ATV

Tag: Dafina Zeqiri

  • Nga motori te Ferrari, Dafina Zeqiri ka vite që zbulon dhuratat luksoze që ajo bën

    Nga motori te Ferrari, Dafina Zeqiri ka vite që zbulon dhuratat luksoze që ajo bën

    Dafina Zeqiri u komentua shumë pasi bëri një dhuratë të veçantë për të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji. Këngëtarja e bëri publike këtë dhuratë luksoze përmes rrjeteve sociale, ku ka zbuluar se i ka blerë një Ferrari.

    Për dhurata luksoze, Dafina ka treguar prej vitesh se është e gatshme t’i realizojë pa problem.

    Në të kaluarën, Dafina i kishte bërë dhurata luksoze ish-të dashurit të saj, DJ Geek. Në një rast, ajo i kishte blerë një motor dhe një skuter elektrik, ndërsa një tjetër dhuratë e veçantë ishte një zinxhir goxha i vlefshëm.

    Përndryshe mes shumë komenteve pozitive për Ferrarin, një komentues kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot”.

    Nuk kaloi edhe shumë, Dafina publikoi komentin dhe identitetin e këtij personi, duke shkruajtur: A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.

    Përndryshe Dafina Zeqiri vitin e kaluar ka bërë vetes një dhuratë duke blerë dy makina super luksoze të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”./NO FILT

  • “Ka shumë femra që duan të duken si Dafina, me i bo buzët, mollëzat sikur ajo”, flet estetistja kosovare

    “Ka shumë femra që duan të duken si Dafina, me i bo buzët, mollëzat sikur ajo”, flet estetistja kosovare

    Linda Berisha është tashmë e njohur për punën e saj të pashembullt në estetikë.

    Ajo jo rastësisht është në këtë profesion. Linda ka ndjekur trajnime të shumta nga të cilat është rritur profesionalisht, derisa ajo tregoi se megjithëse që ka studiuar mjekësinë, rruga ndryshoi nga gjinekologjia në estetikë.

    “Fillimisht me estetikë kam filluar të merrem prej vitit të 6-tw sa kam qenë studente e mjekësisë. Në fakultet të mjekësisë kam pasur synim që të specializimin e gjinekologjisë por që vetëm me një trajnim që e kam mbajt i cili ka qenë dy ditor, që në fillim e kam kryer vetëm prej kuriozitet mirëpo pas trajnim fillova me hulumtua më shumë dhe me mësua më shumë duke ndjekur edhe trajnime të tjera nëpër botë”, tha ajo.

    Linda shpjegon se mënyrat e punës janë të veçanta e shpesh herë edhe kërkesat. Ajo përmendi se shumë femra dëshirojnë të bëjnë ndërhyrje, duke synuar që të duken sikur disa nga femrat e estradës kosovare./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: