ATV

Tag: Granit Xhaka

  • Xhaka grumbullohet me Zvicrën bashkë me Ardon Jasharin, Shaqirit i humbin valixhet

    Xhaka grumbullohet me Zvicrën bashkë me Ardon Jasharin, Shaqirit i humbin valixhet

    Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Kosovës dhe Andorrës në Valais. Lojtarët u grumbulluan në kampin kombëtar të hënën.

    Ata kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, varësisht nga ekipet respektive evropiane nëpër të cilat luajnë, transmeton KosovaPress.

    Siç bënë të ditur gazeta “Blick”, në hotelin e ekipit i fundit ka mbërritur Granit Xhaka. Kapiteni kishte me vete pasardhësin e tij ndoshta të ardhshëm, Ardon Jashari. Pas dy ftesave nga U-21, Jashari u thirr në kombëtaren A për herë të parë këtë vit.

    Xherdan Shaqiri ka marrë rrugën më të gjatë. Ai udhëtoi për në Valais nëpërmjet Uashingtonit. Megjithatë, ai përfundoi duke mbërritur pa asnjë valixhe. Kjo për shkak të ndryshimeve të shumta, bagazhi nuk arriti në Cyrih.

  • ​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

    ​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka lavdëruar maksimalisht mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se e sheh edhe si trajner të kësaj kombëtareje në të ardhmen.

    Në afatin kalimtar veror, Xhaka braktisi Arsenalin për të kaluar në Bundesligë të Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.

    Transferimin e tij në Gjermani, Yakin e ka cilësuar si vendim të duhur për futbollistin nga Kosova, transmeton KosovaPress.

    Për më tepër, Yakin ka thënë se me cilësitë që posedon, Xhaka në të ardhmen mund të jetë trajner i Zvicrës.

    “Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e tij. Me njohuritë dhe përvojën që ka, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi. Këtë e them edhe për Manuel Akanjin. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri.”, ka thënë Yakin.

    I pyetur se cilin prej kë tyre dy futbollistëve e sheh si pasues të tij, Yakinn tha:

    “Në një moment i besoj absolutisht të dyve.”.

    Ndryshe, më 9 shtator, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

  • E konfirmuar, Xhaka do të largohet nga Arsenali

    E konfirmuar, Xhaka do të largohet nga Arsenali

    Siç konfirmohet nga “LondonWorld”, Granit Xhaka dëshiron të nisë një aventurë të re dhe pritet që të largohet nga Arsenali këtë verë.

    30 vjeçari me prejardhje nga Kosova ka kontratë aktuale me Arsenalin deri në vitin 2024, por trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta pritet që të lejojë largimin e Xhakës nëse ka oferta të mira për të, raporton KosovaPress.

    Gjiganti gjerman, Bayer Leverkusen veçse ka shprehur interesim konkret në Xhakën, i cili thuhet se e dëshiron rikthimin në Bundesliga.

    Xhaka kaloi nga Borussia Monchengladbachu te Arsenali në verën e vitit 2016 për afro 45 milionë euro, dhe që nga ajo kojë ka arritur të bëjë 295 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar 21 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.