ATV

Tag: Ibrahim Jonuzi

  • 170 minatorë po qëndrojnë të mbyllur në minierë, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore

    170 minatorë po qëndrojnë të mbyllur në minierë, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore

    Nga dita e djeshme Minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë dhe kanë disa kërkesa të cilat duhet përmbushur (1) Realizimi pagës mujore me kohë ,(2) Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe (3) Sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi në një intervistë në emisionin “A LIVE” tha se ata do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

    “Ne kemi pasur mungesë të komunikimit me kryeshefin pra, ne kemi shkuar vetëm drejt humbjes. Ne e shohim si fajtor një keqmenaxhim dhe dikush është përgjegjës për këtë, andaj edhe kemi kërkuan shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv”, tha Jonuzi.

    Tutje ai tha se gjatë ditës së sotme mbi 50 minatorë që janë në grevë urie nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Dhjetëra minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre

    Dhjetëra minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre

    Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës është raportuar se kanë mbetur të bllokuar.

    Bllokimi i minatorëve ka ndodhur për shkak të prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrje-daljet nga thellësia e minierës.

    Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar për ATV-në se deri tash nëpërmjet shkallëve alternative kanë dalë 8 minatorë, ndërsa brenda kanë mbetur të tjerët, për të cilët ka thënë se brenda një ore pritet të dalin edhe ata./ATVLIVE.TV/