ATV

Tag: FC Ferizaj

  • Morina: Çdo gjë që folet me gjuhë të huaj në Kosovë ka vlerë më të madhe

    Morina: Çdo gjë që folet me gjuhë të huaj në Kosovë ka vlerë më të madhe

    Trajneri, Arbnor Morina ka hedhur kritika të ashpra mbi trajnerin e Ferizajt, Andrej Panadic mbi mënyrën si skuadra e tij u paraqit kundër Dukagjinit.

    “Çdo gjë që folet me gjuhë të huaj në Kosovë, ka vlerë më të madhe se kosovarët që flasin shqip. Nëse luan 5-4-1 prej kur ke ardhur dhe mbrohesh brenda dhe jashtë dhe tash po i jep luksin vetit me u qel dhe i jep hapsirë Otto Johnit me të dënu, atëherë gjithëçka shkoi mbrapsht”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa skuadrës pavarësisht gjithçkaje.

    “Do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa, edhe në rast se biem nga Liga, sepse është bërë punë e jashtëzakonshme. Nuk bën të ndalet rrugëtimi sepse është bërë punë e madhe”, tha Abazi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Presidenti i FC Ferizajt: Do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojmë ndaj Dukagjinit

    Presidenti i FC Ferizajt: Do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojmë ndaj Dukagjinit

    Presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi thekson se do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojnë kundër Dukagjinit.

    “Gjatë gjithë edicionit ka pasur premi për lojtarët, natyrisht se do të ketë edhe në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit për ne kundër Dukagjinit”, tha Abazi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: