ATV

Tag: Fahredin Duraku

  • EKSKLUZIVE: Fahredin Duraku konfirmon se nuk do të vazhdojë kontratën me KFF Mitrovica

    EKSKLUZIVE: Fahredin Duraku konfirmon se nuk do të vazhdojë kontratën me KFF Mitrovica

    Trajneri, Fahredin Duraku ka konfirmuar në Ekipi A se pasi i ka skaduar kontrata me KFF Mitrovica, ai nuk do të vazhdojë më punën në këtë klub.

    “Kontrata do të më skadojë së shpejti, nuk do të jem pjesë e KFF Mitrovica. Është shumë vështirë të punosh me femra, duhet të jeshë fleksibil. Ndryshe është të punosh me femra, ndyrshe me mashkuj”, tha Duraku në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Fahredin Duraku vlerëson se klubet serbe në territon e Kosovës po shfrytëzohen si viktima nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    “Federata e Futbollit të Serbisë është duke manipuluar me këto 10 klube. Po i shfrytëzojnë si viktimë që të marrin pjesë në garat tona, por si mund të marrin pjesë kur nuk janë nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për këtë arsye këto janë disa provokime politike në futbollin tonë, kinse ne jemi duke bërë probleme”, tha Duraku në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: