ATV

Tag: Enver Hoxhaj

  • A do të inkuadrohet në politikë Endrit Thaçi dhe si, flet Hoxhaj

    A do të inkuadrohet në politikë Endrit Thaçi dhe si, flet Hoxhaj

    Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Context”, në ATV foli për ecurinë e procesit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

    Derisa foli për Gjykatën në Hagë, Hoxhaj përmendi edhe vizitën e tyre si parti (PDK), pas kthimit të Hysni Gucatit në Kosovë, në të cilën i pranishëm ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Sot ishim te Gucati si parti, ishte ngjarje e bukur dhe veçantë për secilin prej nesh, por e pa plotë, pa të tjerët, ata të cilët janë në Hagë. Unë jam i sigurt se kjo do të jetë fitore e pashmangshme, sepse po ata mbahen në mënyrë të padrejtë, atje. Procesi do të mbyllet shpejt dhe mirë. Unë besoj se ata do të triumfojnë përsëri. Sot vizita te Gucati ishte një ngjarje gëzimi, e cila ishte e plotë që Endriti ishte me neve, por që nuk ishte fare e plotë që babai i Endritit, Hashimi nuk ishte aty, dhe po ashtu pa Veselin, Baci Jakup, Rexhën, Nasimin, Calin e të gjithë të tjerët”, tha Hoxhaj.

    I pyetur nëse Endriti do të angazhohet në politikë, Hoxhaj tha se ai do të jetë i mirëseardhur kurdo, derisa shtoi se pjesëmarrja e tij te Gucati, ishte më shumë gjest individual se sa qëndrim politik.

    “Sot vizita atje, ka qenë më shumë kapacitet individual, si djali i Hashimit, që ne e shohim si me qenë vëllai ynë i vogël por është i mirëseardhur kurdo dhe është vendimi i tij, ai është që e bënë hapin e duhur. Mendoj që kur dikush vendosë që të angazhohet politikisht, dhe është vendim e merr në një moment të duhur, kurdo që ia merr mendja”, shtoi tutje ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Hoxhaj thotë Qeveria nuk diti ta shfrytëzojë hapësirën kohën prej sulmit në veri që t’i vendosen sanksione Serbisë

    Hoxhaj thotë Qeveria nuk diti ta shfrytëzojë hapësirën kohën prej sulmit në veri që t’i vendosen sanksione Serbisë

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria e Kosovës nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë hapësirë kohore prej katër javësh që nga sulmi i 24 shtatorit, pasi që sipas tij, kjo kohë ka qenë mundësi e artë që t’i vendosen sanksione Serbisë.

    “Duket që 21 tetori do të jetë një pikë kthese për një proces të ri politik, por unë çka kam parë gjatë këtyre katër javëve pas 24 shtatorit është që Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës, liderët e Kosovës nuk kanë ditë që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore prej katër javësh që të përdorin këtë mundësi të artë për të vendosë sanksione mbi Serbinë, me që ajo që ndodhi me 24 shtator ishte akt i agresionit i një grupi terrorist, i cili kishte plan politik, kishte platformë politike për ta aneksuar veriun e Kosovës, dhe natyrisht që lidhja direkte ishte me presidentin serb, sepse Aleksandar Vuçiq para se të jetë politikan ka qenë paramilitar”, tha Hoxhaj. /atvlive.tv

  • Hoxhaj uron qytetarët për vizat: Ditë historike për Kosovën

    Hoxhaj uron qytetarët për vizat: Ditë historike për Kosovën

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ditën e sotme historike për Kosovën, pas miratimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë historike.

    Ai tutje, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

    “Ditë historike për #Kosovën! Parlamenti Evropian miratoi vendimin përfundimtar në lidhje me liberalizimin e vizave. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe BE-së.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

  • A ka kaluar Behgjet Pacolli në PDK? – Flet Enver Hoxhaj

    A ka kaluar Behgjet Pacolli në PDK? – Flet Enver Hoxhaj

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në seancën e sotme ka ndryshuar karrigen në Kuvendin e Kosovës. Ai është ulur pranë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ky veprim i Pacollit nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat, ku në disa prej tyre edhe janë hedhur dyshime se ai mund t’i jetë bashkuar PDK-së, mirëpo asgjë nuk ishte e konfirmuar.

    Lidhur me këtë veprim të Pacollit ka folur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Ai në emisionin CONTEXT në ATV ka mohuar se Pacolli i është bashkuar PDK-së, ndërsa thotë se ka qenë vetëm një bisedë miqësore dhe asgjë më shumë.

    “Absolut jo. Unë dhe zotëri Reçica kemi komunikuar me të dhe i thamë a po vjen tek ne bisedojmë, me që baca Behgjet është me ramazan. Erdhi tek ne në tavolinë dhe biseduam, Mund ta kenë parë të tjerët, por biseda ka qenë miqësore”, tha Hoxhaj. /atvlive.tv