ATV

Tag: Leonardo DiCaprio

  • Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizon lidhjen me modelen, Victoria Cerett

    Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizon lidhjen me modelen, Victoria Cerett

    Pas shumë thashethemeve, Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizoi lidhjen e dashurisë me modelen Vittoria Cerett.

    Çifti dolën publikisht në Londër dhe ishin të shoqëruar edhe me familjarët e modeles.

    Sipas revistës ‘’People, cifti së shpejti edhe mund të fejohen.

    Leonardo DiCaprio 49-vjeçar, kurse modelja Cerett, 25-vjeçare, thuhet se nuk e kanë fare problem diferencën në moshë, përkundrazi sipas burimeve të ‘’People’’, kjo I bën edhe më të afërt njëri me tjetrin.

    Vittoria Cerett është një modele italiane e cila ka ecur në pasarela të ndryshme si Dior, Versace, Dolce and Gabanna.

    Në vitin 2012 ajo për herë të parë u bë modele për markën e njohur Giorgio Armani dhe që nga atëherë pati suksese të njëpasnjëshme./atvlive.tv/

  • Gigi dhe Leonardo u panë sërish së bashku

    Gigi dhe Leonardo u panë sërish së bashku

    Modelja Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë fotografuar sërish bashkë në Manhattan.

    Ata ishin në një restorant Italian dhe Leonardo ishte larguar nga aty I pari dhe pas 3 minutave modelja, transmeton atvlive.tv.

    Nuk është hera e parë që ata shihen në praninë e njëri tjetrit, por hera e fundit që u panë bashk ishte muaji mars pas eventit të çmimeve Oscar.

    Ndryshe, Leonardo muaj më parë kishte bërë një deklaratë duke thënë se nuk ndjehet mirë që akuzohet për lidhjet e tij të dashurisë me vajza shumë më të reja në moshë.

    Sidoqoftë, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë 20 vite diferencë në moshë.

    Ndryshe nga Leonardo, Gigi Hadid ka një vajzë dy vjecare me ish të dashurin e saj, Zayn Malik./atvlive.tv/