ATV

Tag: Emmanuel Macron

  • Mesazhi i Macronit për vizat, presion ndaj Kosovës

    Mesazhi i Macronit për vizat, presion ndaj Kosovës

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për herë të parë përmendi rishikimin e politikës së liberalizimit të vizave për Kosovën e Serbinë. Macron deklaroi se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim lidhur me zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, madje në mënyrë paqësore.

    Kjo deklaratë po konsiderohet si një prej kërcënimeve më serioze, në vazhdën e masave ndëshkuese, me qëllim afrimin e raporteve Kosovë – Serbi.

    “Një mekanizëm shtesë me anë të të cilit po i bëhet presion Kosovës, nga një shtet me peshë të madhe siç është Franca. Por, nuk është larg mendsh që një kërkesë e tillë në një të ardhme të bëhet edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

    “Sigurisht që Macron duke qenë ndërmjetësues i raportit mes Kosovës e Serbisë, e garantues i planit francezo-gjerman, ka bë një kërcenim bukur real, që do ishte bukur real, pasiqë izolimi i mëtejmë”, tha Arbnor Sadiku, njohës i çështjeve politike.

    Pavarësisht rëndësisë së një shteti si Franca brenda Bashkimit Evropian, procesi zor se do të kthehet prapa, por mund të shkaktojë vonesë.

    “Edhe një kthim eventual, një anulim i këtij procesi kërkon procedura nga 27 vendet anëtare. Nuk bëhet me vendim të thjeshtë. Mund të ndodhë vetëm vonesa e hyrjes në fuqi”, tha Loxha.

    Në nëntor të vitit 2022 përfaqësuesit e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian ishin pajtuar me propozimin që Kosovës t’i hiqen vizat më 1 janar të vitit 2024.

  • Macron: Kosova është përgjegjëse për trazirat në veri

    Macron: Kosova është përgjegjëse për trazirat në veri

    Autoritetet e Kosovës |mbajnë përgjegjësi për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm në veri”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Për Kosovën, Macron ka folur në një konferencë për sigurinë që po mbahet në Bratisllavë.

    Ai është rreshtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të QUINT-it, shtete këto të cilat kanë deklaruar se Kosova është përgjegjëse për tensionimin e situatës në pjesën veriore.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se “Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

    Ai ka thënë se kryeministri Kurti të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale, si dhe të tërheq forcat policore nga afërsia.

    Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është duke u përpjekur që të gjejë një rrugëdalje për situatën në veri, derisa ka shtuar se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, por asnjëherë i frikësuar.

    Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, Kurti ka thënë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale.

    Kurti ka thënë se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’u thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

    Në anën tjetër, Aleanca veri-atlantike NATO ka dislokuar forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës.

    NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

    Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

  • “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

    “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

    Reforma e pensioneve në Francë ishte e nevojshme për të siguruar pensionin e të gjithëve dhe për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë.

    Këtë deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij televiziv para francezëve, duke konfirmuar se kishte shpallur ligjin që prej tre muajsh po shkakton protesta në vend.

    “Ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht duke filluar nga vjeshta”, shtoi presidenti francez, duke nënvizuar se “ndjen zemërimin e francezëve”.

    Pas miratimit të reformës së pensioneve, Macron ka propozuar hapjen e tre kantierëve, një për punën, një për drejtësinë dhe një për përparimin.

    Në të parën, ai përshëndeti krijimin e 1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit dhe deklaroi se dëshiron të inicojë reformën në shkollën e mesme profesionale në mënyrë që numri më i madh i adoleshentëve të kenë akses në trajnime kualifikuese dhe në punë.

    Macron shtoi se ai synon të nisë një pakt të ri jete mbi punën me partnerët socialë në javët e ardhshme.

    “Ne kemi 100 ditë paqe, unitet, ambicie dhe veprim në shërbim të Francës përpara nesh. Kjo është detyra jonë dhe unë ju besoj. Unë besoj që ne ta arrijmë atë. Këto tre kantiere formojnë udhërrëfyesin e qeverisë që kryeministrja Elisabeth Borne do të detajojë javën e ardhshme. Këto tre projekte duhet të na bashkojnë dhe të bashkojnë liderët më të lartë të vendit dhe unë do të marr pjesë në to. 14 korriku duhet të na lejojë të bëjmë një bilanc të situatës”, tha Macron.

    “Nuk mund të qëndroj i shurdhër ndaj zemërimit të francezëve”, thekoi kreu i Elizesë në fjalimine tij teksa shtoi se në lidhje me reformën e pensioneve, “është shprehur zemërimi, zemërimi për një punë që për shumë francezë nuk lejon më një jetë të mirë, me rritjen e çmimeve, me benzinën, shpenzimet, zemërimin sepse disa mendojnë se po bëjnë pjesën e tyre, por pa u shpërblyer për përpjekjet e tyre, qoftë në ndihmë apo në shërbime publike efektive, askush, dhe veçanërisht jo unë, nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje për drejtësi sociale dhe rinovim të jetës sonë demokratike”.

    Reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të presidentit Macron drejtuar kombit ishin të menjëhershme. Udhëheqësja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen, tha në Tëitter se kreu i shtetit kishte vendosur të “të injoronte vuajtjet e francezëve”. Gjithashtu në rrjetin social, lideri i France Insoumise, Jean-Luc Melenchon, argumentoi se “populli në Francë nuk lejon të vidhen dy vjet liri”, duke iu referuar reformës së pensioneve që parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 vjeç deri në 64 vjeç.

  • Macron nënshkruan ligjin për reformën në pensione, pavarësisht protestave

    Macron nënshkruan ligjin për reformën në pensione, pavarësisht protestave

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri.

    Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

    Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

    Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të madhe për Macronin, përgjatë mandatit të tij të dytë si president.

    Kjo temë i ka kushtuar atij edhe me rënie të popullaritetit.

    Sondazhet kanë treguar se dy në tre franceze janë kundër vazhdimit të punës për dy vjet më shumë./REL/