ATV

Tag: Ilir Meta

  • Ilir Meta mbështetë apelin e Von der Leyen për zbatimin e pakushtëzuar të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

    Ilir Meta mbështetë apelin e Von der Leyen për zbatimin e pakushtëzuar të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka mbështetur apelin e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, që tu përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

    “E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve. Është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara”, ka shkruar Meta.

  • Meta: Iniciativa e Edi Ramës ishte sjellje e një anshme edhe jo transparente

    Meta: Iniciativa e Edi Ramës ishte sjellje e një anshme edhe jo transparente

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar inciatiavën e kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se u ka dorëzuar partnerëve ndërkombëtarë një draft-statut për Asociacionin, tha se kjo iniciativë ishte sjella krejt e një anshme edhe jo transparente.

    “Së pari iniciativa e kryeministrit Rama është tërësisht jo ndihmuese, për arsye se injoron institucionet e Kosovës, së dyti, vetë sjella krejt e një anshme edhe jo transparente, pas diskutimit që më shumë ndihmon për të shtuar protagonizmin e tij në një klimë që edhe kështu siç ndodhet, është pak më shumë se duhet e rënduar”, tha Meta.

    Sipas tij, gjuha e kryeministrit Rama ishte e padenjë jo vetëm për Kosovën, por edhe për kryeministrat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Gjuha e përdorur nga kryeministri Rama lidhur me këtë çështje sot, nuk kishte lidhje vetëm me gjuhën që duhet të ketë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës, por ishte një gjuhë e padenjë edhe për kryeministrat e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Janë dy çështje krejt të ndryshme. Çështja që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës edhe Serbisë, e cila pas diskutimit kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe pa dyshim kur bëhet fjalë për Kosovë, prej drejtuesve të Kosovës , kryeministrin e Kosovës, presidenten, parlamentin dhe opozitës së Kosovës”, tha Meta. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Meta: Shqipëria s’duhet të propozojë politika për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin

    Meta: Shqipëria s’duhet të propozojë politika për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm me komunikim të drejtpërdrejt me institucionet e Kosovës.

    Meta ka potencuar se Qeveria e Shqipërisë në asnjë rast nuk duhet të propozojë politika që duhet të zbatohen brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin Albin Kurti.

    “Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate. Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Meta në Facebook.

    Ai është shprehur se zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni gjendet te respektimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

    Tutje, Meta ka kritikuar kryeministrin shqiptar lidhur me dorëzimin e një drafti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    “Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën. Z. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.”, ka shkruar tutje Meta.

    Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar sot se ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KP