ATV

Tag: film

  • Një film horror 90-minutësh djeg po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe

    Një film horror 90-minutësh djeg po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe

    Sipas kërkimeve, një film horror 90-minutësh mund të djegë pothuajse po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe, falë rritjes së rrahjeve të zemrës, adrenalinës dhe marrjes më të madhe të oksigjenit gjatë skenave intensive.
    Trupi reagon sikur po bën një aktivitet të lehtë fizik.
    Pra, adhuruesit e filmave horror në fakt kanë bërë “stërvitje” pa u ngritur nga divani!
    Një studim i Universitetit të Westminster-it ka matur rrahjet e zemrës, marrjen e oksigjenit dhe nivelet e CO₂ te pjesëmarrësit që shikonin filma horror 90-minutësh dhe ata kanë djegur mesatarisht 113–184 kalori, në varësi të frikës që u shkaktonte filmi.
    Burime të tjera sugjerojnë se shikimi i një filmi të plotë horror mund të djegë mesatarisht rreth 150 kalori. Fiziologët e lidhin këtë me rritjen e adrenalinës dhe të rrahjeve të zemrës gjatë momenteve të befasishme dhe skenave tensionuese
  • Befason aktorja e famshme, thotë se u dashurua me kolegun e saj gjatë tre filmave që luajti me të

    Befason aktorja e famshme, thotë se u dashurua me kolegun e saj gjatë tre filmave që luajti me të

    Jane Fonda ka rrëfyer një histori të veçantë për lidhjen e saj me aktorin legjendar Robert Redford, duke pranuar se ndjenjat mes tyre kanë kaluar përtej skenës së filmit.

    “Kam bërë katër filma me Robert Redford, dhe në tre prej tyre isha e dashuruar me të. Janë filma romantikë. E vetmja e metë ishte se atij nuk i pëlqenin skenat e puthjeve, shpesh ishte me humor të keq dhe mendoja se ishte faji im”, u shpreh aktorja 87-vjeçare.

    Fonda, e cila ka qenë gjithmonë një figurë e guximshme, e rikujtoi këtë histori që në vitin 2017, gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, kur përballë mediave i tha Redfordit: “A nuk ta kam thënë ndonjëherë? Isha vërtet e dashuruar me ty, por të dy ishim të zënë. Në shesh xhirimi, mora unë iniciativën; nuk mund të mos të prekja.”

    Dy aktorët, që kanë shënuar epokën e artë të Hollivudit, janë shfaqur për herë të parë bashkë në filmin The Chase (1966), ndërsa pak më pas në Barefoot in the Park (1967), ku shkëlqeu kimia mes tyre.

    Në vitin 2017 ata u ribashkuan në filmin Our Souls at Night, një histori dashurie në pleqëri, që Fonda e përshkroi si “kurorëzimin e punës sonë të përbashkët”.

    “Dashuria kur plakesh bëhet më e bukur. Është mrekulli të kesh ende dëshirë për një jetë seksuale, edhe pse kjo nuk shfaqet në film”, tha ajo. Ndërsa Redford iu përgjigj me humor: “Gjithmonë ka ‘extra’ në DVD.”

    Me sinqeritet dhe nostalgji, Fonda kujtoi edhe momentet e xhirimeve: “Për shkak të syve të tij blu shpesh harroja replikat. E putha kur isha 20 vjeç dhe e puth edhe tani, kur jam pothuajse 80. Ai gjithmonë ka qenë një puthës i shkëlqyer.”

    Nga ana tjetër, Redford mbeti më i rezervuar, por e pranoi lidhjen e veçantë që i ka bashkuar: “Që nga fillimi gjithçka ka qenë e natyrshme, nuk kishim nevojë të flisnim shumë. Jane është një lloj Calamity Jane.”

    Në fund, Fonda e përmbylli me një mesazh të fortë: “Roberti është diçka më shumë se një aktor, ai është një burrë. Në jetë, nuk është kurrë vonë për dashuri, nëse je i guximshëm dhe i gatshëm të marrësh rreziqe.”