ATV

Tag: Gjilan

  • Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Mustafe Sherifi nga Gjilani është shembulli me i mire se pasioni për token nuk njeh moshë.
    Edhe pse tashmë në pension, ai nuk e ka lënë anash punën që e ka trashëguar brez pas brezi.

    Pemishtja e gjyshit të tij është sot kujdes e amanet i përditshëm, një traditë që ai e ruan me përkushtim e dashuri të veçantë.

    Për të, toka nuk është thjesht punë fizike. Është kujtim, është vazhdimësi dhe lidhja më e fortë me rrënjët familjare.

  • Kanosi prindërit, arrestohet një burrë në Gjilan

    Kanosi prindërit, arrestohet një burrë në Gjilan

    Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Gjilan  22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Ndërtimi i Stacionit të ri Policor në Gjilan larg finalizimit, Policia funksionon në objekt të stërvjetëruar

    Ndërtimi i Stacionit të ri Policor në Gjilan larg finalizimit, Policia funksionon në objekt të stërvjetëruar

    Ndërtimi i vrazhdë në tri katet e para të objektit që do bëhej Stacion i Policisë së Gjilanit, ishte kryer që moti.

    Por, për shkak të një kontesti gjyqësor për pronën ku po ndërtohej, në fillimin e vitit 2010 punët ishin ndal në gjysmë.

    “Ka pasur kontest gjyqësor… tash rasti është në gjykatën komerciale…”, deklaroi zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

    Me gjithë dëmet që i janë shkaktuar ndër vite, objekti që ndodhet fare pranë gjykatës e prokurorisë, ka shpresë që të funksionalizohet.

    Derisa rasti është ende nëpër instanca gjyqësore, Policia është duke funksionuar në këtë objekt të stërvjetëruar.

    “Gjendja është shumë e keqe… objekti aktual është që 50 vjet…”, thotë tutje Hashani.

    Derisa rasti në gjykatë të zgjidhet, institucionet lokale në Gjilan kanë provuar që ta gjejnë një zgjidhje të përkohshme.

    Në tetor të vitit 2023 u mbajt seanca e fundit gjyqësore për këtë rast./atvlive.tv/

  • Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

    Sipas një komunikate drejtuar mediave, thuhet se të dyshuarit përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale.

    “Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Tutje, Policia njoftoi se me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ’Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së dhe dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje për 48 orë./atvlive.tv/

  • Një banesë në Gjilan përfshihet nga zjarri, vdes një 50-vjeçar

    Një banesë në Gjilan përfshihet nga zjarri, vdes një 50-vjeçar

    Sot në mëngjes një banesë është përfshirë nga zjarri në Gjilan, ku si pasojë një 50-vjeçar ka humbur jetën.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot më 08.07.2023 në orën 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbër kati i katërt është duke dalë tym. Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes”, ka thënë Hashani.

    Sipas tij, janë evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie.

    “Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeç . Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, ka deklaruar ai.

    Tutje, ai ka treguar se hetuesit rajonalë janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që rezultoi me vdekjen e një personi.

  • Gjilan: Një burrë raporton në Polici se vajza e tij është zhdukur

    Gjilan: Një burrë raporton në Polici se vajza e tij është zhdukur

    Një burrë ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

    ” Dobërqan, Gjilan 10.04.2023-05:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tyre viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj”, thuhet në raportin 24-orë të Policisë.

    Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore./atvlive.tv/