fizike qe ndodhi gjatë seancës së sotme në Kuvend.

    Në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku ka thënë se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij.

    Lexoni edhe:

    Si nisi kjo përleshje mes PDK-së dhe LV-së në Kuvend?

     

  • Lushtaku: Paga minimale 450 euro mund të bëhet

    Lushtaku: Paga minimale 450 euro mund të bëhet

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtalu, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, tha se paga minimale prej 450 eurosh është e arritshme.

    “Unë mendoj se kjo pagë (450 euro) është e arritshme. Ne kemi bërë krahasime edhe me shtetet e Ballkanit, se cila është paga minimale, derisa qeveria është lavdëru me rritjen e çmimeve se ka rritje ekonomike. Pse nuk ka mundësi me e rritë edhe pagën minimale sa janë ato të Ballkanit, s’po kërkojmë më të madhe se sa Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por së paku të jetë e barabartë, së paku që qytetarët tanë të mos shkojnë në një shtet të afërt. E kuptoj që nuk kemi mundësi me u shty me Evropën, por me Ballkanin kemi mundësi me u shty”, tha Lushtaku.

    Ai tha se propozimi nga deputeti i LV-së, Eman Rrahmani, ka ardhur për shkak të problemeve që janë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Ajo pse kanë ata probleme të brendshme të Vetëvendosjes, ka qenë edhe propozim edhe nga Eman Rrahmani, njëri nga deputetët e LV-së, që po shihet qartë se kanë kundërshtime të brendshme jo vetëm nga ai, po edhe nga të tjerët”, tha Lushtaku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Mërgim Lushtakut në emisionin DIREKT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Lushtaku: Ja je me Amerikën, ja me Rusinë. Nuk ka mes!

    Lushtaku: Ja je me Amerikën, ja me Rusinë. Nuk ka mes!

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në emisionin DIREKT në ATV, duke komentuar raportet e Kosovës me SHBA-në, tha se në raport me aleancat është e qartë se “ja je me Amerikën, ja me Rusinë”.

    “Në jetojmë në këtë vend dhe shtëpia e vetme që e kemi, e kemi Kosovën. Por, edhe në drejtimin e aleancave duhet t’i kuptojmë se ja je me Amerikën, aj je me Rusinë. Nuk ka mes në këtë drejtim. Nuk jena Zvicër, jemi një Ballkan ku në aspektin gjeopolitik luan rol shumë përcaktimi gjeostrategjik dhe sigurisht që në sferat e interesit, edhe vetë Kosova është në strategjinë e SHBA-ve, gjë që ne si shqiptarë duhet të jemi krenarë dhe falënderues”, tha Lushtaku.

    Ai tha se Kosova duhet të mendojë me mendje të kthjellët se çfarë po do të arrijë me aksionet në veri.

    “Ne duhet më mendojmë me mendje të kthjellët se çfarë po duam me arritë me aksionet në veri. Absolutisht, deri të premten kur kanë shkuar edhe vetë kryetarët në veri të vendit, kryesisht të Vetëvendosjes në komunat me njësinë speciale, nuk kemi thënë asgjë publikisht sepse nuk i kemi ditur koordinatat apo bashkëveprimet mes Qeverisë dhe SHBA-ve. Me daljen e ambasadorit Hovenier që ka deklaruar se s’ka koordinim dhe bashkëveprim, sigurisht që ne kemi reaguar”, tha Lushtaku.

    Intervistën e plotë të Mërgim Lushtakut në emisionin DIREKT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Lushtaku: Idetë e Albin Kurtit kanë pasoja për Kosovën, ai po eksperimenton

    Lushtaku: Idetë e Albin Kurtit kanë pasoja për Kosovën, ai po eksperimenton

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në emisionin DIREKT në ATV, tha se Albin Kurti, çdo herë ia ka huqë sa i përket shtetësisë së Kosovës dhe se idetë e tij po kanë posoja për Kosovën.

    “Albin Kurti çdo herë ia ka huqë sa i përket shtetësisë së Kosovës. E dimë shumë mirë, edhe prej procesit të Rambujesë, edhe procesit të Pavarësisë së Kosovës, edhe shtet ndërtimit, edhe funksionimit të shtetit dhe ja ku jemi sot, me gjithë atë arritje që e ka bërë PDK-ja me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë drejtim, besoj që as këtu nuk ka dilemë që Albin Kurti, edhe këtu del i gabuar, por fatëkeqësisht po shihet se ka pasoja prapa kësaj sepse më nuk është Albin Kurti në opozitë që ato idetë e tij të pa logjikuara, të pa menduara, të pa analizuara, mund t’i implementonte në opozitë, e tash në pozitë ka mundësi edhe t’i implementojë edhe të eksperimentojë”, tha Lushtaku.

    Ai tha se Kurti po eksperimenton me Kosovën.

    “Fatkeqësisht, po eksperimenton edhe me Kosovën sepse ne e kemi parë në diskutimin edhe elektoral që vet Albin Kurti i thoshte disa fjalë si klithma elektorale, sikur ka qenë ajo “amelika, amelika”, por kam mëndu që kanë qenë vetëm sa për fushata, por po del që i ka edhe ideologji edhe orientim”, tha Lushtaku. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Asnjë hap para nuk ka lëvizur procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të BQK-së

    Asnjë hap para nuk ka lëvizur procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të BQK-së

    Asnjë hap para nuk ka lëvizur procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Që nga 7 prilli kur Komisioni për Buxhet i rekomandoi kryetarit të Kuvendit ta kthejë procesin në pikën zero, ky institucion vazhdon të heshtë duke e lënë kështu procesin të bllokuar.

    Derisa Banka Qendrore thotë se janë në pritje të Kuvendit për dhënien e dritës së gjelbër, për ta hapur për herë të dytë konkursin, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje as për televizionin.

    Asnjë informacion nuk e kanë as anëtarët e Komisionit parlamentar për Buxhet, të cilët thonë se kjo po bëhet qëllimisht.

    “Këtu ka konflikt të brendshëm partiak të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po shihet se ata po mundohen secili me ndiku në përzgjedhjen e guvernatorit dhe më thanë shkurt e shqip, këtu ka lojë pazari”, tha anëtari i Komisionit për Buxhet, Mërgim Lushtaku.

    Lushtaku shtonë se anëtarët e panelit për përzgjedhjen e guvernatorit do të duhej të shkarkoheshin, pasi, sipas tij, mund të përsëriten sërish gabimet e njëjta.

    “Anëtarë të panelit e kanë sjellë në këtë fazë këtë proces, ata nuk janë më kredibilë për të udhëhequr një proces tjetër për guvernatorin e Kosovës”, tha Lushtaku.

    Pas përfundimit të mandatit të ish-guvernatorit Fehmi Mehmeti, më 29 mars në këtë pozitë si ushtrues detyre erdhi Bashkim Nurboja.

    Parregullsitë e bëra gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për guvernator, bënë që ky proces të përsëritet edhe një herë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë: