ATV

Tag: Distria Krasniqi

  • Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi shkëlqeu të shtunën në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg.

    Në finalen e zhvilluar në arenën “Bercy”, ajo mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për vetëm 27 sekonda me një hedhje perfekte për Ippon.

    Ky sukses i jep Distrias pesë fitore nga po aq finale të këtij viti.

  • Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shpallen sportistët e vitit në Komunën e Pejës

    Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shpallen sportistët e vitit në Komunën e Pejës

    Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ceremoninë zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit 2023, në Komunën e Pejës.

    Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit të cilëve, ju uroj mirëseardhje në ngjarjen më kulminante sportive, ku do të prezantohen sukseset e shumta të sportistëve tanë.

    Sportisti më i mirë i vitit është zgjedhur xhudisti Akil Gjakova, ndërsa sportistja më e mirë Distria Krasniqi.

    Përveç tyre, u nderuan edhe sportistët në perspektiv, si dhe klubnet më të mira dhe u ndanë edhe çmime tjera.

    E derisa trajneri i vitit është shpallur Driton kuka, pasi që është trajneri më i suksesshëm shqiptar në botë. Me klubin e xhudos “Ippon” ka nxjerr kampion olimpik, kampionë botërorë e evropianë, medaliste të arta olimpike duke arritur në majat e suksesit botëror.

  • Federata Ndërkombëtare e Xhudos e rangon të parën në botë Distria Krasniqin

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos e rangon të parën në botë Distria Krasniqin

    Me të arritur suksesin në “Mastersin” në Budapest xhudoja kosovare ka prekur një nivel të ri, xhudistja Distria Krasniqi është ranguar si e para në botë, këtë më herët e kishte arritur vetëm Majlinda Kelmendi.

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka ranguar prej të gjitha kategorive Distria Krasniqin të parën.

    Xhudistja ka ndërruar kategori në vjeshtën e vitit 2021, ajo kishte fituar të artën olimpike në kategorinë 48 kilogramë me pas kaloi në kategorinë 52 kilogramë dhe tani është më e ranguara me 8,280 pikë si e para në botë.

  • ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KosovaPress se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.

    “Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e mandej e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera. Së fundmi ne Botëror u radhit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka për KosovaPress.

  • Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos, mposhtet nga Giuffrida

    Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos, mposhtet nga Giuffrida

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka mbetur pa medalje nga Kampionati Botëror i Xhudos, pasi u mposht në garën për medalje të bronztë nga garuesja italiane, Odette Giuffrida.

    Ëndrra për medalja të artë iu shua Krasniqit në gjysmëfinale kur u mposht nga 22-vjeçarja, Uta Abe, teksa as në luftën për të bronztën nuk arriti ta tregojë veten.

    Gara për medalje të bronztë ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme, ku u deshën më shumë se 12 minuta për të dalë fituesi, nëpërmjet Golden Score.

    Distria arriti një herë ta gjuante në tatami, me një lëvizje që fillimisht u konsiderua si Uchimata, por gjyqtari pas rishikimit vendosi vetëm për një shido për italianen.

    Pas 12 minutave përballje, një gabim i Krasniqit i kushtoi me pikë, pasi kundërshtarja e shfrytëzoi mirë dhe fitoi me rezultat të përgjithshëm 1:0.

    Kështu Distria mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit, teksa është gara e vetme e madhe në të cilën asnjëherë nuk ka triumfuar si e artë.

  • ​Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

    ​Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

    Distria Krasniq nuk ka arritur që të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të Xhudos.

    Ajo u mposht në gjysmëfinale në kategorinë 52 kilogramë nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, japonezja Uta Abe, përcjellë KosovaPress.

    Kjo është hera etretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

    Tani, xhdusitja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë.

  • Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Botërorit të xhudos

    Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Botërorit të xhudos

    Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

    Kampionia olimpike e ka kaluar edhe rrethin e tretë të kompeticionit që po mbahet në Doha të Katarit pasi e eliminoj prej aty belgen Amber Ryheul.

    Në çerekfinale, Krasniqi do të ketë punë me koreanen Seyun Jang”.

  • ​Distria Krasniqi kalon pengesën e parë

    ​Distria Krasniqi kalon pengesën e parë

    Distria Krasniqi ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e xhudos.

    Në rrethin e dytë të kategorisë deri 52 kg, Distria e eliminoi gjermanen Mascha Ballhaus.

    Ndaj saj realizoi hedhje të bukur në kohën shtesë.