ATV

Tag: hailey bieber

  • Hailey Bieber me urdhër ligjor për ndalimin e veprimeve për TikTokeren, Julie Theis, pas akuzave virale për martesën e tyre

    Hailey Bieber me urdhër ligjor për ndalimin e veprimeve për TikTokeren, Julie Theis, pas akuzave virale për martesën e tyre

    Përplasja më e fundit e yjeve ka shpërthyer në rrjete, pasi modelja dhe themeluesja e Rhode Beauty Hailey Bieber, së bashku me bashkëshortin Justin Bieber, kanë reaguar ashpër ndaj influenceres në TikTok, Julie Theis, duke i dërguar një letër ligjore “cease & desist” (urdhër ligjor për ndalimin e veprimeve) për pretendime tronditëse të bëra online.

    Sipas njoftimit ligjor të publikuar nga mediat, avokatët e Bieber-ëve akuzojnë Theis se ka postuar video “të rreme, të fabrikuara dhe shpifëse” për martesën e tyre shumë të komentuar, duke pretenduar se marrëdhënia e çiftit është abuzive dhe e lidhur me varësi nga substancat, akuza që Hailey dhe Justin i mohojnë kategorikisht.

    Në videot e saj virale në TikTok, Julie Theis nuk u kursye, duke deklaruar se Hailey toleron abuzim në martesë dhe se Justin lufton me varësinë, duke e përdorur lidhjen e tyre si shembull të asaj që ajo e quajti bashkëvarësi toksike në marrëdhëniet e personazheve të famshëm.

    Pas marrjes së letrës ligjore, Theis reagoi menjëherë në TikTok, duke këmbëngulur se përmbajtja e saj ishte opinion personal mbi dinamikat e marrëdhënieve dhe pushtetit, duke akuzuar Bieber-ët se po përpiqen ta heshtin në emër të ligjit, jo thjesht të korrigjojnë të pavërtetat.

    Drama ka ndezur një stuhi reagimesh mes fansave dhe kritikëve, ku disa e mbështesin çiftin për mbrojtjen e privatësisë së tyre, ndërsa të tjerë mendojnë se reagimi ishte i tepruar ndaj spekulimeve në rrjete sociale.

    Në epokën e videove virale dhe vëzhgimit të pandalur ndaj famës, asnjë martesë nuk i shpëton kritikëve online.

    Disa momente të çiftit për të cilat janë gjykuar negativisht nga publiku:

  • Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber ka zbuluar se tani nuk është “shumë e afërt” me familjen e saj.

    Gjatë një bisede me revistën W, e bija e aktorit Stephen Baldëin dhe dizajneres Kennya Deodato Baldëin rrëfeu se tani nuk është aq e afërt me familjen e saj sepse po përpiqet thjesht të shijoj kohën e shtatzënisë me bashkëshortin, Justin Bieber.

    “Nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë moment të jetës sime sepse ndihem se jam shumë e pavarur. Tani jam vet individ, dhe kam ndërtuar familjen time” tha supermodelja 27-vjeçare.

    “Por kur shikoj pas në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të shëndetshme, të bukura,” shtoi ajo.

    Duke folur për tre muajt e para të shtatzënisë, Hailey Bieber u shpreh se në fillim të shtatzënisë, ishte shumë emocionale për të.

    Hailey Bieber foli edhe për presionin që ka që nga koha kur është bërë e ditur se është në lidhje me Justin Bieber.

    ‘’Njerëzit më kanë bërë të ndjehem shumë keq për lidhjen e dashurisë time që nga dita e parë’’. “‘Ah, po ndahen.’ ‘Urrejnë njëri-tjetrin.’ ‘Po ndahen.’ Është sikur njerëzit nuk duan të besojnë që jemi të lumtur’’, shtoi ajo.

    Në maj 2023, Hailey Bieber rrëfeu se ka frikë të ketë fëmijë për shkak të mënyrës se si përdoruesit e rrjeteve sociale mund të jenë negative.

    “Unë literalisht qaj për këtë çështje gjithmonë,” tha ajo gjatë një interviste me The Sunday Times. “Ç’do gjë që njerëzit kanë për të thënë për burrin tim apo për mua. Nuk mund të imagjinoj njerëzit që flasin për një fëmijë’’.

    Justin dhe Hailey Bieber filluan të takoheshin në vitin 2016, kurse u martuan në vitin 2018.