ATV

Tag: Gjumi

  • Studimi që trondit: Mungesa e gjumit plak trurin me ritme alarmante

    Studimi që trondit: Mungesa e gjumit plak trurin me ritme alarmante

    Studime të reja tregojnë se mungesa kronike e gjumit ka pasoja serioze për trurin. Kur trupi nuk pushon mjaftueshëm, qelizat mikrogliore, të njohura si “ekipi i pastrimit” të trurit, hyjnë në mbingarkesë dhe fillojnë të dëmtojnë jo vetëm mbeturinat qelizore, por edhe indin e shëndetshëm.

    Sipas të dhënave, personat që flenë më pak se gjashtë orë në natë humbin vëllim të trurit në një ritëm që i korrespondon dy viteve shtesë plakjeje çdo vit. Madje, vetëm një javë gjumë të pamjaftueshëm mjafton që skanimet e trurit të tregojnë shenja të ngjashme me një muaj plakjeje.

    Këto gjetje theksojnë se gjumi i dobët nuk është thjesht lodhje e përkohshme, por një proces që me kalimin e kohës ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe strukturën e trurit.

  • A janë të sakta pajisjet që tregojnë se si kemi fjetur gjatë natës? Flet otorinolaringologu

    A janë të sakta pajisjet që tregojnë se si kemi fjetur gjatë natës? Flet otorinolaringologu

    Doktor Arsim Thaçi, i cili me profesion është otorinolaringolog, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli për sindromën e apnesë së gjumit, shkakun, simptomat, trajtimin këtij çrregullimi, gërhitjen e shumëçka tjetër. 

    Ndër të tjera doktori foli edhe për pajisjet apo thënë ndryshe orët e mençura, të cilat mundësojnë monitorimin i cilësisë së gjumit dhe jo vetëm.

    “Jo nuk i rekomandoj për arsye sepse nuk janë të testuara, nuk janë valide. Ndoshta e bëjnë atë matjen por ne si mjek profesionist nuk guxojmë që t’i rekomandojmë. Sepse siç e thash ato pajisje janë invalide. Ne kemi aparatura për të cilat kryhen 100 testime derisa ato dalin dhe po ashtu ato rifreskohen çdo 12 muaj e të ngjashme”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Pesë arsye pse nuk flini mirë

    Pesë arsye pse nuk flini mirë

    Gjumi luan një rol shumë të rëndësishëm në disponimin tonë gjatë ditës, prandaj duhet të kemi parasysh të bëjmë një gjumë të mirë.

    Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj.

    Dhe ndërsa disa aktivitetet që bëni para gjumit, puna juaj, apo edhe ora juaj, ndikojnë në gjumin tuaj, ka shumë mundësi që problemi të jetë brenda shtratit tuaj.

    Ka disa gjëra të vogla që, pa e kuptuar, mund t’ju shqetësojnë gjumin.

    Askush nuk dëshiron të shtrihet dhe të fillojë të teshtijë, ose të ketë probleme me frymëmarrjen.

    Por ky është rasti nëse ka pluhur midis mbulesave tuaja.

    Mënyra për ta luftuar atë është pastrimi i shpeshtë dhe i mirë, i kombinuar me mbulesa hipoallergjike.

    Sigurohuni që të ajrosni dhomën shpesh dhe pse jo të zgjidhni disa bimë për dhomën tuaj të gjumit që pastrojnë ajrin, në mënyrë që të krijoni ambientin ideal për gjumin tuaj.

    Sipërfaqet e konsumuara, të lirshme ose të pabarabarta të gjumit nënkuptojnë se pesha e trupit shpërndahet më pak në mënyrë të barabartë, gjë që mund të çojë në dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës apo edhe ngurtësi.

    Prodhuesit rekomandojnë ndryshimin e dyshekut çdo 8 deri në 10 vjet.

    Zgjedhja më e mirë kur kërkoni një dyshek është një dyshek me shkumë memorie, pasi ky material përshtatet me formën e trupit tonë, duke ofruar lehtësim të shkëlqyeshëm për shpinën dhe nyjet tona.

    Kështu që gjumi ynë është më i thellë dhe më i qetë! Gjithashtu, ky dyshek ka një jetëgjatësi më të madhe.

    Mund të flini me një dritare të hapur dhe të zgjidhni një dyshek që ka rregullim të temperaturës.

    Disa dyshekë janë bërë me materiale që marrin frymë dhe teknologji specifike të krijuara për të na mbajtur më të freskët ndërsa flemë.

    Ashtu si blerja e një dysheku, blerja e një jastëku është e rëndësishme.

    Zgjidhni atë që ofron komoditet për të mbështetur në qafën tuaj dhe për të mbajtur kokën dhe shtyllën kurrizore drejtë ndërsa flini.

    Prandaj, është më mirë të zgjidhni një të bërë me shkumë memorie për më shumë rehati./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru

    Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru

    Gjumi është i rëndësishëm për aspekte të ndryshme të funksionit të trurit. Kjo përfshin njohuritë, përqëndrimin, produktivitetin dhe performancën por kur privohemi nga gjumi atëherë mund të shfaqen edhe pasoja të pakëndëshme.

    Gjumi i pakët ndikon në aftësinë tonë të ndërveprimit social. Një studim ka treguar se njerëzit të cilët nuk kishin fjetur mirë, treguan reduktim të aftësive për të njohur shprehitë e fytyrës si zemërimi apo lumturia. Kërkuesit besojnë se gjumi i keq apo i pakët ndikon në aftësinë tonë për njohjen e proceseve të ndryshme sociale dhe emocionale.

    Sipas një studimi të fundit të bërë në Universitetit Northwestern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës del se gërhitja, dremitja për një kohë të gjatë, zgjimi gjatë natës dhe gjumi për më pak apo më shumë orë rezulton të rrit rrezikun e goditjeve në tru.

    Studimi ndërkombëtar analizoi të dhënat e më shumë se 4,500 njerëzve që morën pjesë në “INTERSTROKE”. Gati 1800 pjesëmarrës kishin përjetuar goditje ishemike. 439 persona të tjerë kishin hemorragji intracerebrale, në të cilën arteriet ose venat në tru çahen duke shkaktuar gjakderdhje në indet e trurit, shkruan atvlive.tv.

    Rezultatet nga ky studim treguan se njerëzit që flinin mesatarisht më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në tru sesa ata që flinin shtatë orë, minimumin e rekomanduar për të rriturit. Nga ana tjetër, gjumi për më shumë se nëntë orë në natë ishte i lidhur me një rritje të dyfishtë të rrezikut të goditjes.

    Në mënyrë që ti evitojmë të gjitha këto efekte negative shëndetësore që nga shkaktohen nga mungesa e gjumit dhe në mënyrë që gjumin ta bëjmë të shëndetshëm specialistja e gjumit Kristen Knutson, profesoresh në Universitetin Northwestern rekomandon që të flejmë të paktën 7 orë në ditë si dhe të shkojmë në shtrat dhe të ngriheni nga gjumi në të njëjtin orar që gjumi të jetë më shëndetshëm.

    Dhoma e gjumit të përdoret vetëm për gjumë dhe intimitet.

    Të mos qëndrojmë në shtrat për të parë televizor ose të lexojmë libra.

    Të mos pijmë alkool ose të hajmë të paktën tre orë para gjumit në mënyrë që të largojmë shqetësimet që mund të na prishin gjumin gjatë natës.

    Dhe krejt në fund rekomandohet që në një mjedis të qetë dhe me temperatura rreth 15 deri në 18 gradë Celsius janë kushtet optimale për një gjumë të thellë./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: