ATV

Tag: Kim Kardashian

  • Kim K & Lewis Hamilton Në LIDHJE!!! – Fotot e tyre bashkë në Super Bowl shpërthejnë rrjetin!

    Kim K & Lewis Hamilton Në LIDHJE!!! – Fotot e tyre bashkë në Super Bowl shpërthejnë rrjetin!

    Hollywood-i dhe pista e “Formula 1” janë në zjarr! Kim Kardashian dhe legjenda e F1 Lewis Hamilton, kanë ndezur një nga romancat më të përfolura të vitit dhe bota nuk po pushon së foluri!

    Dyshja tërhoqi gjithë vëmendjen në Super Bowl LX, ku u panë së bashku në një “suitë” private, të buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit, një moment që fansat po e quajnë “’lancimi’ zyrtar” i lidhjes së tyre pas javësh spekulimesh.

    Por drama kishte nisur edhe më herët! Para Super Bowl-it, Kim dhe Lewis shtuan thashethemet me një arratisje romantike në Europë, fluturime me avion privat drejt Londrës dhe Parisit, darka luksoze dhe qëndrime në hotele ekskluzive që ndezën paparacët.

    Edhe pse as Kim dhe as Lewis nuk kanë konfirmuar publikisht se janë “zyrtarisht çift”, paraqitja e tyre krah për krah në eventin më të madh sportiv të vitit flet shumë për fansat dhe mediat rozë.

    Kim, pas lidhjeve të bujshme të së kaluarës, duket se po jeton momentin e saj më të mirë, ndërsa Lewis, i lidhur shpesh me emra të famshëm, mund të ketë gjetur më në fund dikë që përballon dritat e skenës po aq mirë sa ai.

    Pavarësisht nëse e doni apo jo këtë çift, një gjë është e sigurt, Kim K dhe Lewis Hamilton janë çifti më i përfolur i vitit 2026 dhe kjo histori sapo ka filluar!

    Kliko këtu për video!

  • Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe superylli i Formula 1, Lewis Hamilton, sapo i dhanë internetit një arsye tjetër për të shpërthyer, të dy u panë duke mbërritur në një hotel luksoz në Paris, duke ndezur edhe më shumë thashethemet për një lidhje romantike mes yllit të reality TV dhe ikonës së garave. 

    Fotot e siguruara nga paparacët tregojnë Kim, 45 vjeç, dhe Lewis, 41 vjeç, duke mbërritur në hotelin luksoz pas një fluturimi me avion privat nga Mbretëria e Bashkuar , pas një fundjave romantike në një resort luksoz në fshatin e Anglisë.

    Edhe pse as Kim e as Lewis nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë gjë romantike, rrjetet sociale janë plot me diskutime pas këtij mbërritjeje së bashku. Ata u panë duke hyrë në kryeqytetin francez me një SUV bashkë me ekipet e tyre, duke u përpjekur të jenë diskretë, por duke tërhequr gjithsesi vëmendjen në “Qytetin e Dashurisë”.

    Kjo shënon një nga shfaqjet e tyre më publike që nga fillimi i thashethemeve për romancë dhe vetëm i hedh më shumë benzinë zjarrit. Vëzhguesit vënë re se koha është interesante, duke qenë se Kim ishte gjithashtu në Paris duke promovuar bashkëpunimin e saj NikeSKIMS dhe Lewis është një nga figurat më të ndjekura në sport.

    Dyshja njihen prej vitesh, duke u takuar për herë të parë në evente të profilit të lartë në 2014, por kjo paraqitje në Paris është shenja më e dukshme deri tani që mund të ketë diçka më shumë se një miqësi. Raportet e mëparshme të TMZ thonë se ata ndanë një fundjavë luksoze në Mbretërinë e Bashkuar, plot me spa, darka dhe masazhe për çiftin dhe tani ky takim në Paris po bën të gjithë të pyesin se a janë thjesht miq, apo po lind një “power couple” i ri?

    Pa asnjë fjalë zyrtare nga asnjëra palë, fansat dhe ndjekësit e thashethemeve, po ndjekin çdo lëvizje dhe ky udhëtim në Paris mund të jetë sinjali që të gjithë po prisnin.

  • Ende në anën e tij – Kim Kardashian zbulon mënyrën se si ende e mbështet ish-partnerin, Kanye West

    Ende në anën e tij – Kim Kardashian zbulon mënyrën se si ende e mbështet ish-partnerin, Kanye West

    Edhe pas një ndarjeje që pushtoi titujt kryesorë anë e mbanë botës, Kim Kardashian po tregon se disa lidhje nuk këputen asnjëherë plotësisht.

    Ylli i reality show-ve dhe miliarderja e bukurisë ka habitur fansat duke zbuluar se ende e mbështet ish-bashkëshortin e saj Kanye West, pavarësisht divorcit të tyre shumë publik dhe polemikave të vazhdueshme që e rrethojnë atë. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për takime të fshehta apo telefonata nate.

    Sipas burimeve pranë saj, Kim e ka prioritet të flasë me respekt për Kanye-n përpara katër fëmijëve të tyre, duke u siguruar që ata ta shohin babanë e tyre në një dritë pozitive. Thuhet se ajo është e vendosur të ndajë dhimbjen personale nga prindërimi, duke zgjedhur stabilitetin dhe dashurinë në vend të dramës.

    Po ashtu, Kim shihet kjart se i inkurajon fëmijët të qëndrojnë të lidhur me muzikën dhe trashëgiminë krijuese të Kanyes, duke ua kujtuar ndikimin e tij si artist, ndërkohë që i mbron nga kaosi që shpesh shoqëron emrin e tij në media.

    Fansat reaguan menjëherë, me shumë prej tyre që e lavdëruan pjekurinë dhe forcën emocionale të Kim-it, duke e quajtur këtë qasje “bashkëprindërim në nivel tjetër”. Të tjerë u habitën që ajo ende po ofron mbështetje por Kim duket se nuk ndikohet nga opinioni publik.

    Ndërsa romanca i përket së kaluarës, veprimet e Kimit tregojnë se respekti dhe familja vazhdojnë të jenë në plan të parë. Në botën e ndarjeve të famshme, kjo mund të jetë një nga lëvizjet më të papritura dhe më të pjekura deri më sot.

  • Motra­t Kardashian befasojnë fansat me foto të rralla nga viti 1999

    Motra­t Kardashian befasojnë fansat me foto të rralla nga viti 1999

    Kourtney Kardashian ka rikthyer ndjekësit në kohë me disa fotografi nostalgjike të publikuara në Instagram, të shkrepura plot 26 vite më parë. Në imazhet nga viti 1999, ajo shfaqet së bashku me motrat Kim dhe Khloe në adoleshencë, të veshura me pizhame me printim leopardi dhe duke mbajtur dhurata të mbështjella njësoj – një pamje larg shkëlqimit që ato tregojnë sot. Postimi i thjeshtë me mbishkrimin “1999” ndezi menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët vunë re ndryshimet e dukshme para ndërhyrjeve estetike dhe para jetës së famës globale.

    Publikohen disa fotografi të motrave Kardashian para 26 viteve, ndryshimet para ndërhyrjeve

    Kujtimet e Kourtney vijnë në një kohë kur motrat shpesh reflektojnë publikisht për sfidat e hershme të ekspozimit mediatik. Së fundmi, Kim zbuloi në podcast-in “Call Her Daddy” se Khloe është gjykuar shpesh për pamjen fizike dhe se ajo dhe Kourtney ndihen se duhet ta kishin mbrojtur më shumë në atë periudhë.

    Familja Kardashian u bë fenomen botëror pas nisjes së reality shou-t “Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2007, duke ndërtuar një perandori biznesi dhe mediatik që vijon të dominojë kulturën pop edhe sot.

  • Vajza vetëm 11 vjeçare e Kim Kardashian, modelon për “SKIMS”

    Vajza vetëm 11 vjeçare e Kim Kardashian, modelon për “SKIMS”

    North West po rikthehet në qendër të vëmendjes, kësaj here përmes markës miliardëshe të së ëmës. Vajza 11-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West ka bërë rikthimin e saj në botën e modelimit pas një pauze pesëvjeçare, duke u shfaqur në një fushatë të re të SKIMS që u publikua këtë javë.

    Fushata vë në pah vetëbesimin e rritur dhe stilin në zhvillim të North-it, me yllin e ri që pozon me veshje komode dhe shfaqet krah anëtarëve të tjerë të familjes Kardashian-Jenner. Paraqitja e saj shënon një moment ku gjithçka sillet rreth SKIMS, markë e cila është bërë e njohur për përfshirjen e yjeve të afirmuar dhe talenteve të gjeneratës së re.

    Fansat reaguan menjëherë në rrjete sociale me vlerësime, duke vënë në dukje prezencën natyrale para kamerës dhe energjinë lozonjare që sjell në set. Për SKIMS, është një tjetër moment që gjeneron tituj lajmesh, duke treguar se edhe pas viteve larg, North West vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

  • Ray J dhe Kim Kardashian me probleme ligjore, shkak video e tyre erotike

    Ray J dhe Kim Kardashian me probleme ligjore, shkak video e tyre erotike

    Ylli i R&B-së Ray J  ka hedhur bombën ligjore ndaj Kim Kardashian dhe Kris Jenner, duke paditur nën pretendimin se ato shkelën marrëveshjen që kishin në lidhje me “sex tape”-in e tyre famëkeq.

    Ai pretendon që në një kontratë të vitit 2023 ishte rënë dakord mos të flitej publikisht më për ato video, por sipas tij, Kardashian dhe Jenner vazhduan t’i përmendin,  veçanërisht në episodet e “The Kardashians”.

    Në dokumentat ligjorë, Ray J pohon se Kris Jenner ishte pikërisht ajo që organizoi publikimin e videos përmes Vivid Entertainment, akuzë që Kardashianët e kanë mohuar. Ai kërkon të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim dhe një heqje të padisë.

    Në anën tjetër, Kim dhe Kris kanë paditur Ray J për shpifje, duke i cilësuar deklaratat e tij si të pavërteta dhe tendencioze. Sipas tyre, nuk ka asnjë hetim federal ndaj familjes Kardashian-Jenner dhe akuzat e Ray J janë vetëm pjesë e një “fushate qëllimshme për njollosje” të emrit të tyre.

    Ray J ka bërë edhe akuza spektakolare në “livestream”, ai premtoi një padi sipas ligjit “RICO”, duke thënë se akuzat “do të jenë më të mëdha se ato kundër Diddy-t”. Kim dhe Kris thonë se deklaratat e tij janë “të pabaza” dhe po përdoren vetëm për vëmendje publike.

    Kjo përplasje ligjore ngre pyetje më të thella si: A është kjo me të vërtetë situat kaq e rënduar apo thjesht një lojë e njohur mediatike mes figurave shumë publike? Konflikti pritet të jetë me pasoja, për reputacionin, financat dhe imazhin e që të treve.

  • 10 shtëpitë më të shtrenjta të VIP-ave

    10 shtëpitë më të shtrenjta të VIP-ave

    Nga vilat e Hollivudit te pallatet e Bollywood-it, këto prona tregojnë se luksit nuk ka kufij. Ja lista e 10 shtëpive më të shtrenjta të VIP-ave në 2025, renditur nga më e lirë tek më e shtrenjta.

    1. Elliot Page – Penthouse në New York City

    Penthouse modern me pamje mahnitëse të qytetit dhe elegancë urbane, thuhet se për këtë “penthouse” aktori pagoi rreth 21 milionë dollarë.

    2. LeBron James – Los Anxhelos, Kaliforni

    Shtëpia e legjendës së basketbollit natyrisht që përfshin fushë basketbolli private, palestër dhe shtëpi për mysafirët, ideale për jetën aktive të yllit NBA. Çmimi i kësaj shtëpie supozohet se kushtoi rreth 23 milionë dollarë

    3. Taylor Swift – Pronë bregdetare në Rhode Island

    Prona me plazh privat, shtëpi për mysafirë dhe kopshte të mëdha, vend ideal për arratisje të qeta larg paparacëve. Thuhet se shtëpia kushton rreth 17 milionë dollarë.

    4. Kylie Jenner – Holmby Hills, Los Anxhelos

    Vila moderne me pishinë infinity, kinema private dhe dizajn minimalist që reflekton stilin unik të Kylie-t. Kjo vilë ka çmim prej 36.5 milionë dollarësh

    5. Shah Rukh Khan – Mannat, Mumbai, Indi

    Arkitekturë madhështore, kopshte të gjelbëruara dhe tarraca me pamje nga oqeani, një prej shtëpive më të famshme jashtë Hollivudit. Ky objekt arti kushton rreth 35 milionë dollarë.

    6. Ellen DeGeneres – Montecito, Kaliforni

    Pishinë, fushë tenisi dhe shtëpi për mysafirë, perfekte për pritje VIP-ash. Me çmim marramendës prej 45 milionë dollarësh.

     

    7. Kim Kardashian – Hidden Hills, Kaliforni

    Dizajn futuristik, garderoba gjigante dhe teknologji tejet të avancuar, një nga shtëpitë më të komentuara të VIP-ave dhe siç pritet kap shumën prej 60 milionë dollarësh.

    8. Jennifer Lopez & Ben Affleck – Bel-Air, Los Anxhelos

    Pishina të shumta, kinema private dhe dizajn bashkëkohor, vendpushimi i përkryer për çiftin e famshëm. Shtëpia e çiftit Lopez dhe Afleck kap shumën e 70 milionëve…

    9. Oprah Winfrey – Montecito, Kaliforni

    Pronë 23,000 metra katrorë me kopshte të gjelbëruara, spa privat dhe bibliotekë madhështore. Tërë këta metra katrorë kushtojnë rreth 90 milionë dollarë.

     

    10.  Drake – Toronto, Kanada

    Ashensor privat, pishinë brenda dhe studio regjistrimi luksoze, kombinim perfekt pune dhe kënaqësie. Çmimi 100 milionë dollarë, duke kaluar çdo shifër tjetër në këtë list.

    Çdo pronë reflekton stilin dhe mënyrën e jetesës së pronarit. Nga plazhet private dhe pishinat infinity, te kinematë private dhe kopshtet e mëdha, këto vila japin një shije të luksit që shumica mund ta shohin vetëm në ëndrrat e tyre.

  • Kim Kardashian i shanë psikikët e saj pas dështimit në provimin e avokatisë

    Kim Kardashian i shanë psikikët e saj pas dështimit në provimin e avokatisë

    Në një moment të rrallë transparence tejet të papritur, ylli i realitetit dhe aspirantja për avokate, Kim Kardashian, kritikoi publikisht psikikët që ajo dhe familja e saj i konsultuan prej kohësh, pasi mori lajmin zhgënjyes se nuk e kaloi provimin e avokatisë në Kaliforni.

    Zbulimi erdhi përmes një storie në Instagram më 8 nëntor, ku Kardashian pranoi: “E pra… nuk jam ende avokate, vetëm luaj rolin e një avokateje të veshur mirë në TV.” Ajo shtoi se pas gjashtë vitesh në rrugëtimin e saj ligjor, nuk është tërhequr: “Pa i rënë trup, pa u dorëzuar, vetëm më shumë studim dhe edhe më shumë vendosmëri.”

    Por ndoshta më shumë vëmendje mori akuzima e saj ndaj këshilltarëve shpirtërorë. Gjatë një videoje në TikTok të xhiruar gjatë përgatitjeve për festimin e 70-vjetorit të nënës së saj, ajo tha:

    “Të gjithë psy-kët që kemi takuar, dhe jemi obsesionuar me ta, janë të gjithë plot m….”
    Ajo vazhdoi duke i quajtur “gënjeshtarë patologjikë”, duke shtuar: “ndoshta katër prej tyre më thanë se do ta kaloja barin” dhe lëshoi një paralajmërim të prerë për publikun duke na thënë:  “Mos i besoni asaj që thonë.”

    Ambicia e Kardashian për t’u bërë avokate është publike prej vitesh. Pas kalimit të provimit të njohur si “baby bar” në Kaliforni (First-Year Law Students’ Exam) dhe provimit “Multistate Professional Responsibility Exam” (MPRE), ajo synoi barin (testi i avokaturës) e plotë.

    Por përballë provimit jashtëzakonisht të vështirë të Kalifornisë, me norma suksesi që lëvizin rreth 50% ose më pak nga aplikantët, Kardashian hasi në pengesën e saj të parë të madhe. Parashikimet e sigurta të psikikëve se do të kalonte , u mor si tradhti kur rezultati erdhi negativ.

    Vlen të përmendet se Kardashian nuk zgjodhi vetëm të sulmoi “parashikuesit”, ajo gjithashtu përdori postimin e saj në rrjetet sociale për të rifrazuar pengesën, duke shkruar:

    “Të ngecësh nuk është dështim, është karburant. Isha kaq pranë ta kaloja provimin, dhe kjo vetëm më motivon edhe më shumë.”
    Në deklarata të tjera publike, ajo vuri në dukje rrugëtimin gjashtë­vjeçar, orët e gjata të studimit dhe vendosmërinë për të vazhduar. “Jam ende e përkushtuar derisa ta kaloj barin,” u shpreh ajo.

    Reagimi i Kardashian shërben si një moment transparence dhe spektakli. Duke emëruar psikikët dhe duke kritikuar parashikimet e tyre të gabuara, ajo largohet nga heshtja e zakonshme e personazheve të famshëm. Komentet e saj erdhën në një moment me prezencë të lartë duke përzier zhgënjimin personal me dramat publike. Shakaja “vetëm luaj rolin e një avokate të veshur mirë në TV” i jep një notë humori dhe vetë-ironisë për audiencën e saj të gjerë. Ndërsa psikikët morën pjesën kryesore të kritikës, mesazhi kryesor mbetet ai i këmbënguljes. Kardashian është publikisht e angazhuar të provojë perseri.

    Po ashtu vlen të ceket se në Kaliforni, nuk ka limit për numrin e herëve që dikush mund të testohet për barin. Kjo do të thotë se Kardashian mund të provojë përsëri provimin, me gjithë nevojën për ta ripërpunuar strategjinë e studimit.

     

  • Kim Kardashian: ChatGPT më bëri të “dështojë” në provimet e juridikut

    Kim Kardashian: ChatGPT më bëri të “dështojë” në provimet e juridikut

    Kim Kardashian ka bërë një pohim surprizues që po bën bujë në mediat e showbiz-it, ylli i reality TV-së dhe sipërmarrësja e njohur tha se përdorimi i ChatGPT e bëri të dështojë në provimet e juridikut.

    Në një intervistë për “Vanity Fair”, 42-vjeçarja tregoi se shpesh i drejtohej AI-së për të kuptuar çështje të komplikuara ligjore, fuste imazhe të rasteve studimore dhe kërkonte udhëzime për pyetje të vështira. Por rezultatet nuk ishin siç priste. “Kur kam nevojë për një përgjigje, bëj foto dhe e ngarkoj aty. Më ka bërë të dështoj provime… shpesh,” tha ajo me humor.

    Kim përshkroi ndërveprimet me chatbot-in si një lloj marrëdhënieje “frenemy” apo “mik‑armik”: ajo qante kur sugjerimet e AI-së ishin të pasakta, dhe chatbot-i i përgjigjej: “Kjo po të mëson të besosh në instinktet e tua. Ti e dije përgjigjen gjithëmonë.”

    Ky pohim i saj ka tërhequr vëmendje sepse tregon një anë të paparë të jetës akademike të Kimit, e cila ndjek një karrierë në drejtësi përkrah biznesit dhe jetës publike. Historia e saj ngre gjithashtu pyetje rreth përdorimit të inteligjencës artificiale në edukim dhe provime: a janë mjetet si ChatGPT vërtet ndihmë për studentët, apo mund të krijojnë më shumë konfuzion?

    Ndërkohë që rezultatet zyrtare të bar-it në Kaliforni nuk janë publikuar ende, kjo histori kombinon kulturën pop, edukimin dhe teknologjinë, duke ofruar një moment të lehtë, por reflektues për fansat dhe publiku i gjerë.

  • Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Në një episod të fundit të podcast-it “She MD”, Kim Kardashian zbuloi se djali i saj po lufton me vitiligo – sëmundjen e lëkurës që kishte edhe Michael Jackson. Kjo sëmundje e lëkurës, e cila shkakton njolla të bardha për shkak të mungesës së melaninës, është një sfidë e madhe për ata që e përjetojnë.

    Mes shkëlqimit dhe jetës së përditshme, Kim Kardashian (43) konsiderohet një ikonë e bukurisë dhe di si të prezantojë veten. Megjithatë, ajo shpesh ndan pamje nga prapaskenat, duke treguar se jo çdo gjë është aq e përsosur sa duket. Prej kohësh është e njohur që ajo vetë vuan nga psoriasis – një sëmundje autoimune gjenetike që shkakton njolla të kuqe, lëkurë të krisur dhe kruajtje të rëndë.

    Kim Kardashian raporton se ka trashëguar psoriasis nga nëna e saj, Kris Jenner. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ekzemës në këmbët e saj vite më parë dhe ka vënë re shenja të kësaj sëmundje edhe tek fëmijët e saj.

    Ajo nuk zbuloi se cili nga dy djemtë e saj ka vitiligo, por tregoi se ata po e mbajnë sëmundjen “nën kontroll”. Ajo fillimisht dinte pak për vitiligo, por theksoi se ishte një ndihmë e madhe të mësonte për të dhe të kuptonte se është e trashëguar.

    Kim Kardashian tha: Është një bekim të mësosh më shumë për këtë dhe të kuptosh burimin e saj gjenetik./NO FILT