Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.
Sot 25 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.
Me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Izbicë, Komuna e Skenderajt do të organizojë sot tubim përkujtimor në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke filluar nga ora 10:00.
Gramoz Berisha erdhi përsëri tek varrezat ku pushojnë eshtrat e familjarëve që iu vranë nga forcat serbe, më 26 mars të 1999-ës.
Në atë të premte marsi, forcat serbe ekzekutuan 49 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka.
Pesë nga ta u vranë tek shtëpitë e Berishëve, kurse pjesa tjetër e familjes, përfshirë 15 fëmijë, u vra,ose të paktën kështu menduan forcat serbe,në këtë lokal, që sot shërben si muze.
Gramozi i cili në atë kohë ishte vetëm tetë vjeç, shpëtoi duke u shtirursi i vdekur.
Bashkë me nënën e tij, Vjollcën, dhekushërirën Shyhreten, u hodhën nga mjeti ku po transportoheshin kufomat e të vrarëve.
“Na kanë pru te lokali ku ka ndodhur masakra, te piceria “Kalabria”, aty kanë filluar gjuajtjet derisa nuk ka lëvizur askush. Jam bërë si i vdekur në momentin kur kanë filluar të kapin, pastaj na kanë bartur na kanë futur në kamion dhe kamioni u nis në drejtim të Prizrenit. Gjatë rrugës për Prizren mami më ka kapur mua, fillimisht gruaja xhaxhait, Shyhretja,është hedhur nga kamioni më pas edhe mami me mua, të plagosur jemi hedhur”, tha Gramoz Berisha, i mbijetuar i masakrës.
Hysni Berisha u angazhua për tëmbledhurgjësendet që mbetën nga më të dashurit e tij, duke i ekspozuar ato,në lokalin ku u krye masakra.
“Më 1 shtator të ‘99-ës kemi shkuar t’i hapim varrezat për herë të dytë. Në mesin e dokumenteveqë janë gjetur është gjetur edhe fletorja e Miratit, ai ka qenë në klasën e parë dhe e ka marrë lapsin dhe çantën me vete, duke mendu që do kthehet”, deklaroi Hysni Berisha, familjar i të masakruarve.
Kur lufta mbaroi e ushtria serbe doli nga Kosova, ai u takua sy më sy me atë që urdhëroi gjenocidin në Kosovë. Ishte koha që ai të dëshmonte në Hagë kundër Millosheviqit.
Në një moment ai thotë se unë kam punë me këtë dëshmitar më së shumti, sepse ky është dëshmitar i përgatitur”, deklaroi tutje Hysni Berisha.
25 vjet pasluftës, familja Berisha vazhdon të jetë në kërkim të 24 familjarëve të pagjetur.
“Edhe rasti i familjes Berisha, edhe përpjekja në kuptim të ndriçimit të fatit të më shumë se 20 personave, do të mbetet një nga zotimet tona, ose një nga prioritetet tona”, tha Jushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.
Pas luftës së fundit në Kosovë, mbi 1600 personavazhdojnë të jenë të pagjetur./atvlive.tv
25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrën në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan nga forcat serbe.
“Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka shkruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka shtuar se së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.
Krasniqi ka treguar se kanë bërë homazhe dhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.
“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot. E përjetshme qoftë lavdia për ta!”, ka theksuar Memli Krasniqi.
Sot bëhen 24 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në të gjithë lagjen.
Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.