ATV

Tag: dogana

  • Dogana ndalon udhëtarin me mbi 10,000 euro të padeklaruara në Vermicë

    Dogana ndalon udhëtarin me mbi 10,000 euro të padeklaruara në Vermicë

    Në Pikën Kufitare Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara.
    Pas pyetjes së zakonshme nga zyrtarët doganorë, udhëtari kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim. Megjithatë, pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, u konstatua se ai posedonte mjete monetare që tejkalonin kufirin e lejuar prej 10,000 eurosh, pa bërë deklarimin paraprak.
    Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.
    Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë.
  • Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë

    Ndalohen pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë

    Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimet kufitare, zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.
    Pajisjet e ndaluara përfshijnë: laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.
    Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
    Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.
  • 92 produkte kozmetike të padeklaruara kapen në Aeroportin e Prishtinës

    92 produkte kozmetike të padeklaruara kapen në Aeroportin e Prishtinës

    Në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, njësitë doganore kanë ndaluar një udhëtar për kontroll rutinë dhe gjatë procesit të skanimit të bagazhit, është identifikuar sasi e konsiderueshme mallrash.

    Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike te padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse.

    Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.

    Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave, për të shmangur ndalime, konfiskime apo ndëshkime të mëtejshme, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm.