ATV

Tag: Gjakovë

  • Paraqitet “zhuga” në Kosovë, 13 raste në shkollat e Gjakovës

    Paraqitet “zhuga” në Kosovë, 13 raste në shkollat e Gjakovës

    Para 5 ditëve, në disa shkolla të Komunës së Gjakovës ekipet mjekësore të Kujdesit parësor, në këtë komunë kanë evidentuar 13 nxënës të prekur me sëmundjen e zgjebës, apo siç njihet në gjuhën popullore ‘zhuga’’.

    Lidhur me këtë, në një intervistë për emisionin “A LIVE”, ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Adelina Shehu-Kola.

    Ajo tha se nxënësit e prekur nga kjo sëmundje ngjitëse, janë kryesisht të moshës nga 6 deri në 13 vjeç, derisa shtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim.

    “Drejtoria e Arsimit kanë vërejtur disa mungesa të nxënësve si shkak disa shqetësimeve dhe kanë kërkuar që të dërgohen disa ekipe mjekësore në ato shkolla. Janë dërguar 4 ekipe, ku është bërë evidentimiti disa nxënësve me zgjebë, janë kryesisht në disa shkolla në zonat rurale dhe situate është nën kontrollë, Pra, prej datës -09 e deri më sot nuk kemi identifikuar ndonjë rasti të ri, janë vetëm këto 13 raste , janë marrë të gjitha masat, janë dezinfektuar klasat dhe fëmijët e prekur me zgjebë janë të izoluar sipas udhëzimeve të IKShPK-së”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë: Viktima u sulmua me armë zjarri nga ish-dhëndri

    Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë: Viktima u sulmua me armë zjarri nga ish-dhëndri

    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 18:20. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

    Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndri i tij.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, derisa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

    “VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

  • Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, dyshohet se kërceu nga kati i dytë i hotelit – Ky është personi që e pa tmerrin me sy

    Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, dyshohet se kërceu nga kati i dytë i hotelit – Ky është personi që e pa tmerrin me sy

    Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan në orët e para të ditës së sotme u shndërrua në skenë krimi. Njëra nga mysafiret që po qëndronte në këtë hotel, A.K, 34-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht, pasi e njëjta dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja e rëndë, ku sipas informacioneve të para, e ndjera ishte e shoqëruar në hotel nga një person.

    Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.B, 32-vjeçar nga Peja.

    Por si ndodhi ngjarja tragjike?

    Rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, A.K. dhe A.B, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

    Si rrjedhojë, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.

    Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e saj.

    Lidhur me rastin nga Policia thanë për Sinjalin se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti.