Tag: Kosovë
-

Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë
Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimet kufitare, zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.Pajisjet e ndaluara përfshijnë: laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave. -

KFOR: Ushtarët turq dhe Garda Skoceze me patrullim të përbashkët në Kosovë
Ushtarët turq nga Komanda Rajonale Lindore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullim të përbashkët në zonën e tyre të përgjegjësisë së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.Aktivitete të tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it nga OKB-ja.KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. -

Gati 1000 divorce në 7 muaj për këtë vit në Kosovë
Numri i shkurorëzimeve në vendin tonë po rritet. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Sipas të dhnave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin janar të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve. Ndërkaq gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E në muajin mars janë regjistruar 123 raste të shkurorëzime.E numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.
E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shenuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 përqind krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.
“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaji me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste.

-

Kjo është komuna më e varfër në Kosovë
Numri i përgjithshëm familjeve nën asistencë sociale në vend është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtyre familjeve është 88 mijë e 453.
Komuna e Mitrovicës ka më së shumti familje me asistencë sociale. Kjo komunë ka 2 mijë e 131 familje përfituese nga skema sociale apo 8 mijë e 672 qytetarë.
Komuna e dytë me më së shumti familje nën asistencë sociale radhitet ajo e Vushtrrisë me 1 mijë e 291 familje ose 5 mijë e 609 qytetarë.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Lipjani është Komuna e tretë me numër më të madh të familjeve nën asistencë sociale, me 1 mijë e 163 familje apo 4 mijë e 979 qytetarë.
Pas kësaj komune radhitet Prishtina me 1 mijë e 152 familje ose 4 mijë e 370 qytetarë.
Gjakova ka nën asistencë sociale 1 mijë e 94 familje apo 4 mijë e 392 qytetarë.
“Numri i përgjithshëm i familjeve nën asistencë sociale është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm I qytetarëve 88 mijë e 453”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin shkurt të këtij viti.