ATV

Tag: inovacion

  • Japonia hap derën e së ardhmes: Hotel plotësisht i menaxhuar nga robotët

    Japonia hap derën e së ardhmes: Hotel plotësisht i menaxhuar nga robotët

    Në Japoni, teknologjia ka kaluar çdo pritshmëri njerëzore, duke sjellë një eksperiencë të pazakontë për turistët dhe vizitorët. Një hotel i veçantë në Tokio është bërë plani më ambicioz i robotëve, duke ofruar shërbime nga fillimi deri në fund, pa ndërhyrjen direkte të njeriut.

    Ky hotel futuristik nuk ka recepsionistë njerëzorë. Robotët humanoidë mirëpresin mysafirët, bëjnë check-in-in, japin çelësin elektronik dhe shpjegojnë rregullat e hotelit. Por kjo është vetëm pika e akullit: robotët gjithashtu pastrojnë dhomat, shërbejnë ushqimin dhe mund të përgjigjen në pyetje bazë. Disa nga robotët kanë edhe mimikë njerëzore, duke buzëqeshur ose përshëndetur mysafirët, gjë që i jep një ndjesi më “të gjallë” dhe interaktive.

    Menaxhimi i plotë nga makina nuk është vetëm një atraksion për vizitorët, por edhe një eksperiment i rëndësishëm teknologjik. Hoteli synon të tregojë se si robotët mund të ndërtojnë një sistem shërbimi të qëndrueshëm dhe efikas, duke ulur kostot dhe gabimet e mundshme të njerëzve.

    Vizitorët që kanë qëndruar aty raportojnë një përvojë të çuditshme, por intriguese: ndonëse mungon ndërveprimi njerëzor tradicional, përshtypja është pozitive, dhe robotët japin një ndjesi precize dhe të organizuar, që në disa momente duket “magjike”.

    Ky hotel është një shembull i qartë i Japonisë si lider i inovacionit dhe teknologjisë, duke krijuar përvojë të reja që shkojnë përtej imagjinatës tradicionale të turizmit. Për ata që duan të përjetojnë të ardhmen sot, ky hotel nuk është thjesht një vend për të fjetur, është një eksperiencë që bashkon robotikën me mikpritjen.

  • Hoteli pa Yje -Ku Qielli është Tavan dhe Malet janë Mure

    Hoteli pa Yje -Ku Qielli është Tavan dhe Malet janë Mure

    Në një botë ku luksin shpesh e kërkojmë në mure të larta dhe çati të ndritshme, ne Alpet zvicerane ofrohet një përvojë krejt ndryshe: një dhomë hoteli pa mure, pa çati, por me pamje të pafundme. Ne këtë vend është hoteli i vetëm në botë që i jep kuptim shprehjes “zero yje” – sepse “ylli je vetëm ti”.

    Null Stern është një koncept i krijuar nga vëllezërit Frank dhe Patrik Riklin. Ky projekt artistik u prezantua për herë të parë në vitin 2009, duke sfiduar idenë tradicionale të hotelerisë.Në vitin 2016, ata e zhvilluan këtë koncept në një nivel më të lartë, duke krijuar dhoma hoteli në natyrë, pa mure dhe pa çati, të vendosura në majat e maleve të Alpeve zvicerane, në lartësi prej 1,970 metrash mbi nivelin e detit.

    Përvoja e qëndrimit

    Në këto dhoma, vizitorët shtrihen në një shtrat të thjeshtë, të mbuluar me batanije dhe jastëkë, duke shijuar pamje spektakolare të natyrës përreth. Nuk ka mure, nuk ka çati, vetëm qielli i hapur dhe ajri i freskët malor.

    Në mbrëmje, qielli i pastër i Alpeve ofron një shfaqje të mrekullueshme të yjeve, pa ndotje dritash, duke krijuar një atmosferë magjike.

    Një shërbim i veçantë ofrohet nga një “butler” i quajtur “butleri modern”, i cili është gjithmonë në afërsi për të siguruar nevojat e mysafirëve, si ushqimi dhe informacione lokale.

    Për shkak të popullaritetit të lartë, ka një listë pritjeje prej mbi 9,000 personash që presin mundësinë për të qëndruar në këto dhoma unike.