ATV

Tag: Helmim

  • ​Rreth 30 persona dyshohet se janë infektuar në Malishevë

    ​Rreth 30 persona dyshohet se janë infektuar në Malishevë

    Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë.

    Sipas drejtorit komunal për Shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.

    Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe spitalin e Prizrenit. Me kohë do të informoheni për situatën, thuhet në një postim të Komunës së Malishevës në Facebook.

  • 9 kosovarë helmohen nga një material kimik në një hotel në Shëngjin

    9 kosovarë helmohen nga një material kimik në një hotel në Shëngjin

    Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, 9 persona janë helmuar nga një material kimik.

    “Mendohet se kjo ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, deklaroi kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.

    Ai shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm, shkruan RTK.

    Kryetari Ndreu bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

    Ai sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës.

    Ndërkaq kryetari Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet e gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokoli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

    “Për të vertetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.

    Tutje, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon.

  • Rreth 100 nxënës helmohen në Afganistan, dyshohet për një substancë të shpërndarë në disa klasa

    Rreth 100 nxënës helmohen në Afganistan, dyshohet për një substancë të shpërndarë në disa klasa

    Gati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal.

    Dyshohet se helmimi ka ndodhur përgjatë fundjavës në dy shkolla.

    Shtatë mësuese, një mësues dhe një mirëmbajtës i shkollës, kanë qenë në mesin e të helmuarve, kanë thënë autoritetet.

    Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë.

    Disa janë përballur me lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Zyrtarët në shkolla dyshojnë se mund të jetë përdorur një substancë nëpër klasa, që ka shkaktuar astmë, dhe rrjedhje hunde.

    Ende askush nuk është arrestuar lidhur me incidentin. Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

    Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, talibanët nuk kanë thënë se do t’i rihapin shkollat për vajzat.

    Ende asnjë qeveri në botë nuk e ka njohur Qeverinë në krye me talibanët në Afganistan.