ATV

Tag: Kylian Mbappe

  • Real Madrid, i frustruar me komentet e fundit të Mbappes

    Real Madrid, i frustruar me komentet e fundit të Mbappes

    Real Madrid thuhet se ka qenë i dëshpëruar për të mbajtur të gjitha lëvizjet e tyre për Kylian Mbappe në prapaskenë deri në verë këtë herë, por pasi shmangu mediat gjatë gjithë sezonit, sulmuesi francez theu heshtjen e tij të mërkurën mbrëma.

    Mbappe i tha shtypit francez se ‘të gjitha palët janë të mbrojtura’ pavarësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, ndërsa pranoi gjithashtu se vendimi i tij nuk ishte marrë ende.

    Në anën tjetër, Real Madridi thuhet se i ka dhënë Mbappes një afat deri në mes të janarit deri në të cilin ai duhet t’i përgjigjet atyre.

    Më vonë, mbrëmjen e mërkurë, në mediumin El Chiringuito, Josep Pedrerol tha se fjalët e Mbappe nuk ishin pritur mirë në Santiago Bernabeu.

    “Real Madridi nuk është i kënaqur me fjalët e Mbappes. Ata nuk duan të futen në një dramë të gjatë sezonale dhe duket se Mbappe po”, ka thënë Pedrerol.

    Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Real Madridi i ka dhënë kohë Mbappes 15 ditë për të marrë një përgjigje përfundimtare, dhe në rast se vije një tjetër refuzim, skuadra spanjolle do të heqë përfundimisht dorë nga ai.

    Kujtojmë që prej kohësh, Real Madridi është i interesuar për shërbimet e Mbappes, derisa Los Blancos vazhdimisht janë refuzuar nga sulmuesi francez./ATVLIVE.TV/

  • PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    Paris Saint Germain është gati të lërë Kylian Mbappen të largohet këtë verë, por vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 250 milionë euro.

    Superylli e bëri rikthimin e tij në ekipin e parë me një gol në barazimin 1-1 të PSG-së me Toulouse të shtunën, ku ai dukej se tregonte se e ardhmja e tij, të paktën për disa muajt e ardhshëm, do të ishte në kryeqytetin francez.

    Por pas thashethemeve për një kohë të gjatë që Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë verë, PSG thuhet se ka caktuar një çmim të lartë për 24-vjeçarin, përcjellë KosovaPress

    Sipas gazetës spanjolle “AS”, skuadra pariziene po mban shpresë për të rënë dakord për një kontratë të re me sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në më pak se 12 muaj.

    Por megjithatë janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë nëse oferta e duhur paraqitet nga gjigantët e La Liga-s.

  • ​Mbappe lihet jashtë skuadrës së parë në stërvitjet në Paris

    ​Mbappe lihet jashtë skuadrës së parë në stërvitjet në Paris

    Kylian Mbappe nuk do të stërvitet me ekipin e parë të Paris St-Germain kur ata të stërvitën të hënën për fillimin e sezonit të Ligue 1.

    Mbappe ka qenë në një kontrate me PSG-në mes dëshirës për t’iu bashkuar Real Madridit.

    Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit francez po refuzon të nënshkruajë vazhdimin e një viti të kontratës së tij, e cila përfundon verën e ardhshme.

    Prandaj PSG dëshiron të shesë sulmuesin francez tani dhe të sigurojë një tarifë transferimi në vend që ta lërë të shkojë për asgjë.

    Si rezultat, Mbappe u la jashtë skuadrës të PSG-së për udhëtimin e tyre parasezonal në Azi.

    Ai më pas refuzoi të takohej me përfaqësuesit e Al-Hilal, të cilët i bënë një ofertë rekord për ta sjellë atë në Ligën Pro Saudite, raporton BBC.

    PSG-ja fillon mbrojtjen e titullit francez në shtëpi ndaj Lorient të shtunën dhe kuptohet se Mbappe nuk do të stërvitet me grupin stërvitor ‘A’

    Burimet e PSG-së thonë se përpjekja e tyre më e fundit për të ndërmjetësuar një zgjidhje për situatën ishte t’i ofronin Mbappes një garanci të shitjes së tij te një ekip tjetër në fund të sezonit aktual, mirëpo kjo ofertë u refuzua.

  • ​Mbappe në Real Madrid? Ancelotti: Jemi të kompletuar

    ​Mbappe në Real Madrid? Ancelotti: Jemi të kompletuar

    Pas fitores së ekipit të tij në ndeshjen përgatitore kundër Manchester United me rezultat 2-0, trajneri i Real Madridit siguroi se skuadra e tij është e kompletuar sa i përket blerjes së lojtarëve në këtë afat kalimtar.

    “Skuadra është shumë e mirë kështu. Jemi të kompletuar”, tha trajneri italian.

    Ndërsa i pyetur për Kylian Mbappen, lojtar i cili raportohet se ka marrëveshje me Realin, Ancelotti nuk dëshuroi të përgjigjet duke i thënë gazetarit që të kalojë në pyetjen tjetër.

    Klubi spanjoll tashmë është forcuar që nga fillimi i kësaj merkatoje me ardhjet e Jude Bellingham , për 105 milionë euro, Brahim Diaz dhe Arda Güler.

  • PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    Paris Saint Germain raportohet se e ka pranuar ofertën e klubit arab, Al-Hilal për Kylian Mbappen.

    Sipas Sky Sports, klubi francez e ka pranuar ofertën prej 300 milionë euro për yllin e tyre.

    Oferta ka vlerën e 300 milionë eurove, që është rekord botëror. Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

    Gjithashtu raportohet se parisienët i kanë dhënë lejen Al-Hilalit që të nisin bisedimet edhe me Mbappen.

    Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i ish-sulmuesit të Monacos.

  • ​Mbappe i kërkon takim sy më sy presidentit të PSG-së

    ​Mbappe i kërkon takim sy më sy presidentit të PSG-së

    Kylian Mbappe thuhet se do të zhvillojë bisedime ballë për ballë me presidentin e Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi sot për të diskutuar të ardhmen e tij në klub.

    24-vjeçari dukej se ishte në prag të kalimit në Real Madrid verën e kaluar përpara se të bënte një kthesë të madhe dhe të nënshkruante një kontratë të re dyvjeçare me PSG-në.

    Megjithatë, klubi francez mbeti i shokuar kur Mbappe vendosi që të mos e shfrytëzojë mundësinë për vazhdimin e kontraës, gjë e cila irritoi presidentin Khelaifi i cili dha urdhër që lojtari të largohet nëse nuk e vazhdon kontratën.

    Sidoqoftë, “Sky Sports Neës” raporton se Mbappe do të takohet me Al-Khelaifi sot për të diskutuar rreth kësaj situate, përcjellë KosovaPress.

    Raporti shton se Mbappes do t’i thuhet përsëri se ai ka kohë deri më 31 korrik për të përcaktuar të ardhmen e tij në PSG deri në vitin 2025 ose përndryshe klubi do të shikojë ta shesë atë te ofertuesi më i lartë këtë verë.

    Mendohet se Mbappe synon të shohë pjesën tjetër të kontratës së tij dhe thuhet se është i përgatitur të ulet në stol për të gjithë sezonin 2023-2024 në mënyrë që të qëndrojë.

  • Gjiganti anglez ofron 200 milionë euro për Mbappen

    Gjiganti anglez ofron 200 milionë euro për Mbappen

    Bëhet e ditur se gjiganti anglez, Liverpool ka bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

    Mbappe, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Monaco, ka shënuar plot 212 gola në 260 ndeshje për kampionin francez, raporton KosovaPress.

    Sidoqoftë, Mbappe e ka informuar PSG-në muajin e kaluar që ai nuk do ta aktivizojë opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit, gjë që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë nga klubi në verën e vitit 2024.

    Tani, Mbappe, i cili ka qenë i lidhur në të kaluarën me Liverpoolin dhe madje kishte pasur bisedime me gjigantin anglez para se ta zgjaste aventurën e tij në Paris, sipas gazetarit Edu Aguirre, është subjekt i një oferte prej 200 milionë eurosh nga “Të Kuqtë”.

    Ajo çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në zyrat e PSG-së është që një ofertë nga Liverpooli ka arritur, i tha Aguirre “Sport Witness”.

    “Liverpooli i ka hyrë garës. Liverpooli ka bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh për Mbappen. Oferta nga Liverpooli e cila ka arritur në orët e fundit në zyrat e PSG-së është 200 milionë euro. Al-Khelaifi e ka vënë në shitje Mbappen”, tha Aguirre.