ATV

Tag: KF Dukagjini

  • Përse Dallku nuk aktivizon lojtarët e rinj te Dukagjini, kjo është përgjigja e tij

    Përse Dallku nuk aktivizon lojtarët e rinj te Dukagjini, kjo është përgjigja e tij

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka dhënë detaje mbi arsyen përse nuk aktivizon lojtarë të rinj nga ekipi i juniorëve.

    “Juniorët e Dukagjinit janë në kategorinë e parë, e jo në Superligë. Pozicioni jonë nuk na ka lënë shumë hapsirë që t’i aktivizojmë lojtarët e rinj, pavarësisht se në stërvitje kemi deri në katër lojtarë. Dëshira e të gjithëve është që t’i kemi ata lojtarë, mirëpo kemi pasur probleme në këtë aspekt”, tha Dallku në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Hashani: Nëse Dukagjini del në garat evropiane, do të jetë si të shpallen kampion

    Hashani: Nëse Dukagjini del në garat evropiane, do të jetë si të shpallen kampion

    Trajneri i futbollit, Erdin Hashani thekson se nëse Dukagjini arrin daljen në evropë, do të jetë sukses tejet i madh për ta.

    “Nëse Dukagjini arrin të kualifikohet në garat evropiane, do të jetë sikur të shpallen kampion. Një sukses i madh që përveç si Klinë të cili i jep jehonë të madhe, do të marr edhe klubi. Mos të harrojmë që edhe Dukagjini nuk është se nuk ka përvojë si klub”, tha Hashani në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Dallku: Rezultatet e Dukagjinit nuk janë të rastësishme

    Dallku: Rezultatet e Dukagjinit nuk janë të rastësishme

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku thekson se rezultatet e skuadrës së tij dhe pozita në të cilën ndodhen nuk mund të quhen rastësi.

    “Besimi i qytetit, i të gjithë qytetarëve dhe i kryesisë së klubit, na ka sjellë në këtë pozitë që jemi. Rezultatet tona nuk janë të rastësishme. Mund të quhen të tilla nëse vihen në pytje dy apo tri ndeshje, por jo gjatë gjithë kampionatit”, tha Dallku në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: