ATV

Tag: Deklarimi i pasurisë

  • Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, të gjithë ata që nuk e kryejnë këtë obligim do të gjobiten

    Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, të gjithë ata që nuk e kryejnë këtë obligim do të gjobiten

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Obligimin vjetor për deklarim të pasurisë mund ta bëjnë vetëm edhe nesër.

    Zyrtarët publik patën kohë që nga 1 marsi ta bëjnë deklarimin e pasurisë afati për të cilën përfundon të dielën më 31 mars.

    Për 29 ditë nga 10 mijë zyrtarë publik, në bazë të dhënave nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mbi 6 mijë e 500 prej tyre e kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë, mbi 700 e kanë filluar plotësimin për këtë obligim, derisa mbi 700 të tjerë nuk kanë ndërmarr asnjë hap për deklarimi të pasurisë.

    Për të gjithë zyrtarët publik që nuk e bëjnë deklamimin e pasurisë më së largu për 15 ditë fillimisht ju shqiptohet një gjobë në vlerë 500 euro, e më pas ngritën edhe kallëzime penale, dënime ka edhe për ata që bëjnë deklamim të rrejshëm të pasurisë.

    Në vitin e kaluar nga 10 mijë zyrtarë vetëm 30 prej tyre nuk e patën deklaruan më kohë pasurinë.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në fund të procesit do të bëjë publike listën e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe dhuratat./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=A_3Mbd9KFvvYMfqQ

  • Edhe 8 ditë mbyllet afati për deklarim të pasurisë/ Nga 10 mijë zyrtarë, vetëm rreth 2 mijë e 500 e kanë kryer këtë obligim

    Edhe 8 ditë mbyllet afati për deklarim të pasurisë/ Nga 10 mijë zyrtarë, vetëm rreth 2 mijë e 500 e kanë kryer këtë obligim

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Vetëm edhe 8 ditë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për deklarimin e pasurisë. Për 23 ditë nga 10 mijë zyrtarë publik vetëm mbi 2 mijë e 500 prej tyre e kanë kryer këtë obligim.

    Sipas drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka shpresë që për këto pak ditë që kanë mbetur zyrtarët të përfundojnë këtë obligim.

    Këtë vit procedurat e deklarimit të pasurisë po konsiderohen më të lehta.

    Për ata që nuk e deklarojnë pasurinë fillimisht ju shqiptohet gjobë në vlerë prej 500 eurosh, por megjithatë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shpresojnë që zyrtarët publik të jenë të përgjegjshëm dhe deklarimin ta kryejnë më kohë.

    Vitin e kaluar vetëm 30 zyrtarë publik nuk e deklaruan pasurinë. Ndërkaq për herë të parë deklarimit të pasurisë ju nënshtruan edhe profesorë universitar e mjekët për të cilët afati përfundoi më 12 mars./atvlive.tv/