ATV

Tag: Ferizaj

  • Ferizaj: Një person lëndohet pasi i bie një objekt i rëndë në kokë

    Ferizaj: Një person lëndohet pasi i bie një objekt i rëndë në kokë

    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i ka rënë një objekt i fortë në kokë, derisa po ecte pranë një objekti në ndërtim në Ferizaj.
    Rasti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore për shkak se derisa ishte duke ecur në rrugë pranë një objekti në ndërtim i ka rënë një objekt i fortë në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

    Nga Qendra për Punë Sociale ku dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij, Valon Aliu, arriti të largohej, për t’u arrestuar vetëm pak orë më vonë.

    36-vjeçari të premten e 13 prillit, u soll në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për seancën e caktimit të masës së paraburgimit.

    Nga Prokuroria ai dyshohet për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës”.

    Kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për veprën penale vrasje e rëndë, u kundërshtua nga avokati mbrojtës.

    I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sidoqoftë, ndaj të pandehurit, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në këtë kërkesë, Prokuroria e kishte marrë për bazë dëshminë e punëtores sociale Q.Z e cila ka deklaruar se i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të së ndjerës, si dhe në drejtim të të dëmtuarit, vëllait të viktimës.

    15-vjeçari i plagosur në krah, është liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.

    I dyshuari Valon Aliu me viktimën e ka një fëmijë, ndërsa viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.

    Vrasjen që ndodhi të premten në Ferizaj e dënuan edhe udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale. Kryeministri Albin Kurti kërkoi drejtësi pa vonesa, e presidentja Osmani duke e quajtur vrasjen rezultat të femicidit, për dorasin kërkoi dënim maksimal.

    Në orën 16:00 të së shtunës, e ndjera u varros në fshatin e lindjes, Bablak të Ferizajt./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Ka dakordim, rinisin punimet për gjimnazin shoqëror në Ferizaj

    Ka dakordim, rinisin punimet për gjimnazin shoqëror në Ferizaj

    Detyrat në këtë dërrasë të zezë do të shkruhen edhe për pak kohë. Kjo për shkak se nxënësit e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj, nga shtatori pritet që mësimin ta mbajnë në objektin e ri.

    Punimet në këtë objekt do të vazhdojnë, pasi që tashmë ka marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

    Vendimi është mirëpritur nga drejtoresha e Gjimnazit, e cila pranoi se infrastruktura e dobët, ka ndikuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie gjatë këtyre viteve.

    Lajmi se do të kalojnë në një objekt të ri e me kushte më të mira i gëzoi gjimnazistët.

    Punimet në objektin e Gjimnazit “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj, nisën në vitin 2019, mirëpo ato u ndërprenë pas vendimit të qeverisë për t’ia kthyer pronën Agjencisë Kosovare të Privatizimit që nga ajo kohë rreth 1300 nxënës të kësaj shkolle mbajnë mësim në kushte të mjerueshme e me orar të shkurtuar./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=ZvJEt4LY1-1Z0zO3

  • Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet një burrë në Ferizaj

    Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet një burrë në Ferizaj

    Një person është arrestuar dje në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Policia njoftoi se ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

    “Ferizaj, 15.06.2023 – 15:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./atvlive.tv/

     

     

  • Tentoi të vetëvritej, shpëtohet 62-vjeçari në Ferizaj

    Tentoi të vetëvritej, shpëtohet 62-vjeçari në Ferizaj

    Një 62-vjeçar në Ferizaj është shpëtuar nga Policia pasi ka tentuar të vetëvritet. Sipas një komunikate dërguar mediave, Policia ka bërë të ditur se 62-vjeçari kishte hipur në një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesor në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej.

    “Sot, rreth orës 13:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshës 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj”, njoftoi Policia.

    Sipas njoftimit të Policisë, ai u shpëtua nga një zyrtar policor.

    “Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimën dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetëvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Tutje, bëhet e ditur se viktima është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

     

  • Rrëfimi i 82 vjeçarit për fshatin Surçinë: Po me dhimbsen rinia që po ikin, ka mundësi me jetu edhe këtu

    Rrëfimi i 82 vjeçarit për fshatin Surçinë: Po me dhimbsen rinia që po ikin, ka mundësi me jetu edhe këtu

    Surçina është një vendbanim në komunën e Ferizajt. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Mollas.

    Ndër banorët më të moshuar të këtij fshati ka mbetur Musli Breznica, i cili në një bisedë për ATV-në, thotë se hallin më të madh e ka me largimin e të rinjve nga fshati.

    “Tash shumë të rinj na kanë shku jashtë, shumë se jo pak. Ma e mira gjeneratë, në vend se me qenë në ushtri, shkuan jashtë”, rrëfen Breznica.

    Fshati Surçinë, i banuar kryesisht me shqiptar, ka rreth 90 shtëpi dhe dikur kishte rreth 230 banorë.

    Tash janë deri në 96 shpi, por shumë prej tyre janë të zbrazëta pa njerëz… Më së shumti po me dhimbsen të rinjtë që po largohen, palidhje. A vallahin e kanë mundësinë edhe këtu me jetu, nuk osht keq”, thotë Breznica. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni gjeni më poshtë: