ATV

Tag: Lipjan

  • Rikthehet “Mergata Fest & Sport”, tri ditë sporti dhe argëtimi pa kufij në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

    Rikthehet “Mergata Fest & Sport”, tri ditë sporti dhe argëtimi pa kufij në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

    Bëhuni gati për tre ditë me plotë aktivitete sportive dhe argëtimi në “Mergata Fest & Sport”, që do të mbahet në datat 27, 28 dhe 29 korrik. Ky festival i shumëpritur, tashmë tradicionoal, organizohet posaçërisht për diasporën dhe premton një përzierje të gjerë të aktiviteteve sportive dhe argëtuese.

    Naim Llugiqi dhe Alban Zejnullahu, organizatorë të festivalit, kanë ndarë më shumë detaje rreth këtij eventi në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV.

    Një nga pikat kryesore të festivalit do të jenë koncertet e mbrëmjes me fillim nga ora 20:00, që do të mbahen nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti. Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan për tri netë radhazi do të gjallërohet me performancat magjepsëse të këngëtarëve të njohur të estradës, ndër të cilët do të jenë Sabri Fejzullahu, Nora Istrefi, Alban Mehmeti, Xuxi, e shumë të tjerë.

    “Përpos aktiviteteve sportive që do të ketë, ne e kemi edhe festivalin, do të thotë koncertin prej orës 20:00, i cili organizohet nën patronazhin e kryetarit Imri Ahmeti. Deri në ora 23:00 e kemi çdo natë, për tri net radhazi, krejt këngëtarët nga estrada. Është Sabri Fejzullahu, Nora Istrefi, Alban Mehmeti, Xuxi e shumë të tjerë. Prej orës 20:00 që fillojnë, i ftojmë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan”, tregoi Naim Llugiqi.

    Ndërsa, Alban Zejnullahu, i cili në këtë festival do të përkujdeset për pjesën e sportit, tha se për dallim prej vitit të kaluar, këtë edicion do të ketë edhe sporte të tjera, të cilat janë mjaft atraktive për pjesëmarrësit.

    “Realisht, sivjet do të mbajmë aktivitete të ngjashme siç i kishim vitin e kaluar, por kësaj here pak më ndryshe me do sporte që nuk janë parë më herët dhe kryesisht janë sporte që janë shumë atraktive për qytetarët që do të marrin pjesë”, tha Zejnullahu.

    Bisedën e plotë të Naim Llugiqit dhe Alban Zejnullahut në ALARM e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

    Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrën në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan nga forcat serbe.

    “Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka shkruar Krasniqi.

    Kreu i PDK-së ka shtuar se së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.

    Krasniqi ka treguar se kanë bërë homazhe dhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

    “Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot. E përjetshme qoftë lavdia për ta!”, ka theksuar Memli Krasniqi.