ATV

Tag: eminem

  • “Luftërat” më të egra të Hollywood-it – 10 Përplasjet më shokuese të Vip-ave 

    “Luftërat” më të egra të Hollywood-it – 10 Përplasjet më shokuese të Vip-ave 

    Hollywood-i është plot shkëlqim, glamur dhe natyrisht, dramë. Ndërsa fansat jetojnë për momentet e tapetit të kuq, disa përplasje mes yjeve u bënë legjendare, duke lënë portal e mediet duke shkruar për vite me radhë.

    Ja një listë e 10 konflikteve e përplasjeve më të përfolura të VIP-ave, nga “luftërat” që mbushën titujt e lajmeve deri te rivalitetet që zgjatën në heshtje.

    Taylor Swift VS Kanye West

    Pak momente tronditën botën e muzikës si “MTV VMAs” e 2009, kur Kanye West ndërpreu fjalën e pranimit të çmimit nga Taylor Swift. Ajo që filloi si një incident në skenë u shndërrua në vite tensioni, me këngë si “Famous” të Kanye-t, që rivendosën debatet e fansave. Rrjetet sociale ishin ndezur, ceremonitë e çmimeve ishin të tensionuara, dhe ky konflikt u bë një moment ikonë i kulturës pop. Fansat debatojnë ende nëse ishte përplasje egosh, spektakël mediatik apo thjesht koha e gabuar në vendin e gabuar por askush nuk mund ta injoronte.

    Drake VS Meek Mill

    Në 2015, Meek Mill akuzoi Drake për përdorim të “ghostwriter”-ave (Shkrimtarë anonim  të teksteve të këngëve), duke çuar botën e hip-hop-it në një histeri totale. Drake iu përgjigj me këngët “Charged Up” dhe “Back to Back”, të cilat mbushën valët e ajrit dhe platformat “streaming”. Meek iu kundërpërgjigj, duke ndezur një “luftë” të plotë të rap-it në rrjetet sociale dhe mediet mbi showbizin. Ky konflikt nuk ishte thjesht për krenari, u bë një debat kulturor mbi orighinalitetin në hip-hop-in modern, dhe fansat që analizuan çdo varg për të gjetur diçka “spicy” (djegës).

    Taylor Swift VS Katy Perry

    Rivaliteti mes Taylor Swift dhe Katy Perry-t u ndez nga thashethemet se këngëtarja e dytë kishte “vjedhur” balerinët e Taylor-it për turne. Për vite me radhë, fansat kërkonin mesazhe të fshehura në video dhe tekste. Kënga “Swish Swish” e Katy-t dhe “Bad Blood” e Taylor-it besohet të kenë qenë këngë me thumbime të drejtpërdrejta. Konflikti u bë legjendë e pop-kulturës, duke përzier konkurrencën profesionale me dramën personale, deri sa të dy yjet u pajtuan.

    Nicki Minaj VS Cardi B

    Në “Fashion Week” të Nju Jorkut 2018, tensioni mes Nicki Minaj dhe Cardi B arriti kulmin kur një përplasje në backstage u bë titull kryesor. Të dyja reperet kishin rivalitet të gjatë për dominimin në sondazhe muzikore, çmime dhe famë në hip-hop. Intervistat dhe postimet në media sociale shtuan flakët, duke e bërë një nga përplasje më publike dhe të zjarrta në rap-in modern. Fansat nuk e lanë t’ju ikë asnjë moment, duke analizuar çdo pamje, koment dhe varg të fshehtë.

    Johnny Depp VS Amber Heard

    Çfarë filloi si një martesë me profil të lartë u shndërrua në spektakël mediatik me akuza dhe procese gjyqësore. Divorci i Johnny Depp-it dhe Amber Heard-it përfshiu akuza për abuzim nga të dyja palët, video virale të gjykatës dhe debate globale. Konflikti nuk ishte thjesht personal, ai ndau fansat dhe dominoi portalet për vite me radhë, duke treguar se si betejat private mund të bëhen obsesion global kur Hollywood-i është i përfshirë.

    2Pac VS The Notorious B.I.G.

    Rivaliteti East Coast vs West Coast në rap arriti kulmin e tij me 2Pac dhe Biggie Smalls. Ajo që filloi si konkurrencë profesionale u shndërrua në sulme personale, këngë thumbuese dhe spekulime mediatike, duke lënë një shenjë tragjike në historinë e hip-hop-it. Ky konflikt tregoi se si fama, rivaliteti dhe krenaria rajonale mund të shndërrohen në fenomen kulturor. Po ashtu vdekja e që të dy ikonave kishte fat të njëjtë, të dy u vranë… e sot e asaj dite ka ende spekulime se gjithçka filloi nga lufta e tyre virale mediatike.

    Mariah Carey VS Jennifer Lopez

    Në vitet 2000, Mariah Carey dhe Jennifer Lopez ishin dy diva që luftonin për dominimin në sondazheve dhe çmimeve. Thashethemet qarkullonin për thumba të fshehtë në intervista, mungesa të vërejtura në ceremonitë e çmimeve dhe rivalitete mbi imazhin publik. Çdo performancë, nominim ose koment u bë objekt spekulimesh. Edhe pse shumë nga tensioni u ushqye nga vet mediat, fansat e ndoqën me kënaqësi, duke e bërë këtë rivalitet një nga më të qëndrueshmit në historinë e RAP-it.

    Eminem VS Machine Gun Kelly

    Kur Machine Gun Kelly sfidoi Eminem në 2012, pak njerëz mund ta parashikonin se çfarë furie do të shkaktonte. Në 2018, këngët “Killshot” dhe “Rap Devil” e kthyen mosmarrëveshjen në një luftë të plotë rap. Debatet në mediat sociale dhe videot virale siguruan që fansat të ishin të lidhur çdo varg. Ky konflikt u bë shembull definues i rivaliteteve moderne në rap, duke treguar se edhe legjendat nuk janë të paprekshëm kur sfidohen, por në fund të fundit publiku zgjodhi që legjenda i vërtetë, Eminem, ta fitojë këtë betejë duke u spekuluar se pas diss-it të Eminem-it, MGK ndrroi komplet zhanër muzikor…

    Kendrick Lamar VS Drake

    Tensioni mes Kendrick Lamar-it dhe Drake ka qenë duke u zmadhuar për vite, me thumbime të fshehura në tekste dhe intervista që mbajnë fansat në ankth. Ndërsa të dy janë gjigantë të hip-hop-it, thashethemet sugjerojnë se rivaliteti lidhet me respekt, kredibilitet në rrugë dhe konkurrencë për dominimin e muzikës. Çdo bashkëpunim apo moment publik mes tyre ndez spekulime, duke e bërë këtë një nga konfliktet më të përfolura në rap-in modern. Po ashtu vlen të ceket si një ndër konfliktet më denigruese kundrejt Drake.

    50 Cent VS Ja Rule

    Pak rivalitete në rap kanë zgjatur dhe kanë qenë aq teatrale sa ai mes 50 Cent dhe Ja Rule. Ajo që filloi si konkurrencë për dominimin e rap-it në Nju Jork, u shndërrua në këngë thumbuese e ofenduese, konfrontime publike dhe spektakle mediatike. Një nga momentet më legjendare ishte kur 50 Cent bleu biletat për një nga koncertet e Ja Rule, që ky i fundit të mos ketë publik, një lëvizje guximtare që tregoi rivalitetin dhe kreativitetin e tij. Ky konflikt përcaktoi hip-hop-in e fillimit të viteve 2000 dhe mbetet ikonik dhe qesharaku deri më sot.

    Nga ndërprerjet në ceremonitë e çmimeve, luftërat East Coast vs West Coast, dramë në gjykatë, deri te përplasje moderne në rap, këto konflikte të yjeve tregojnë se dramat në Hollywood janë po aq legjendare sa vetë yjet.

  • Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Pavaraësisht pasurive marramendëse, disa prej yjeve të njohur botëror sigurohen të mbajnë me vete kujtimet e hidhura të jetës së tyre, në mënyrë që të mos harrojnë se kush ishin dhe se si nisen.

    Një nga fytyrat më të njohura në botën e televizionit, Oprah Winfrey është një nga njerëzit më të pasur në Amerikë sot, por rruga deri këtu , për të ishte jashtzakonisht e vështirë.

    Ajo improvizonte rrobat e saj me thasë dhe ishte abuzuar dhe flinte në terrasë.

    Oprah më parë ka treguar se është përdhunuar dhe abuzuar nga miqtë e familjes, të cilët nuk janë identifikuar publikisht, ndërsa jetonte me nënën e saj në Milwaukee. Pasi mbeti shtatzënë në moshën 14-vjeçare, ajo u transferua në Nashville për të jetuar me babanë e saj.  Ajo vendosi të lindte foshnjën por që I vdiq në spital. Sic tha Oprah, krejtë cka përjetonte në të kaluarën e saj ishte varfëria dhe vetmia.

    Winfrey shkoi në Universitetin Shtetëror të Tenesit në vitin 1971 dhe u bë prezantuesja e lajmeve e parë me ngjyrë dhe më e reja në moshë në një tv lokal në Tenesi . Sot pasuria e saj është 2.8 miliardë.

    Ai është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe është një nga aktorët më të paguar në botë . Është e vështirë ndoshta të imagjinohet që Tom Cruise dikur nuk kishte fare para. Por familja e tij ishte e varfër dhe ishin pa një shtëpi të përhershme. Babai i tij thuhet se ka qenë i dhunshëm. A mund ta besoni se Tom Cruise kishte ndryshuar 15 shkolla deri në moshën 12-vjeçare – dhe, sic tha ai, gjithnjë ishte bullizuar.

    Aktori para se të bëhej I sukseshëm, kishte punuar në një kafiteri ku ka pastruar enët dhe tavolinat. Për aktorin, viti 1983 ishte viti magjik  kur bota mësoi vërtet emrin, Tom Cruise. Për fat të mirë, ato ditë mbaruan dhe sot Cruise fiton miliona si aktor dhe producent. Pasuria e tij neto është 600 milionë dollarë.

    Në rolin e saj më të famshëm si Carrie Bradshaë në “Sex and the City” ajo vesh vetëm këpucë luksoze, për aktoren Sarah Jessica Parker xhirimet në këtë serial për të ishin ëndërra e bërë realitet .

    Jeta e saj para famës ishte shumë e trishtë, të paktën aktorja e përshkruan si të tillë. Ajo pati deklaruar se në shtëpinë ku jetonin nuk kishin rrymë sa që nuk festonin as krishtlindje, as vit të ri, e as një ditëlindje.  Për dallim nga Cruise dhe Oprah, ajo e cilëson varfërinë si bekim për të sepse në atë shtëpi të zbrazët, kishin shumë dashuri dhe respekt për njëri tjetrin.

    Sarah Jessica Parker tha se të ishte fëmija më i varfër në lagje e bëri atë të ëndërronte dhe punonte më shumë, e që kjo dëshmohet bazuar në pasurinë neto të saj që është 200 milionë dollarë.

    Charlize Theron, aktorja e njohur, është një shembull I një gruaje të fortë. Buzëqeshja e saj e ëmbël fsheh një histori personale të dhimbshme, që gjurmët e trishtimit I mban ende me vete.

    Aktorja ka treguar se përvec se ka jetuar në motel dhe është ushqyer nga shporta e mbeturinave, kur ishte 15 vjec, nëna e kishte qëlluar për vdekje babain e saj si vetmbrojtje dhe ajo ishte e pranishme.

    Jay Z, Eminem, Ed Sheeran, Leonardo DiCaprio, Celine Dion  dhe shumë yje të tjerë, janë vetëm disa nga të famshmit e suksesshëm që janë rritur në varfëri.

     

  • Këta janë artistët që urrejnë këngët hite të tyre

    Këta janë artistët që urrejnë këngët hite të tyre

    Shumë këngëtarë të njohur kanë krijuar këngë që kishin të bëjnë me emocionet e tyre të ndonjë momenti, të cilat i kanë bërë ata të famshëm. Pas një kohe disa nga ta filluan të urrenin këngët e tyre, qoftë tekstet, qoftë muzikën e këngës, pavarësisht se këto këngë i kanë ngritur në majat e suksesit.

    Madonna tregoi se nuk mund të këndoj ‘’Holiday’’ ose ‘’Like a virgin’’. Ajo tha se përvec nëse dikush e paguan 30 milionë dollarë ose më shumë, përndryshe asnjëherë. Madonna sidomos këngën ‘’Like a virgin’’ zbuloi se nuk e pëlqen fare.

    Justin Bieber pranoi se nuk do ta këndojë asnjëherë bashkëpunimin e tij të vitit 2012 me reperen Nicki Minaj ‘Beauty and a Beat’. Ai theksoi se kurrë nuk e ka pëlqyer këngën por u desh t’i përshtatej asaj kohe se cfarë dëgjonin njerëzit.

    “You’re Beautiful” , kënduar nga James Blunt, vazhdon të dëgjohet. Për James Blunt, kënga ishte ndoshta shumë e përhapur , gjë që e sheh si për të mirën e saj. Por, James i cili shijoi vite të tëra të mira nga kjo këngë, pranoi se radiot e tepronin duke e luajtur atë dhe për të është shumë monotone kjo gjë.

    Lorde nuk e pëlqen fare këngën e saj  Royals. Në një intervistë ajo tha: tingëllon e tmerrshme! Duket si një melodi nga një Nokia 2006! Nuk është e lezetshme apo e mirë! Është katastrofike. E tmerrshme…

    Për këngën ‘’Don’t me get me’’,  këngëtarja PINK tha se po të kishte mundësi, do ta digjte dhe sdo ta këndonte asnjëherë në jetën e saj. Ajo tregoi se tani asgjë nuk I lidhet me tekstin e këngës dhe ndjehet mjaft në siklet ta performojë atë.

    Eminem i kërkon falje publike nënës së tij përmes këngës “Headlights”.

    Në ”Cleanin Out My Closet”, Eminem shpreh ndjenja të forta dhe të komplikuara, duke përfshirë zemërim dhe zhgënjim ndaj nënës së tij për atë që ai e shihte si mënyra abuzive me të cilat e trajtoi kur ishte fëmijë.

    Kënga u bë një nga hitet kryesore të reperit dhe mbetet një nga këngët më të njohura dhe më diskutueshme të Eminem. Videoklipi shfaq Eminem në një dollap duke hedhur poshtë tekstet e tij të ndërsa shfaqen skena nga e kaluara e tij.Por, tani si 51 vjecar, reperi kërkoi falje nënës së tij që ishte kaq I ashpër në tekst dhe në disa këngë të tjera që fliste për të. Ai tregoi se më nuk I këndon këngët dedikuar nënës së tij dhe as nuk dëshiron t’i dëgjoj.