ATV

Tag: José Mourinho

  • Zyrtare, Roma shkarkon Jose Mourinhon

    Zyrtare, Roma shkarkon Jose Mourinhon

    Skuadra italian, Roma ka njoftuar se trajneri José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm.

    Ky vendim i skuadrës romake vjen pas rezultateve të dobëta në këtë edicion të Serie-A, e sidomos pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga rivali lokal, Lazio, përcjellë KosovaPress.

    Portugezi udhëhoqi Romën deri tek triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar.

    “Falënderojmë José në emër të të gjithë ne në AS Roma për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij në Giallorossi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Romës.

  • Mourinho refuzon drejtimin e kombëtares së Brazilit

    Mourinho refuzon drejtimin e kombëtares së Brazilit

    Federata Braziliane e Futbollit është në kërkim të një selektori pasi dështoi ta bindte Carlo Ancelottin për ta marrë në dorë Kombëtaren braziliane.

    Sipas mediave jug-amerikane, brazilianët tash ia kanë mësy trajnerit të Romës, José Mourinho.

    Por, portugezi nuk duket shumë i interesuar për ta marrë në dorë kombëtaren braziliane.

    Ai është i fokusuar totalisht tek ekipi që e drejton aktualisht.

    “Nuk jam kontaktuar asnjëherë nga Brazili. I kam thënë menaxherit tim: mos fol me askënd derisa të jem trajner i Romës”, deklaroi fillimisht “Special One”.

    “Unë iu besoj 100% pronarëve të Romës. Gjithmonë i kam informuar ata, përfshirë këtu edhe kur Portugalia më thirri… edhe kur klubet nga Arabia Saudite më thirrën verën e kaluar”, shtoi Mourinho.

    Ai është i vendosur të arrijë suksese të reja me Romën dhe të vazhdojë të punojë në Serie A./atvlive.tv/