ATV

Tag: Haki Abazi

  • Haki Abazi me gjëegjëzë në Kuvend: Ta gjejnë veç ata që kanë kartela të LV-së

    Haki Abazi me gjëegjëzë në Kuvend: Ta gjejnë veç ata që kanë kartela të LV-së

    Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë një gjëegjëzë për deputetët e VV-së: Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10?, raporton EO.

    “Nuk ka torturë ma të madhe se me dëgju ligjërim për marrëveshjet e së kaluarës prej njeriut që ka qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Nuk ka torturë më të madhe për qytetarët me fol për kauzat e LVV-së, demarkacionin, Asociacionin nga një njeri që ka qenë pjesë e këtyre marrëveshje. A e din ku keni ra? Keni ra në pamundësinë në fakt me argumentuar, por unë kam një gjëegjëzë”.

    “Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10? Ama, këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e LVV-së. Le të çohet kryeministri e le të shpjegon qysh koka ma mirë që nuk përfunduam veç me pikën 10, por përfunduam edhe me vetmenaxhimin e autonomisë substanciale. Çka qenka ajo?”.

  • Ku i’a huqi Albin Kurti në lidhje me dialogun, sipas Haki Abazit

    Ku i’a huqi Albin Kurti në lidhje me dialogun, sipas Haki Abazit

    Deputeti Haki Abazi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çështja e dialogut është kthyer nga kornizimi i normalizimit dhe njohjes së ndërsjellët, në menaxhim të krizave.

    Ai tha se kjo është një huqje e kryeministrit Kurti.

    “Mendoj që nga momenti i targave, ne jemi kthy prej kornizimit për normalizim dhe njohje të dyanshme, në menaxhim të krizave, që është bërë shumë me kujdes nga ana e Lajçakut pse kjo ndodh kjo, sepse po shihet qartazi se hyrja në lojërat e targave, ka qenë transformim i dialogut, por jo ashtu si kemi premtu ne për që transformohet dialogu për çështje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por është thellu për çështje të brendshme në Kosovë dhe rrjedhimisht është transformu nga normalizimi me njohje në kornizë të menaxhimit të krizës. Këtu është huqje totale e Kurtit”, tha Abazi.

    Ai tha se deklaratat e Escbar-it për rrezik të konfliktit janë shumë shqetësuese për Kosovën.

    “Për një përfaqësues të SHBA-vë me thanë që ka rrezik për konflikt, unë e marr shumë seriozisht, jo për faktin që unë nuk e di që paska atje potencial për një grup kriminal serb për me e vra dikën ose me kriju konflikt, por për faktin se çfarë po dëgjon senati, kongresi dhe institucionet nëpër botë. Tha edhe sot në këtë diskutimin Escobar – Lajçak që korniza e diskutimit, e dialogut është për menaxhim të krizës dhe ky është shumë problem i madh për ne”, tha Abazi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Abazi: Nëse palët nuk tërhiqen  prej idesë së tensionimit, mund të ketë humbje jetësh

    Abazi: Nëse palët nuk tërhiqen prej idesë së tensionimit, mund të ketë humbje jetësh

    Deputeti Haki Abazi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pas arrestimit të policëve kosovarë, situata në vend është e rëndë dhe nëse Kosova dhe Serbia nuk tërhiqen nga tensionimi i situatës, mund të ketë humbje jetësh.

    “A ka qenë rruga më e mirë që ta kthejmë mundësinë e vendosjes së veriut në një administrim ndërkombëtar apo qoftë edhe një dorë e NATO-s nëpërmjet KFOR-it për ta kontrollu situatën atje edhe për të parandalu palët që të gjenden në një situatë çfarë u gjendën në këto dy muajt e fundi, sidomos me arrestimin e tre policëve të Kosovës atje, e cila mund të përfundojë siç e dimë në Ballkan me situata të tmerrshme, ku ka humbje, vrasje dhe mendoj që këtu është edhe frika e përfaqësuesit special, duke tërheqë para paralele me të kaluarën që një incident i tillë mund të përshkallëzojë situata dhe befasisht mund të gjendemi në një situatë që gjithë mund ta dinë se çfarë është, por askush nuk do ta shohë në një moment çfarë jemi tani”, tha Abazi.

    Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama, ku ky i fundit Kosovën e ka quajtur “Republika e KFOR-it”, duke thënë se deklaratat e një kryeministri të një shteti anëtar të NATO-s duhet të merren seriozisht.

    “Deklaratat e kryeministrit Rama tentojnë me përçu mesazh në gjendjen edhe analizën e informacionit që ka. Sigurisht që një kryeministër i një shteti i anëtarit të NATO-s duhet me marrë me shumë seriozitet, pavarësisht se në çfarë forme mundet me tingëllu sigurisht që ka indikacione e paralajmërime që mos tërheqja si themi e palëve prej idesë së tensionimit të situatës mund ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare që ta ngrisë angazhimin. Shtimi i numrit është për mua brengosës, sepse nuk vie pa analizë secilit anëtar të NATO-s duhet t’i shpjegohet veç e veç pse duhet shtuar numri i KFOR-it dhe kjo e bën realisht deklaratën ma pak të rëndësishme, sesa vetë përmbajtjen e asaj se çfarë po ndërmerr realisht NATO për veriun e Kosovës”, tha Abazi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Abazi: Vasfije Krasniqi nuk kishte probleme shëndetësore, ishte e pakënaqur me Vetëvendosjen

    Abazi: Vasfije Krasniqi nuk kishte probleme shëndetësore, ishte e pakënaqur me Vetëvendosjen

    Deputeti Haki Abazi, i cili ka ndarë rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje, ku dje u përjashtua nga grupi parlamentar i kësaj partie, në një intervistë në emision DIREKT në ATV, tha se ish-deputetja Vasfije Krasniqi nuk ishte larguar nga pozita e deputetes për shkak se kishte probleme shëndetësore, por sipas tij, ajo nuk ishte e kënaqur me Vetëvendosjen.

    “Zonja Vasfije Krasniqi Godman është e para që është larguar. Për herë të parë po them që aty ka pasur përplasje të mos respektimit të marrëveshjes dhe të diskutimeve që janë bërë si pjesë e diskutimit për t’u përfshirë brenda në listë”, tha Abazi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • A është bërë Haki Abazi “pishman” që ndihmoi Kurtin të bëhet kryeministër

    A është bërë Haki Abazi “pishman” që ndihmoi Kurtin të bëhet kryeministër

    Deputeti Haki Abazi, i cili dje u përjashtua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë në emision DIREKT në ATV, tha se nuk është pishman që e ka ndihmuar Albin Kurtin të vijë në pushtet.

    “Jo aspak. Unë në kohën kur kam marrë vendim për të bashkëpunuar dhe për t’i përkrahur, qëllimi kryesor ka qenë që të vijë në pushtet, që qeverisje një klasë e re politike që është e pa korruptuar, e pa kriminalizuar me kapacitete që të hapë dyert për diasporën, intelektualët dhe të nisemi në një proces tjetër që e këputë tranzicionin e gjatë 20 vjeçar”, tha Abazi.

    Por, sipas tij kjo nuk ka ndodhur.

    “Qartazi, punësimet janë familjare, qartazi, kriteret për kualitetin e qeverisjes nuk janë duke u përmbushur qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik qoftë në marrëdhënie ndërkombëtare. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Pasi u përjashtua nga VV-ja, a do t’i bëjë ofertë Haki Abazit PDK-ja?

    Pasi u përjashtua nga VV-ja, a do t’i bëjë ofertë Haki Abazit PDK-ja?

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në emisionin CONTEXT në ATV, tregoi se a do ta ftojë partia e tij që t’i bashkëngjitet Haki Abazi, pasi ky i fundit sot u përjashtua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Partia Demokratike nuk është parti që mbledh lojtarë rezervë që i nxjerrin të tjetër prej loje. Partia Demokratike ka mjaftueshëm vlera për me u prezantu dhe me i çu përpara proceset e veta”, tha Berisha. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë CONTEXT në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Visar Korenica tegon si është përjashtuar Haki Abazi nga VV

    Visar Korenica tegon si është përjashtuar Haki Abazi nga VV

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në emisionin CONTEXT në ATV, ka treguar se si është përjashtuar Haki Abazi nga grupi parlamentar i VV-së.

    “Konkretisht është marrë, dje nëse nuk gaboj një vendim në grupin parlamentar që me u përjashtua zotri Abazi nga grupi parlamentar, për aq sa di unë, nuk kam ndonjë dokument, informacionin e kam kështu, nuk kam qenë pjesë. Në vend të tij nuk është ulur Sali Zyba, është caktuar Besim Muzaqi”, tregoi Korenica.

    Emisionin e plotë CONTEXT në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Abazi akuzon LVV-në: Punën në Kuvend po e udhëheq Dejona Mihali

    ​Abazi akuzon LVV-në: Punën në Kuvend po e udhëheq Dejona Mihali

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka akuzuar Grupin Parlamentar të partisë së tij se nuk po e lejojnë të marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës.

    Ai në seancën e sotme të legjislativit tha se lista e deputetëve që duhet të marrin fjalën në Kuvend nuk duhet të përcaktohet nga Dejona Mihali.

    “Duhet të jetë hera e fundit që tentohet të ngulfatet demokracia në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet si deputet i barabartë që të protestoj sa herë që dua të them diçka në këtë vend, pavarësisht prej qëndrimit që kam. Kështu që, këtë parlament e udhëheq Glauk Konjufca dhe jo Dejona Mihali. Nuk përcaktohet lista e deputetëve nga jashtë parlamentit të Kosovës”, tha ai, përcjell kp.

    Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Sali Zyba, i cili i tha Abazit mos e ka provuar picën e PDK-së, duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvend në lidhje me akuzat që iu bënë deputetit Armend Muja se kur ka qenë në burg i është dërguar pica nga Bekim Haxhiu.

    “Ne kemi mundur t’i ndajmë rrugët, por rrugën nuk mundemi me ia ndalu njëri-tjetrit. Prandaj në këtë moment sa po flet zotëri Abazi, ani pse disa çështje mundet m’i pas të drejtë, këtu një heshtje e plotë e subjekteve opozitare. Referuar deklarimit të Ferat Shalës se Kamishi me pica mundet me dërgu apo liri prej burgu dikë, unë e kam një pyetje mos ke provu me kërku picën e PDK-së”, tha ai.

    Por, Abazi i tha Zybës se kur vjen puna me ngrënë pica të PDK-së iu bie të shihen tjetër kah.

    “Kur të vjen puna me ngrënë pica të PDK-së, shihemi tjetër kund. Por, po e them me shumë qartësi zotëri Zyba, mos luaj me fjalë të kota…fakti që zotëri Muja ka qenë në burg dhe fakti që zonja Kusari ka qenë pjesë e ministrive që kanë privatizu distribucionin e Kosovës janë fakte shumë kokëfortë dhe nuk mundesh me i fshi, as me picë dhe as asgjë”, u shpreh ai.