ATV

Tag: Driton Kuka

  • ​Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

    ​Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

    Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovar në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.

    Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndë4r të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që nuk kanë të bëjnë me sportin te qëndrojnë sa më larg këtyre ngjarjeve sportive, por që aty të ketë njerëz kompetent në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.

    Ai ka vlerësuar paraqitjen e boksieres Donjeta Sadiku e cila arriti deri në çerekfinale, por që mbeti pa medalje, raporton KosovaPress.

    Ai ka thënë se mbështetja nga MKRS-së dhe KOK-ut për sportet nuk po mungon, por rezultatet nuk po shihen.

    Ky është reagimi i plotë i Kukës në Facebook:

    Kosova si duket do mbes pa medalje.

    Komplimente boksieres Sadiku që pati prezantim dinjitoz dhe u afrua te medalja, tjerët ishin shumë larg medaljeve e në anën tjetër nga media të ndryshme e besa edhe institucione sportive u munduan disa rezultate të paraqiten si të mëdha e në anën tjetër ato janë pa vlerë e shumë larg medaljeve!

    Jepini fund lojës me fjalë kjo nuk na bën nder!

    Për sinqeritet Ministria edhe KOK materialisht po përkrahin më shumë se kurrë sportistët e trajnerët por rezultatet janë duke munguar.

    Gjithmonë atje në gara shihen persona që janë zyrtar por në fakt askush se kupton në çfarë roli janë dhe pse janë shkuar kur as sportet e tyre që u përkasin nuk janë pjesë e garave!

    Federata e KOK të kujdeset që të afroj profesionistë nga lëmia e sportit për ti avancuar rezultatet e jo njerëz që në sport janë aksidentalisht!

    Nuk po e zgjas ma shumë por të kuptohet drejt gjendja e sportit dhe si të ecet përpara, ktheni njerëz me vlera në institucione sportive!

    Në fund Kuka ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendit në finalen e Lojërave Evropiane 2019 në Minsk ku kishte mposhtur Rusen Kuzjutina

  • ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KosovaPress se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.

    “Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e mandej e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera. Së fundmi ne Botëror u radhit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka për KosovaPress.

  • ​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

    ​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

    Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

    Xhudistet kosovare që kanë garuar deri më tani nuk arritën që të siguronin medalje nga ky kampionat, por është futur në top-10-sën e më të mirëve me plotë pesë garues.

    Pas këtyre rezultateve, ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë ndër të tjera se xhudistët Distria Krasniqi iu mohua medalja.

    Ai është ndarë shumë i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë kampionat.

    Ky ëshrë reagimi i plotë i Kukës në “Facebook”

    Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë më parë! Plot 5 garues në top 10 më të mirët në Botëror! Distrias ju mohua medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024!

    Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë!

    Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7

    Laura sot na rriti apetitet!

    3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me sllovenen të cilën Laura e kishte mposht në garat e kaluara, kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pa veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një!

    Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe Pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiadës.

    Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha.

    Pasnesër garon Loriana Kuka kategoria 78 kg

    Pikët Olimpike :

    Distria 720 Pikë

    Nora 520 Pikë

    Laura 520 Pike

    Akili 320 Pikë

    Flaka 240 Pikë

    Drejt Olimpiadës 4-6 Norma Olimpike do arrijmë për Paris 2024