ATV

Tag: Joe Biden

  • Presidenti amerikan: Një mandat i ri për Trump do të ishte një kthim në kaos për vendin

    Presidenti amerikan: Një mandat i ri për Trump do të ishte një kthim në kaos për vendin

    Presidenti amerikan Joe Biden teksa ka folur për zgjedhjet në SHBA, ka theksuar se një mandat i ri për ish-presidentin Donald Trump do të ishte një kthim në kaos.

    “Një mandat i dytë presidencial për Trump në Shtëpinë e Bardhë do të nënkuptonte një kthim në kaos”, thuhet në një deklaratë me shkrim të dhënë nga Presidenti amerikan Joe Biden.

    Gjithashtu ai shtoi se Donald Trump nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim për SHBA.

    “Katër vjet më parë kam kandiduar për shkak të kërcënimit ekzistencial që Donald Trump i paraqiti Amerikës në të cilën të gjithë besojmë”, shprehet Biden teksa përmend progresin e arritur nga administrata aktuale presidenciale në punësimin, inflacionin, çmimet e drogës dhe kontrollin e armëve.

    “Trump drejtohet nga inati dhe mashtrimi, i fokusuar në hakmarrje dhe jo te populli amerikan”, akuzoi Biden.

  • Bideni uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

    Bideni uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16-vjetorin e Pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr.

    Me këtë rast, presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

    Në letër thuhet se SHBA-ja mbështet fuqishëm një Kosovë multientik dhe integrimin e saj në institucionet europiane edhe euroatlantike, por edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja, transmeton Zeri.info.

    Në vijim gjeni letrën e plotë të urimit, e dërguar nga presidenti Biden:

  • Sulmet hakmarrëse të ShBA-së, vjen reagimi i parë nga Biden

    Sulmet hakmarrëse të ShBA-së, vjen reagimi i parë nga Biden

    Presidenti Biden ka lëshuar një deklaratë pas fillimit të sulmeve hakmarrëse në Lindjen e Mesme.

    “Përgjigja e SHBA-së do të vazhdojë “në kohë dhe vende që zgjedhim”, tha Biden.

    “Këtë pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC [Garda Revolucionare iraniane] dhe milicia e lidhur i përdorin për të sulmuar forcat amerikane.

    “Përgjigja jonë filloi sot, ajo do të vazhdojë në momente dhe vende që ne zgjedhim.

    “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi.”

    https://cms.atvlive.tv/shba-ja-fillon-sulmet-hakmarrese-ne-siri/

  • “Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?”

    “Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?”

    Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022.

    Duke folur pas një konferencë me kryetarë të shteteve amerikane, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.

    “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, tha Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.

    Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin.

    Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

    Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

    Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Parandalimi i ndonjë konflikti në Ballkan

    Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati përsëritur në nëntor të vitit të kaluar, se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve, teksa e pati përmendur rëndësinë e pranisë së NATO-s.

    Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, e ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë.

    Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

    Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

    Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të./ REL

  • ​Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi nëse Trump nuk do të ishte në garë

    ​Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi nëse Trump nuk do të ishte në garë

    Presidenti Joe Biden u tha donatorëve demokratë të martën se nuk ishte i sigurt se do të kërkonte një mandat tjetër nëse paraardhësi i tij Donald Trump nuk do të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë, një vlerësim dukshëm i sinqertë i arsyes së rizgjedhjes së tij teksa ai hyn në një garë të mundshme me rivalin e tij të vitit 2020.

    “Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, tha ai, duke thënë se demokratët “nuk mund ta lënë atë të fitojë”.

    Komenti, i bërë gjatë një mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit, ofroi ndoshta arsyetimin më të ashpër deri më sot për vendimmarrjen për rizgjedhjen e Biden dhe, sipas burimeve të njohura me këtë çështje, i befasoi zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të fushatës së Bidenit.

    Fushata ishte e shpejtë në përpjekje për të shmangur shakanë e presidentit si një moment “asgjë për të parë këtu” duke vënë në dukje se Biden e ka përshkruar gjithmonë Trumpin si një kërcënim unik për vendin dhe se ai kishte shprehur mendime të ngjashme për vendimin e tij për të kandiduar për president rreth fushatës së vitit 2020.

  • Biden i kërkon Netanjahut ‘pauzë’ në ofensivën e Gazës

    Biden i kërkon Netanjahut ‘pauzë’ në ofensivën e Gazës

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, thotë se i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të vendos një pauzë në luftimet në Gaza.

    Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më parë se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë kishin diskutuar për “pauza taktike” në ofensivën e Izraelit në Gaza për arsye humanitare dhe lirimin e mundshëm të pengjeve.

    Biden u pyet nga një gazetar nëse ai kishte sugjeruar një pauzë tre-ditore, por ai nuk komentoi për gjatësinë e pauzës.

    Uashingtoni, së bashku me shumë fuqi të tjera perëndimore, ka mbështetur qëndrimin e Izraelit se një armëpushim do të ndihmonte ushtarakisht Hamasin, shkruan BBC.

  • Biden bën thirrje për “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas

    Biden bën thirrje për “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas

    Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duhet të ketë një “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas, pasi fjalimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor u ndërpre të mërkurën mbrëma nga një protestuese që bëri thirrje për armëpushim.

    “Mendoj se na duhet një pauzë”, tha Biden.

    Kjo deklaratë paraqet ndryshim në qëndrim, pasi Biden dhe ndihmësit e tij, gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme kanë qenë të palëkundur në deklarimet e tyre se nuk do të diktojnë se si izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të militantëve palestinezë të Hamasit.

    Por, presidenti amerikan është përballur me presion në rritje nga grupet për të drejtat e njeriut, nga liderët botërorë, por edhe nga anëtarët më liberalë të partisë së tij, të cilët kanë thënë se bombardimet e Izraelit në Gazë janë ndëshkim kolektiv dhe se është koha për një armëpushim.

    Në deklarimin e tij, Biden i bëri presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që t’u ofrojë palestinezëve të paktën një pushim të shkurtër nga operacioni i vazhdueshëm ushtarak që ka lënë mijëra të vdekur dhe e ka zhytur Rripin e Gazës në një katastrofë humanitare.

    Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të bëjë thirrje për armëpushim, por ka sinjalizuar se izraelitët duhet ta shqyrtojnë mundësinë e një pauze humanitare për të lejuar civilët që të marrin ndihmë dhe që shtetasit e huaj në Gazë, të largohen nga ky territor.

    Trupat tokësore izraelite kanë përparuar afër qytetit të Gazës, përderisa janë përfshirë në luftime të ashpra me militantët, tha ushtria një ditë më parë. Ndërkaq, qindra shtetas të huaj dhe dhjetëra palestinezë të plagosur rëndë u lejuan që të largohen nga Gaza për në Egjipt pas më shumë se tre javësh nën rrethim.

  • ​SHBA vendosi sanksione ndaj subjekteve të lidhura me Hamasin

    ​SHBA vendosi sanksione ndaj subjekteve të lidhura me Hamasin

    Qeveria e presidentit të SHBA-së Joe Biden prezantoi sot sanksione që synojnë ndërprerjen e financimit për Hamasin, duke synuar, ndër të tjera, “portofoli i investimeve sekrete të Hamasit”, një ndërmjetës financiar i lidhur me Iranin dhe një shkëmbim valutor virtual në Gaza.

    Sanksionet e vendosura sipas urdhrit ekzekutiv kundër terrorizmit synojnë nëntë individë dhe një entitet në Gaza dhe vende që përfshijnë Sudanin, Turqinë, Algjerinë dhe Katarin, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

    “SHBA-ja po ndërmerr veprime të shpejta dhe vendimtare për të shënjestruar financuesit dhe ndërmjetësit e Hamasit pas masakrës brutale dhe të paarsyeshme të civilëve izraelitë, përfshirë fëmijët”, tha sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

    “Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur fonde dhe për t’i përdorur ato për të kryer krime dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit,” shtoi ajo.

    Sanksionet e ministrisë vijnë pasi presidenti Biden viziton Izraelin dhe takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

  • Osmani takohet me presidentin amerikan – Biden ia mbanë dorën

    Osmani takohet me presidentin amerikan – Biden ia mbanë dorën

    Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden, gjatë vizitës në ShBA.

    Osmani publikon foto me presidentin e ShBA-së, Biden, të kapur për dorësh dhe shkruan “Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme”.

    Osmani, po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

  • Biden: Nuk jam i befasuar, Putini qëndron prapa

    Biden: Nuk jam i befasuar, Putini qëndron prapa

    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden komentoi aksidentin me avion në të cilin vdiq lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

    Ai tha se nuk është i befasuar nga ngjarja.

    “Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht, por nuk jam i befasuar”, u tha Biden gazetarëve në Kaliforni, ku ndodhet me pushime.

    I pyetur nëse mendon se pas çdo gjëje qëndron presidenti rus Vladimir Putin, Biden tha se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi pas të cilave Putini nuk qëndron”.

    Megjithatë, ai shtoi se ai “nuk di mjaftueshëm për të qenë në gjendje t’i përgjigjet asaj pyetjeje me saktësi”.

    Në qershor, Prigozhin udhëhoqi një rebelim ushtarak kundër presidentit rus që ishte sfida më e madhe për regjimin e Putinit në dy dekada.