ATV

Tag: Daulina Osmani

  • ​Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

    ​Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

    Zëvendësminitrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 sporti ka marrë mbështetjen më të madhe sportive ndër vite.

    Sipas Osmanit, sporti u mbështet me mbi 25 milionë euro, 10 milionë prej të cilave ishin si mbështetja direkte nga ana e MKRS-së dhe 15 të tjera nga Ligji i Sponsorizimit.

    Këto shifra ajo i bëri të ditura në Tryezën e Sportit, e pesta e radhë e cila po organizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik tl Kosovës e cila ka për qëllim hartimi e infrastrukturës ligjore për hapat e mëtejshëm në zhvillimim e sportit, me theks të veçantë tek përgatitjet për Lojërat Meadhetare që zhvillohenë në Kosovë në vitin 2030.

    “Vitin 2023 e përmbyllëm e mbi 25 milionë euro mbështetje direkte për aktivitetet sportive në vend, 10 milionë mbështetje direkte nga Ministria e Sporti dhe 15 milionë të tjera nga Ligji i Sponzorizimit. Kjo është mbështetja më e madhe të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë vit po synojmë ta rrisim edhe më shumë”, tha Osmani.

    Ajo shtoi se MKRS ka nënshkruar memorandume bashkëpunim me të gjitha fedeatat dhe përmes tyre synohen edhe investime më të mëdha në infrastrukturën sportive.

    Në këtë tryezë do të diskutohet për Ligjin e ri të Sportit, Ligjin Antidoping si dhe ndikimin e reformës sportive në komunitetin sportiv.

  • Dhuna në hendboll dhe dyshimet për trukim në basketboll, Osmani: Rastet në prokurori

    Dhuna në hendboll dhe dyshimet për trukim në basketboll, Osmani: Rastet në prokurori

    Në fundjavën e kaluar sporti kosovar u trondit nga dy zhvillime negative. Një përleshje fizike në ndeshjen e hendbollit ndërmjet Trepçës dhe Vushtrrisë ku pati të lënduar si dhe dyshimet e ngritura nga Sigal Prishtina për trukim të rezultatit të përballjes së tyre me Trepçën duke përfshirë gjyqtarët grekë që ishin caktuar për ta ndarë drejtësinë, ngjallën reagime të shumta nga të gjithë akterët e përfshirë.

    Për zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, këto ishin dy zhvillime mjaftë shqetësuese. Ajo thotë për KosovaPress se në sportin kosovar nuk ka vend për ngjarje të tilla, derisa konfirmon se këto dy raste tashmë janë duke u hetuar nga prokuroria.

    “Të dy rastet janë dorëzuar në prokurori duke marr për bazë se rregullorja e re e funksionimit të këtij këshilli jep të drejtën edhe të procedimit të rasteve në prokurori dhe uroj që sa më shpejtë të zbardhen dhe ata të cilët janë të përfshirë në këto raste, të identifikohen dhe të dënohen ashtu siç e meritojnë”, tha Osmani.

    Kosova ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për aplikim për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030. Organizimi i një ngjarje të tillë, sipas Osmanit, do të shënonte një moment historik për Kosovën. Për këto lojëra, Osmani thotë se Kosova ka aplikuar me një koncept të veçantë.

    Investimet në stadiume e palestra sportive Osmani thotë se do të jenë më se të nevojshme në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë e gatshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

    “Kosova ka nevojë shumë të thellë për investime në infrastrukturën fizike marr për bazë që është këto palestra sportive të cilat ende sot po i shfrytëzojmë për realizim të aktivitetit sportiv janë ndërtuar pikërisht në vitet ’79-ta me qëllim të organizimit të një eventi ndërkombëtar, aso kohe që ishte Kampionati Botëror për vajza, për të rinj në hendboll dhe ne sot ende e shfrytëzojmë atë infrastrukturë”, tha Osmani.

    Duke folur për projektin “Kosova, shtet i xhudos”, Osmani tha se zbatimi i tij në teren është në rrugën e duhur. Ajo thotë se ky sport ka filluar të prezantohet nëpër të gjitha shkollat publike në Kosovë.

    Ajo bëri të ditur gjithashtu se Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet, por pritet të ndërtohet edhe një qendër tjetër ku kampionët e botës në xhudo mund të vijnë dhe të zhvillojnë kampe stërvitore në Pejë.

    Javë më parë, në pjesën veriore të Kosovës, Policia e Kosovës ndaloi zhvillimin e disa garave në futboll që ishin në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe Osmani konfirmon për KosovaPress se ka pasur tentativa për krijimin e një lige të re, jashtë FFK-së, por se kjo është një betejë që po luftohet së bashku me policinë dhe se do të kërkohet edhe intervenimi i UEFA-s dhe FIFA-s.

    “Kjo lloj beteje, konsiderojmë që mënyra e duhur, ajo e rregullta dhe më e mira e mundshme është që të kalojë përmes organeve ndërkombëtare, ku edhe Kosova është anëtare me të drejta të plota”, deklaroi Osmani. /kp

  • ​Osmani për licencimin e FFK-s: Po shqyrtohet dosja e re e klubeve, s’do të ketë asnjë lëshim

    ​Osmani për licencimin e FFK-s: Po shqyrtohet dosja e re e klubeve, s’do të ketë asnjë lëshim

    Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka bërë të ditur se procesi i licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është afër përfundimit, por se kjo do të varet nga ajo nëse dokumentacioni i ri i sjellë në këtë ministri nga ana e klubeve të futbollit është në rregull.

    Për KosovaPress, Osmani ka thënë se dosja e re me dokumente të klubeve tashmë është duke u shqyrtuar nga Komision për Licencim dhe nëse ato plotësojnë kushtet e kërkuara sipas udhëzimit administrativ, atëherë FFK do të licencohet menjëherë.

    “Përkundër federatave të tjera, nuk është vetëm futbolli ajo e cila po sfidohet me këtë proces. Të gjitha ato që janë licencuar kanë hasur në vështirësi të mbledhjes së dokumentacionit që kërkohet sipas udhëzimit administrativ, mirëpo Federata e Futbollit tashmë siç edhe është bërë publike, është në prag të përfundimit të të gjitha. Federata i ka plotësuar të gjitha kriteret në një formë apo tjetër, mirëpo janë klubet ato që tani nëse nuk gaboj të enjten që ishte dita e fundit e punës në institucionet publike kanë sjellë dosjen e re me të gjitha komentet të cilat i kanë pranuar nga Komisioni për Licencim dhe komisioni gjatë kësaj jave do ta trajtojë. Urojmë që dokumentet të jenë të kompletuara dhe të mos ketë nevojë për kthim prapa përsëri”, ka thënë Osmani

    Në lidhje me këtë çështje, në fillim të javës së kaluar në Kosovë ishte për vizitë një delegacion nga UEFA dhe FIFA. Osmani bënë të ditur se ata u njoftuan me të gjitha detajet e licencimit të FFK-s dhe se ata i kanë dhënë mbështetje të fuqishme këtij procesi.

    “Ishte takimi me përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s ku në detaje janë për procesin e licencimi dhe kjo vizitë e tyre nuk ishte vetëm për licencimin mirë ishte edhe në rastin e aktual në të cilin ka kaluar Federata e Futbollit…Është qartësuar në detaje komplet koncepti, qëllimi si dhe procesi i licencimit dhe ky proces padyshim se ka gjetur mbështetje edhe nga ana e tyre konsideruar se është në përputhje me standardet ndërkombëtare e sidomos ato evropiane për qeverisjen e sportit dhe funksionimin e një sistemi me integritet të sportit brenda një shteti”, shtoi ajo

    Për shkak të mos licencimit të Federatës së Futbollit, klubet janë ankuar se po humbin miliona euro nga pamundësia për ta shfrytëzuar Ligjin e Sponsorizimit, por Osmani ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lëshim në këtë proces për klubet. Sipas saj, nëse këto klube kanë fituar miliona euro nga ky ligj, atëherë ato duhet të jenë në gjendje t’i përgatisin dokumentet që kërkohen për licencim.

    “Në këtë proces nuk ka lëshime, nuk ka kompromise, janë ato dokumente të cilat të gjitha klubet duhet t’i mbledhin. Ligjet në Kosovë e përcaktojnë që sponsorizimi, e drejta e përfitimi nga sponsorizimi i ka edhe ai proces disa kritere e disa standarde që duhet plotësuar dhe njëra ndër to është licenca në kuadër të ministrisë së sportit…një çështje që ngritet është që klubet të cilat pikërisht kanë përfituar me miliona nga Ligji i Sponsorizimit konsideroj që duhet t’i kenë kapacitetet për të bërë mbledhjen e këtyre dhjetë dokumenteve të cilat parashihen në kuadër të udhëzimit administrativ”, theksoi Osmani

    Së fundi, kryetari i FFK-së Agim Ademi është liruar nga arresti shtëpiak, por Osmani thotë se nuk është takuar e as nuk ka pasur ndonjë kontakt me të rreth zhvillimeve të fundit. Sipas saj, kryetari nuk duhet të merret me procesin e licencimit pasi është proces teknik.

    “Po besoj që me procesin e licencimit më së paku duhet të merrej presidenti i një federate aq të madhe sa futbolli duke marr parasysh se është proces shumë teknik e administrativ që do të duhej t’i bënin zyrtarë në pozita më të ulëta ose administrata e federatës së bashku me administratën e futbollit, por uroj shumë që nëse ajo ka qenë një arsye e vonesës së licencimit të federatës ta ndihmojë komunitetin që të licencohen sa më shpejtë…Jo,jo“, tha në fund Osmani.

    Procesin e licencimit deri me tani Osmani bëri të ditur se e kanë kaluar 24 federata, derisa bëri thirrje qe edhe federatat tjera ta plotësojnë sa më shpejtë dokumentacionin e kërkuar për të marr licencën nga ana e Ministrisë së Sportit.