ATV

Tag: Eurovision

  • Suedia fiton Eurovisionin

    Suedia fiton Eurovisionin

    Ka mbaruar nata e madhe e garës së muzikës evropiane, Eurovision 2023.

    Ngjarja e cila sivjet u mbajt në Liverpool të Anglisë, mirëpriti në finale plot 26 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe vendi fitues i vitit të kaluar, Ukraina).

    Fituese e Eurovision 2023 u shpall Loreen nga Suedia me këngën “Tatto”.

    Ata morën pikë të shumta nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi edhe me votat e publikut, ku gjithsej grumbulloi 583 pikë.

    Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë e në vend të tretë Izraeli me 362 pikë.

    Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.

    Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë.

  • Si të votojmë për Shqipërinë në finalen e Eurovisionit?

    Si të votojmë për Shqipërinë në finalen e Eurovisionit?

    Albina dhe Familja Kelmendi kanë rrëmbyer zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm, me përformancën e saj në Eurovision.

    Pejania mbrëmë u kualifikua e para në finale, teksa përformanca e saj mori lëvdata të mëdha.

    Teksa po bëhet gati për finalen e madhe që do të mbahet nesër, Albina ka ndarë me ndjekësit e saj mënyrën se si të votohet për Shqipërinë në këtë garë.

    “Voto numër 10, që të sjellim Eurovisionin në Shqipëri” ka porositur Albina.

    Më poshtë është lista e shteteve dhe numrat në të cilët duhet votuar me numrin 10.

  • Shqipëria kualifikohet e para në finale të “Eurovisionit”

    Shqipëria kualifikohet e para në finale të “Eurovisionit”

    Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë arritur të kualifikohen në finalen e madhe të “Eurovisionit 2023”. Shqipëria të shtunën do të performojë me këngën “Duje”.

    Këngëtarja nga Kosova mori votat e publikut për t’u futur në 10 shtetet që siguruan finalen nga 16 gjysmëfinalistët e dytë të enjten.

    Kënga e saj “Duje”, e cila u interpretua në gjuhën shqipe, në gjysmëfinale të këtij edicioni u mirëprit nga të pranishmit.

    Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, ndërsa finalistët e këtij edicioni janë: Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

    Ndërsa, nga nata e parë, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

    “Eurovisioni” sivjet organizohet në Liverpool të Britanisë së Madhe, në pamundësi të organizimit në Ukrainë.

  • Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora do të jetë e ftuar speciale e edicionit të këtij viti në Eurovision. Ajo do të performojë në natën e parë, më 9 maj.

    Rita Ora gjithashtu do të ketë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit.

    Slogani për këtë vit do të jetë ‘’United by Music’’ që në shqip do të thotë ‘’Të bashkuar nga muzika’’, transmeton atvlive.tv.

    Festivali më i madh i këngës në Evropë, duhej të mbahej në Ukrainë, meqë Galush Orkestra fitoi vitin e kaluar, por për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvendosur në Angli.

    Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: