ATV

Tag: Dodë Gjergji

  • Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

    Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

    Është kremtuar në Prishtinë mesha solemne e ditës së festës së Shën Terezës, në të cilën u kujtuan veprat e humanistes shqiptare.

    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, dha mesazhe për paqe derisa përmendi kontributin e Nënë Terezës për të ndihmuar njerëzit e varfër.

    Ai e quajti atë “Nëna e botës”.

    “Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur deri sa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë atë gjë e ka bërë me përvujtërinë më të madhe të njeriut… Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm në shekullin XX, pse, sepse nuk pati frikë se do ta gjykonin të tjerët as se do të humbtë mbështetjen, se nuk do të merrte ndonjë ‘like’ siç e quajmë tani, ajo thjeshte vazhdojë t’i këndonte himnin e dashurisë me poemën e dashurisë që kishte mësuar nga libri i shenjtë. E gëzimin e zemrës së saj, lumturinë e gëzimit të vet e shprehte me këto fjalë të bukura lum ata që janë të varfër në shpirt, ose i dëshmonte ato fjalë të bukura nëse i jep një gotë ujë atyre, të vegjëlve me ke dhënë mua dhe ishte e bindur se çdo vepër e saj ishte për Krishtin, dhe çdo buzëqeshje e të varfërve është dhuratë për të” tha Dodë Gjergji.

    Po ashtu, Dodë Gjergji u shpreh se kërkesa e Nënës Terezës ishte lutja për njerëzit e varfër edhe kur ajo nuk është më.

    “Ajo kishte vetëm një kërkesë, ‘lutuni për fukaratë e mi, e le të lutemi ne bashkë me të për të gjithë të varfëritë e botës, për të gjithë njerëzit që kanë nevojë për një gotë ujë e nuk ka kush ju jep, që kanë nevojë për një copë bukë e nuk e gjejnë , që kanë nevojë për pak dashuri e nuk e kanë, që kanë nevojë për mua e unë i braktisë” shtoi Gjergji.

    5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës misioni i së cilës ishte jeta në shërbim të të tjerëve.

    Shtatë vjet më parë Papa Françesku vendosë të shenjtërojë murgeshën katolike me prejardhje shqiptare./kp

  • Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

    Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

    Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka deklaruar se të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha atyre që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim.

    “Andaj kjo natë ka kaq zjarrin që ngroh, kjo natë ka dritën që shkëlqen, kjo këngën, kjo natë ka Zotin e pranishëm në ne e bashkë me ne në Kishë. Andaj ju që pagëzoheni sane në këtë natë kaq të shenjët dhe në këtë moment kaq të bukur të fesë tonë mos harroni kurrë se kthimi juaj në fe të të parëve tuaj nuk është gabim, është zgjidhje e zgjuar dhe mundësi e madhe që ju ta njihni Krishtin i cili ju donë me gjithë zemër,…që do të dini ta duani Zotin i cili na mëson ta duam çdo krijesë. Zotin i cili na mëson të falim, të falim dhe të duam njëri tjetrin, të falim armikun, deri në atë më zemërftohtin që nuk dinë të kërkon falje.. ju që do të pagëzoheni sot do të iu mbuloj jeta e Krishtit, shpirti i juaj do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim sepse gëzimi dhe lumturia e juaj nuk është më e mbështetur në lakminë e botës, as në ambicjet për lakmi, as në iniciativat për pushtet“, tha ai.

    Ipeshkëvi Gjergji të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    “Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha ai.

    Mesha përfundojë me pagëzimin e disa personave.