ATV

Tag: Jean-Claude Van Damme

  • Van Damme në Kosovë – merr vëmendje me varësen me shqiponjë

    Van Damme në Kosovë – merr vëmendje me varësen me shqiponjë

    Aktori i famshëm, Jean – Claude Van Damme, është aktualisht në Kosovë.

    Ai ka qenë sot (e mërkurë) në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, ‘Helfer’ nga Zvicra.

    Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës, transmeton Telegrafi.

    Foto: Screenshot/Facebook

    Kjo mbase duket t’i jetë bërë dhuratë, ndonëse ka shumë miq shqiptarë dhe se ruan raporte të mira me ta.

    I njëjti u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që njihet ndryshe si ‘Rambo’.

    Veç kësaj, Van Damme gjatë ditës u takua edhe me disa sportistë, përfshirë ish-karateistin Enver Idrizi.

    Aktori në fjalë shquhet për paraqitjet në filmat si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Hard Target”, “Double Impact”, “Street Fighter” etj.

  • Ramush Haradinaj shtërngon duart me Van Damme-n

    Ramush Haradinaj shtërngon duart me Van Damme-n

    Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, ka ardhur për herë të parë në Kosovë.

    Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë gjatë ditës së sotme.

    Ardhjen e tij e ka mundësuar një kompani zvicerane e orëve.

    E gjatë qëndrimit të tij në Qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ka mbajtur edhe konferencë për media, derisa ai është takuar edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Van Damme dhe “Rambo” kanë shtrënguar duart gjatë konferencës.