Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, gjatë qëndrimit brenda, pati dhe ato momentet kur tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzave të saj.
Ajo ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, ku mes tjerash, tregoi edhe se si kishte reaguar ish-bashkëshorti i saj pasi kishte dalë nga ky reality show.
“Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, asnjë lloj gjëje dhe kjo tregon se kemi pasur një divorc shumë qytetar”, ka treguar Diola.
Madje, ajo ka thënë se i ka bërë reklamë pa lekë dhe se nuk ka asnjë arsye që t’i mbesë hatri se është përmendur brenda shtëpisë. /atvlive.tv
Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dostit, klikoni në linkun më poshtë:
Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, për të shpalosur shumëçka sa i përket eksperiencës së saj në këtë reality show.
Ajo në këtë emision sqaroi sërish një deklaratë të saj sa ishte brenda Big Brother se ishte e “dashuruar” në një 77-vjeçar.
Në një bisedë me Dean, ajo i kishte thënë asaj se kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
“Unë kam folur për një person që s’e kam takuar asnjëherë dhe është një person që ka qenë mentori i im. Ne kemi komunikuar vetëm online, ashtu siç kanë komunikuar siç e njohim është Bob Proctor, me të cilin ka komunikuar një botë e tërë. Ia dua trurin, se kur më thoshin vajzat si ka mundësi, unë iu thosha ‘o ia dua trurin’ Vërtetë është plan, por është kaq i zgjuar sa që ka lexuar kaq shumë. Kjo ishte e gjitha. Ishte një keq kuptim dhe më e bukura është se ai ishte 80 e ca vjeç, aty memoria e bën të veten dhe ia futa 77”, tregon Diola.
Në fakt Diola i referohej një dashurie platonike, pasi personi për të cilin ajo po fliste është Bob Proctor, mentor dhe autor librash, shumë i njohur në botë.
Bob Proctor
Ai është një folës motivues, autor dhe sipërmarrës kanadez i njohur për ekspertizën e tij në fushat e suksesit, krijimit të pasurisë dhe zhvillimit personal. Bob Proctor është më i njohur për shfaqjen e tij në filmin popullor të vetë-ndihmës “The Secret” dhe autor i disa librave duke përfshirë “You Were Born Rich” dhe “The ABCs of Success”. Proctor gjithashtu ka themeluar Institutin “Proctor Gallagher”, i cili ofron programe zhvillimi personal dhe shërbime këshilluese për individë dhe biznese në të gjithë botën. Mësimet e Proctor nënkuptojnë fuqinë e mendjes dhe rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të arritur sukses dhe pasuri në të gjitha fushat e jetës. /atvlive.tv
Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dosti, klikoni në linkun më poshtë: