ATV

Tag: “E Jona Tokë”

  • Familja Hoti në Rahovec, shembull i përkushtimit në bujqësi

    Familja Hoti në Rahovec, shembull i përkushtimit në bujqësi

    Në fshatin Ratkoc të Rahovecit, mes zhurmës dhe vrullit të punës së përditshme në arë, gjetëm z. Bashkim Hotin duke vjelë speca me kujdes dhe përkushtim. Në syrin e tij shkëlqente pasioni për tokën dhe për atë që ajo jep, një dëshmi e gjallë e lidhjes së ngushtë që ka krijuar me natyrën dhe punën bujqësore.

    Z. Bashkim është pjesë e një familjeje të njohur në rajon, një familje që ka fituar respekt dhe admiracion për përkushtimin e saj të palodhur në bujqësi dhe mençurinë me të cilën e menaxhon çdo aspekt të kultivimit të tokës. Për ta, bujqësia nuk është vetëm një profesion, por një mënyrë jetese, një trashëgimi që transmetohet brez pas brezi, e cila i lidh me rrënjët dhe me natyrën e tokës së tyre.

    Për më shumë detaje, kliko kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mahmut Fetahu prej 31 vitesh mësimdhënës i përkushtuar, ka gjetur mënyrën ideale për të bashkuar dijen me dashurinë për tokën.

    Në vitet e fundit, ai ka shndërruar pasionin për bujqësinë dhe kultivimin e mjedrës në një histori suksesi, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna e ndershme sjellin fryte të bollshme.

    Kronikën e plotë mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Në fshatin Shipashnicë e Ulët të Kamenicës, Refik Dermaku, një bujk i urtë e punëtor, u rrit mes arave.

    Sot ai vazhdon traditën familjare duke kultivuar bostan, pjepër, pasul dhe tranguj.

    Ani pse ky vit sipas tij ka qenë më i vështirë, për shkak të kushteve pafavorshme atmosferike, pasioni për bujqësinë megjithatë e shtyn Refikun të mos dorëzohet dhe të kërkojë mënyra të reja për të ruajtur të korrat.

    Materialin e plot të përgatitur nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë.

  • “E Jona Tokë” nga kjo e shtunë në ATV

    “E Jona Tokë” nga kjo e shtunë në ATV

    Nga kjo e shtunë do të fillojë transmetimin emisioni më i ri në ATV “E Jona Tokë”, nga ora 18:10.

    Përmes këtij emisioni që prezantohet nga Jona Qyqalla, do të transmetohen materiale që në fokus kanë fushën e blegtorisë dhe bujqësisë, duke promovuar dhe ndihmuar prodhimet vendore.

    Në episodin e parë të këtij emisioni mund të ndiqni rrëfime interesante të shumë fermerëve të cilët me gjithë sfidat, punën dhe përkushtimin e tyre, sot po mbajnë gjallë tregun vendor.

    Ndryshe, të gjithë prodhuesit vendor pavarësisht se çka prodhojnë, mund të bëhen pjesë e emisionit më të ri “E Jona Tokë” duke kontaktuar në rrjetet tona sociale./atvlive.tv/

    Në kanalin zyrtar të ATV-së në Youtube është publikuar edhe promo e emisionit, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: