ATV

Tag: Joe R. Reeder

  • Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm – Kush është avokati i ri i Thaçit?

    Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm – Kush është avokati i ri i Thaçit?

    Ekipit të avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Thaçi i është bashkuar një emër i madh i lidhur po ashtu me lirinë e Kosovës.

    Bëhet fjalë për Joe R. Reederin. Kush është ai? Njoftimi për aprovimin e kërkesës që Reederi të ishte pjesë e ekipit mbrojtës ishte dhënë qysh më datën 13 prill.

    Sidoqoftë, ajo që lë përshtypje është karriera e bujshme – madje edhe larg avokatisë – e amerikanit 75-vjeçar.Kush është Xhoja?

    Reederi është i lindur më 28 nëntor të vitit 1947 në Tacoma të Washingtonit.

    Ai ishte bërë pjesë e ushtrisë amerikane qysh në vitin 1970, duke marrë edhe rangun e majorit.

    Por, pjesa e rëndësishme ka të bëjë me punën e tij nën administratën e Bill Clintonit.

    Në vitin 1993, presidenti i asokohshëm amerikan Clinton kishte nominuar Reederin Nënsekretar të Ushtrisë. Këtë detyrë, ai do ta ushtronte nga 24 nëntori 1993 e deri më 12 nëntor të vitit 1997.

    Si Nënsekretar, ai ishte përgjegjës për planifikimet e veprimeve me rreze të gjatë, kërkesave materiale, gatishmërisë, pakësimit të infrastrukturës dhe menaxhimit financiar në Ushtrinë e ShBA-ve.

    Ai po ashtu mbikëqyri çështjet ndërkombëtare të Ushtrisë, veçanërisht ato që lidheshin me NATO-n, Panamanë dhe Amerikën latine.

    Pas punës së tij në administratën e Bill Clinton, që më pas do të ndihmonte në çlirimin e Kosovës, Reederi u rikthye që të punonte në firmat e avokatisë ku kishte punuar dikur.

    Kujtojmë se gjykimi ndaj ish-presidentit Thaçi dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur në Hagë prej datës 4 prill.

    Një seancë ku ka dëshmuar një ish-anëtar i UÇK-së dhe LDK-së është mbajtur edhe dje.

    Ekipi mbrojtës i Thaçit kryesohet nga Gregory Keohe dhe Luka Mishetiq